Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpallen Fituesit e Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”

Milena Selimi fitoi çmimin për përkthimin më të mirë

Foto: Facebook/ Milena Selimi

Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i çmimeve, tashmë me pesë vite traditë, vlerëson veprat më të spikatura të letërsisë shqipe në një hapësirë mbarëkombëtare. Juria, e përbërë nga poeti Rudolf Marku, pedagogia Erenestina Gjergji dhe gazetari Bajram Kosumi, vlerësoi dhe përzgjodhi me kujdes fituesit e merituar.

Çmimi në kategorinë e prozës iu dha Ermal Hasimjes për romanin “E shkuar e pakryer”, çmimi i poezisë i takoi Lulzim Tafës për vëllimin “Ekspozitë me ëndrra”, ndërsa çmimi për përkthimin më të mirë për vitin 2024-2025 iu dha Milena Selimit, për romanin “Kohëstrehim” të shkrimtarit bullgar Georgi Gospodinov (botuar nga Toena). Ky është çmimi i dytë kombëtar për veprën dhe përkthyesen.
Në sallën plot me të rinj që ruajnë zërin e Gjergj Fishtës dhe trashëgiminë e vargjeve të tij të mrekullueshme, Milena mbajti një fjalë duke theksuar rëndësinë e këtij çmimi për rrugëtimin e saj të gjatë 20-vjeçar dhe duke përmendur lidhjet ndërkulturore që letërsia mund të krijojnë: 

“Jo rastësisht dy autorët janë takuar sot, meqë nuk kanë asnjë shans të takohen në jetën fizike, sepse Gjergj Fishta është kronist i shpirtit shqiptar. Georgi Gospodinov gjithashtu është një Gjergj tjetër, kronist i shpirtit bullgar. Kështu që më duket një përkim i rastësishëm, por që është shumë i bukur, që këta dy autorë takohen sot nëpërmjet fjalës dhe gjuhës”.

Selimi nuk harroi të falenderojë dhe prindërit e saj: 

“Faleminderit babait tim, Skënder Selimi, që mësoi Gjergj Fishtën dhe unë frymova me Lahutën e Malcis. Do të doja ta falenderoja edhe mentoren time, nënën time, Janka Selimi, një bullgare e cila ka dhënë kontribut për gjuhën shqipe dhe bullgare. Unë jam një njeri me dy kultura: marr gjuhën e mëmëdheut që është gjuha bullgare dhe pasuroj gjuhën shqipe, që është gjuha e atdheut tim”. 

Fjalimin e saj emocionues Milena e përfundoi duke cituar disa fjalë të Georgi Gospodinov i cili thotë “Чудото на езика” – pra mrekullia e gjuhës: “Sot jemi këtu, të gjithë bashkë, vetëm nga mrekullia e gjuhës”. – përmbylli ajo.

Lexoni më tepër: 

Foto: Facebook/ Milena Selimi, Facebook/ Liridon Mulaj


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev fitoi çmimin për filmin më të mirë në një festival në Pekin

Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..

botuar më 25-11-25 2.21.MD

Filmi “Made in EU” fiton edhe një çmim tjetër evropian

Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..

botuar më 25-11-24 11.23.PD

Bullgaria shënon Ditën e Leximit

Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..

botuar më 25-11-21 5.25.PD