Vëllezërit Aleksandër dhe Konstantin Vlladigerovi prezantojnë në Bullgari muzikën e albumit të tyre më të ri “The Rag Waltz Time”. Koncerti i parë ishte në qytetin Stara Zagora në sallën e Bibliotekës Regjionale “Zaharij Knjazheski”. Pas kësaj vazhdojnë koncerte në qytetet Shumen dhe Pllovdiv. Më 23 prill të dy vëllezërit do të prezantojnë albumin në Sofje. Shumicën e pjesëve në album e krijoi Konstantini. Incizimet u bën në Sofje dhe në Vjenë, ku të dy binjakët jetojnë që prej dekadash.
Do të kujtojmë, se trumbetari Aleksandër dhe pianisti Konstantin janë nip të kompozitorit të madh bullgar Panço Vlladigerov dhe birë të dirigjentit, kompozitor dhe pianist Aleksandër Vlladigerov.
“Kemi fatin t’i gëzohemi dashurisë së familjes – rrëfen Aleksnadër Vlladigerovi. – Ata formuan botëkuptimin tonë nëpërmjet muzikës. Kjo në të vërtetë është një dhuratë Hyjnor dhe prej tyre. Gjyshi ynë gjithnjë lidhte mjetet shprehëse evropianoperëndimore me ritmet dhe meloditë bullgare. Kemi ide të incizojmë aranzhime tona të pjesëve të tij, të cilat kanë një karakter të xhazit. Në albumin e tanishëm përfshimë Vallen e tij Hyjnore, kompozuar në vitin 1932, kur gjyshi Panço Vlladigerov u kthye në Bullgaria nga Gjermania, ku mësonte dhe punonte. Krahas kësaj incizuam dhe një valle tipike bullgare – rëçenica, të kompozuar prej tij. Kësaj here në trio me motrën tonë Ekaterina. Ky është një projekt tjetër. Repertori i kësaj trioje mund të titullohet “Vlladigerovi i panjohur”, sepse ekzekutojmë vepra, të cilat Panço Vlladigerov, gjyshi, kompozoi kryesisht për Doutsches Theater në Berlin, si muzikë teatrore për shfaqjet e Maks Rajnhartit. Kështu fillojmë. Mezi tani do të shikojmë çfarë do të bëjmë. Është çështja e kohës dhe e frymëzimit. Krijimtaria e gjyshit Panço Vlladigerov është një burim i madh i ideve dhe i muzikës. Aranzhimi, të cilin e bëmë të Valles Hyjnore mban titullin Grande Dance En Rond. Shpresojmë që dëgjuesit do të pëlqejnë këtë ide.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Kompozitori, dirigjenti dhe folkloristi i shquar Filip Kutev krijon një sintezë emblematike midis muzikës popullore bullgare dhe asaj klasike. Fillimi është vënë në vitin 1951, kur është themeluar Ansambli Shtetëror për këngë dhe valle popullore (sot..
Mungesa e kuadrove – një nga problemet kryesore në tregun e punës në Bullgari – del në pah në mënyrë tepër të qartë nëse hedhim një sy mbi përbërjen e orkestrave simfonike në kryeqytet dhe në provincë. Rreth 50 me 50 është raporti midis bullgarëve dhe të..
I themeluar në vitin 1995 nga Rozi Karasllavova, gjatë tri dekadave të fundit, Grupi Vokal "Bon-Bon" krijoi një emër si një shkollë profesionale për këngëtarë të vegjël (dhe tashmë edhe më të rritur), duke ofruar një repertor të gjerë me një tingull..