Para 10 vitesh kur sportistja e gjimnastikës ritmike Sillvija Taseva shkoi të kalojë pushimet në Nju Jork, nuk mendonte, se do të ndodhë ashtu që një ditë të ndjekë ëndrrën amerikane. Mirëpo, ajo u tërhoq pas kësaj mënyre të përshpejtuar të jetesës, sepse ajo deshi jo vetëm të zbulojë sekretet e saj, por edhe të përjetojë.
Për shkak të trajnimeve të rënda si sportiste e gjimnastikës ritmike me trajnere Neshka Robeva, ajo nuk deshi që të merret më me këtë sport. Prapëseprapë, fati me lojën e tij prapë e ktheu te vitet e trajnimeve të gjata, por kësaj here në rolin e trajneres. Kështu ajo qëndronte para sfidës të ndryshojë mënyrën e trajnimeve të lodhshme. Dalë ngadalë ajo fitoi respektin e sportisteve të gjimnastikës ritmike me maksimën “Atë që jepni, po këtë e merrni”.
Pasi arriti të përgatitë jo vetëm një vajzë në nivelin më të lartë të gjimnastikës ritmike dhe të rritë cilësinë e ekipit kombëtar të Puerto Rikos, Sillvija Taseva jeton me ëndrrën e realizuar. Për këtë ajo tregon:
“Gjatë verës së vitit 2016 më në fund arrita të hap një klub të vet të gjimnastikës ritmike në Nju Jork. Fillova me disa fëmijë, ndërsa tani shkollën e frekuentojnë më se 40. Jam e lumtur, sepse në ekip tashmë ka edhe disa vajza bullgare. Gjatë këtyre 12 viteve të punës sime si trajnere, gjithnjë kam ëndërruar që të trajnoj edhe vasha bullgare. Në këtë mënyrë jo vetëm që përhap shkollën bullgare të gjimnastikës ritmike përtej Oqeanit, por e prezantoi para bullgareve të reja. Ata fëmijë mezi do të kthehen në Bullgari, por mendoj se kontribuoj që ato të mos harrojnë prejardhjen. Bëj provë që t’u mësoj gjëra, të cilët vet unë i kam mësuar.”
Përveçse është sportiste me suksese – pesë herë kampione republikane, mbajtëse e medaljes së artë nga kampionati botëror i klubeve, mbajtëse e medaljes së bronztë të kampionatit evropian, Silvija Taseva është një vajzë plotë joshje dhe ka disa çmime nga konkurse për bukuri. Në një konkurs të tillë e zbuloi producenti i Javës së Modës së Lartë në Nju Jork Andre Akino. Ai e ftoi që ajo të realizojë një shou të vet të gjimnastikës ritmike në forumet e tij. Kështu u bë bullgarja e vetme me një pjesëmarrje të tillë në këtë forum. Krahas kësaj si trajnere pati fatin dhe u takua me një nga yjet e muzikës amerikane. Për këtë Silvija Taseva rrëfen:
“Gjithçka filloi me regjistrimin e Llolla Llurdesit – e bija e Madonnës, në shkollën time. Ditët e para edhe nuk ishim të sigurt, se kjo në të vërtetë ishte ajo. Mirëpo, në një nga spektaklet në të cilët ishin të ftuar edhe prindërit, erdhi edhe Madonna. Atëherë u njoh me të. Nga tregimet e së bijës Lola e kisha të qartë, se ajo është një nënë e cila kërkonte nga e bija të jetë e disiplinuar dhe të respektojë të tjerët.”
Aktualisht Silvija Taseva e ndjen veten mirë në Amerikë dhe nuk e ka të qartë, a do të kthehet në Bullgari. Është e bindur, se jeta në Nju Jork e ndryshoi shumë:
“Që kur jam këtu, u bë më e hapur drejt botës. Nuk i vë vetes kufi dhe nuk i mbyll sytë para kësaj që nuk më pëlqen. Bëj atë, të cilën e di dhe dëshiroj. Përveç kësaj e ndjej veten më e lirë dhe jo aq e mbyllur në botën time.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: roguerhythmics.com
Në qytetin sllovak Šamorin, Petër Micin fitoi medaljen e argjendtë në 200 metra stil i lirë në Kampionatin Evropian të Notit për meshkuj dhe femra nën 23 vjeç. Bullgari përfundoi me rezultat 1:46.48 minuta, duke përmirësuar me 2 të qindtat arritjen..
Ballçik po pret regatën ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race nga kalendari i European Match Race Tour (EMRT), raportoi BTA. Gara midis valëve të Detit të Zi do të mbahet nga 26 deri më 29 qershor. Do të garojnë ekipe nga Bullgaria, Polonia,..
Vendi ynë triumfoi në renditjen e medaljeve në Kampionatin Botëror të Gjimnastikës Ritmike për të reja, që u zhvillua në Sofje. Ekipi Kombëtar i Bullgarisë fitoi gjithsej gjashtë medalje – katër të arta dhe dy të bronzta. Gjimnastet tona u shpallën..
Denica Manollova mori vlerësim të merituar për performancën e saj të fortë në Kampionatin Evropian të Basketbollit për Femra të moshës nën 20 vjeç,..
Volejbollistet e ekipit kombëtar bullgar për vajza nën 21 vjeç luajtën ndeshjen e tyre më të mirë në Kupën e Botës në Surabaja (Indonezi). Vajzat..