“Shëro trupin dhe shpirtin, por iu ndihmo dhe të dobëtëve dhe të varfërve” – ky është misioni i mjekut, sipas doktorit Hristo Aleksiev. Prej 37 vjetëve kirurgu jeton dhe punon në Gjermani. Krahas me punën e vet, ai i është përkushtuar dhe kauzave të bamirësisë, mes të cilave është dhe kjo të ndihmojë shtëpitë e strehimit të atit Ivan në Novi han dhe në fshatin Jakimovo. Miqësia midis tyre është nga dhjetëvjeçari i afërt, kurse takimin e tyre të parë, Aleksievi nuk do ta harroi asnjëherë. Gruaja e tij shpëton pas një katastrofe të rëndë. Kjo e detyron të rimendoj çdo gjë, të cilën e ka arritur deri në këtë moment dhe të fillojë të dhurojë dhe t’u ndihmojë njerëzve në nevojë. Një ditë kupton nga vëllai i tij për atin Ivan nga Novi han dhe për misionin e tij t’u ndihmojë njerëzve. Veprimtaria e tij dhe përpjekjet të cilat i bën ati i bëjnë një përshtypje shumë të madhe dhe ai niset për në Bullgari, që të mund të takohet personalisht me të.
Aktualisht dr. Aleksiev drejton një qendër mjekësore private në qytetin Hamburg, por vite të gjata ka punuar në spitale të ndryshme katolike dhe evangjelisti në Gjermani. Prandaj zgjedhja të ndihmojë atin Ivan nuk është e rastit, me qenë se misioni social i kishave të krishtere është diçka krejtësisht normale për të. Doktori vendos, se mund të ndihmojë për ndërtimin e një qendre mjekësore në një nga shtëpitë e strehimit të atit Ivan në Novi han, ose në fshatin e Montanës – Jakimovo. Ideja nuk realizohet në Novi han, sepse gjatë vitit 2011 u vendos se, një pjesë nga godinat aty, të cilat janë pronë e atit Ivan, janë të paligjshme dhe duhet të rrëzohen. Pas kësaj, vendimi për këtë qe anuluar, por mundësia që njerëzit pa strehë të mbeten jashtë, e detyron atin të kërkojë një zgjidhje të qëndrueshme të këtij problemi. Kjo e shpie në fshatin Jakimovo, ku blen 35 shtëpi, në të cilat mund të strehojë nevojtarët. Kështu për projektin e doktorit Aleksiev ndriçon një shpresë e re. Ja se cila është dëshira e tij:
“Qëllimi i tij do të jetë që aty të mund të mjekohen dhe njerëz pa një sigurim mjekësor. Nga vizitat e mia aty, kuptova, se ky është një problem jo i vogël për regjionin. Fitova përshtypjen se dhe për këta njerëz ka nevojë të ofrohet një ndihmë mjekësore. Nga njëra anë, do të përdorim të ardhurat nga pacientët, të cilët kanë sigurime shëndetësore (të gjithë sëmundjet shërimi i të cilëve merret përsipër nga Arka Shëndetësore), nga ana tjetër – do të përdorim ndihma, por dhe do të krijojmë një bazë materiale, e cila në vend të mund të përdoret sipas nevojave dhe të ketë shpenzime minimale të radhës.”
Por si do të realizohet kjo në praktikë?
“Planifikojmë ta realizojmë projektin në tri faza. Fillimisht – të krijojmë një ambulancë me katër kabinete. Njëri të jetë për një mjek të përgjithshëm praktikues, një kabinet gjinekologjie, kabinet për sëmundje të syve dhe një kabinet për dentist. Kolegët të cilët do të jenë mjekë të përgjithshëm praktikues, do të kujdesen për menaxhimin e klinikës, për kontaktin me specialistët. Ata do të vijnë mbi bazën e një honorari nga qytetet Lom ose Montana. Do të merremi vesh me ta për pagimin, që të mund t’i motivojë të mund të angazhohen, përveç idesë t’i përkushtohen kauzës, e cila po kështu do të ekzistojë. Etapën e parë shpresojmë ta realizojmë deri në vjeshtën e këtij viti. Në etapën e dytë, do të donim të krijojmë një klinikë ditore me një sallë operacioni, pavijon për sterilizim dhe përgatitjen e instrumenteve kirurgjike, si dhe shtretër për një qëndrim të shkurtër deri më 3 ditë. Në këtë etapë do të donim të sigurojmë dhe ofrimin e një aparature me rëntgen për një diagnozë në vend. Qëllimi i këtij dikasteri do të jetë që aty të mund të zhvillohen operacione të planifikuara. Një ndihmë urgjente nuk mund të realizojmë në këtë etapë.”
Historia e atit Ivan ka arritur deri tek shumë njerëz në Gjermani, në sajë të bamirësisë dhe të fushatave bamirëse, të cilat doktori Aleksiev i organizon. Fakti se ati, nuk i ndan nevojtarët për nga feja, etnosi ose arsimi dhe që të gjithë jetojnë bashkërisht, u bën një përshtypje të madhe gjermanëve, sepse për ta solidariteti dhe synimi të krijosh diçka vet, që është e pavarur nga shteti, janë dy gjëra shumë të rëndësishme, për të cilat ia vlen të luftosh.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Fotografi: arkiv personal
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..