Në botën e sotme dinamike ne kërkojmë forma të reja të komunikimit me publikun, pasurojmë idetë tona, gjejmë rrugë interesante për unitet me artet e tjera – tregon violonçelistja e re Gabriela Kallojanova. Ajo është pjesë nga Ansambli i dhomës “Silueta”, i përbërë prej muzikantëve të rinj, ish studentë nga klasa e muzikës së dhomës të profesorit Vencesllav Nikollov. “Kontraste” është projekti debutues i ansamblit, i prezantuar gjatë vitit 2014, me përkrahjen e fondit Kombëtar “Kulturë” pranë Ministrisë së kulturës. Përpara kësaj – gjatë vitit 2012 dhe 2013, instrumentistët e rinj janë bursistë në Akademinë ndërkombëtare verore Vjenë-Pragë-Budapest (ISA), ku punojnë nën drejtimin e pedagogëve të shquar. Gjatë vitit 2013 fitojnë dhe dekoratën e posaçme të ISA-së.
“Fituam bursën eAkademisë ndërkombëtare verore në Austri dhe duhej të zgjidhnim emër, kjo qe një kërkesë – tregon Gabriela. – Kështu u ndalëm mbi “Silueta” – në bazë të emërtimit të një krijimi të profesorit Vasill Kazanxhiev. Përpara kësaj, akoma si studentë, vumë themelet e ansamblit. Tanimë pesë vjet realizojmë bashkërisht projekte të ndryshme. Cikli prej tir koncerteve, të cilat i prezantojmë, i menduam bashkërisht me ekipin e “Siti Mark Art Centër”. I pari qe një projekt i përbashkët – “Silueta” dhe profesori Nikollov. Bashkë zgjodhëm krijime të dashura për publikun, të cilat zakonisht interpretohen disa herë pas duartrokitjeve. Kështu dhe e titulluam programin – “Pas duartrokitjeve”. Përpara nesh qëndron koncerti i dytë – “Nga Amedeusi – personalisht", për të cilin do të na tregojë violinistja jonë Kalina Miteva. Le të them dhe emrat e dy kolegëve të tjerë nga “Siluetat” – Lilija Zhekova – piano dhe Kristian Kallojanov – klarinetë.
Grupi instrumental i “Siluetave” është i pazakonshëm dhe kjo e kufizon repertorin tonë. Kristian është njeriu i cili bën adaptime për ansamblin. Gjatë muajit maj është koncerti i tretë nga vargu, në të cilin mësuesi tonë profesori Nikollov do të ekzekutojë pjesë nga suitat Solo nga Johan Sebastian Bah për violonçel. Vetë publiku do të ketë mundësi “Të porosisë” paraprakisht ose në vend se cilët pjesë do që të dëgjojë. Profesori Nikollov ka bërë koncerte të tilla në Itali, ku ka pasur dhe një interes të madh.”
Për koncertin “Nga Amadeusi-personalisht” i cili do të jetë më 22 prill, tregon Kalina Miteva:
“E zgjodhëm titullin “Nga Amadeusi – personalisht” me qenë se mundoheshim të tregojmë personalitetin e Mocartit. Që të gjithë e njohin muzikën e këtij gjeniu. Por pamjet e ndërtuara në përfytyrimet tona jo gjithmonë janë të vërteta, kurse në letrat e tij përmbahet e vërteta për të, sipas nesh. Kemi zgjedhur letra të tij, të cilat ai i ka shkruar deri tek babai i tij, deri tek motra dhe bashkëshortja e tij gjatë viteve të ndryshme. Ato pasqyrojnë etapat e ndryshme nga jeta e tij. Publiku do të mund të dëgjojë humorin e tij – jo vetëm në muzikë, por dhe në talljet e tij në letrat drejtuar motrës dhe babait. Letrat i lexon Petromill Denov, një aktor shumë i talentuar, i cili punon në teatrin e kukullave, dhe studion për regjisorë. Ne do të interpretojmë dy kuartete për piano dhe tri “Noktjurno” – këto janë pjesë, këngë të aranzhuar për ansambël. Nga ana jonë qe një vendim i guximshëm të përfshijmë në repertorin tonë kuartete për piano, me qenë se në përbërjen klasike ka violë, kurse tek ne klarinetë. Idenë për këto krijime na e dha Hato Bearle – violinist në “Allban Berg kuartet”: Mendoj se formohet një gjë shumë e bukur. Do të doja të lexojë dhe një pjesë nga letra e Mocartit: “Më i lumtur jam atëherë kur kompozoj, ky është gëzimi im i vetëm dhe pasioni im. Nuk mund të shkruaj një poemë, nuk jam poet, që të disponoj me frazat e mia në mënyrë kaq artistike, që të mund të transmetojnë sa hije, kaq dhe dritë. Nuk jam piktor, ashtu siç nuk mundem të shprehem përmes gjesteve dhe pantomimës, nuk jam valltar. Por, mund ta shpreh veten në sajë të tingujve, unë jam muzikant.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Dy interpretues nga gjenerata të ndryshme bashkohen në një duet të papritur - Orlin Goranov i jep dorën këngëtares së re Paola në këngën e tyre të..