Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ivan Stratiev: “Kur je në Paris nuk ka kuptim të pikturosh atë, të cilën e di”

БНР Новини
6
“Një ditë me shi në Paris”

Nën titullin “Nga Parisi në Paris” në Sofje u hap ekspozita e piktorit të njohur Ivan Stratiev. Ajo është fryt i qëndrimit të tij në këtë qytet ku në vazhdim të dy muajve punonte në atelietë e Lidhjes së Piktorëve Bullgarë në Cite Internationale des Arts. Titulli i ekspozitës është origjinal, sepse ajo u rregullua në Galerinë e kryeqytetit “Paris”. Për Radio Bullgarinë piktori Ivan Stratiev tregoi:

“Autoportret galiç”Çdo qëndrim në një qytet si Parisi, sidomos për piktor të tillë siç jam unë, të pasionuar, ndikon pozitivisht. Vet ambienti i qytetit, me muzetë e shumta, me ekspozitat, që ndërrohen vazhdimisht, sjell përjetime të pabesueshme dhe emocione të paharrueshme për shumë njerëz, doemos edhe për çdo piktor. Mundësia për të kaluar një kohë më të gjatë aty ishte një privilegji të madhe. Për më tepër se disponova një atelie në bregun e lumit Sena, nja 10 minuta larg katedrales Notre-Dame de Paris (“Hyjlindësja e Parisit”). Dhe sfida më e madhe është, se njeriu hem dëshiron të frekuentojë muzetë dhe galeritë dhe të hyjë në jetën kulturore, hem dëshiron të pikturojë. Dhe kështu duhet të ndajë kohën midis këtyre gjërave të preferuara dhe të dashura. Për mua me më shumë vështirësi ishte se si të gërshetojë ato gjëra.

Duke zhytur në atmosferën e Parisit, Ivan Stratievi punonte në Cite Internationale des Arts bashkë me piktorë, muzikantë, shkrimtarë nga mbarë bota...

Një nga traditat është, që në këtë vend të organizohen Ditë të Dyerve të Hapur. Në ato atelie pothuajse secili shpall veprimtarinë në një nga ditët ose më saktë në një nga mbrëmjet, që organizohen aty. Secili mund të frekuentojë atelietë e krijuesve të tjerë dhe të ftojë në atelienë e vet. Një akt i tillë kthehet në një ekspozitë të vogël. Edhe unë organizova një atelie të dyerve të hapur, gjë që më dha mundësi për kontakte interesante, për përjetime të paharrueshme. Kisha emocione, të cilët në ndonjë vend tjetër, mezi do të përjetova.

“Portreti i një antikuari në Paris”Si e cakton stilin e vet të pikturimit Ivan Stratievi:

Pikturoj në disa stile, nuk vizatoj në ndonjë stil konkret. Megjithëqë mund të thuhet se kam disa tablo realiste, surrealiste dhe metafizike. Mirëpo, kur njeriu ndodhet në Paris, informacioni është aq shumë, se sipas meje nuk është e domosdoshme, edhe është pa kuptim, që piktori të ndjekë stilin e vet, të vazhdojë të bëjë atë të cilën e di. Në këtë ekspozitë i dha vetës lirinë të krijoj tablo më eksperimentale në stile të ndryshme. Kështu që mund të shihen vepra të pikturuara nga natyra, vepra impresioniste, duke përfshirë edhe disa aluzione surrealiste. Sigurisht nuk u krijuan të gjitha veprat e paraqitura në këtë ekspozitë vetëm në Paris, por shumicën e krijova aty.

Përsa i përket emrit të ekspozitës, ajo nuk është e para e një piktori bullgar, i cili të kishte prezantuar veprat në Galerinë “Paris” pasi ishte punuar në kryeqytetin francez. Para vitesh Valentin Topallov pati shansit të punonte në atelietë e Parisit dhe rregulloi ekspozitë po aty.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi nga ekspozita: Veneta Pavllova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD