Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thesare të moçme prezantohen në bashkëpunim evropian

БНР Новини

Në Institutin Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje mund të shihen dy ekspozita të reja. Njëra prezanton thesarin e njohur të artë nga Nadsentmikllosh, i cili përbën pjesë e koleksionit të Muzeut të Historisë së Artit në Vjenë. Tjetra titullohet “Bullgaria pagane. Pushtet dhe shoqëri”. Do të rikujtojmë, se në kryeqytetin austriak gjatë marsit u hap një ekspozitë bullgare “Floriri i parë. Ada Tepe – miniera më e lashtë për nxjerrjen e floririt në Evropë”, e cila do të vazhdojë deri më 25 qershor. Ky shkëmbim është fryt i një kontrate trevjeçarë arritur midis Institutit Kombëtar Arkeologjik me muze pranë Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Institutit të Arkeologjisë Evropiane dhe Orientale pranë Akademisë Austriake të Shkencave.

СнимкаDëshiroj të theksoj, se punojmë në një partneritet të shkëlqyeshëm me kolegët tanë austriakë – thekson docenti Ljudmill Vagalinski, drejtor i Institutit Arkeologjik Bullgar. – Ata bënë një gjest bujar ndaj muzeut tonë, duke ranë dakord të na japin thesarin nga Nadsentmikllosh. Ai është emblematik për Mesjetën e Hershme. Dhe jo për shkak se është njeri prej thesareve më të mëdha të florinjta nga kjo epokë, por për arsye se fsheh në vet veten shumë informacion për këtë periudhë. Po flasim për shekujt VII, VIII, dhe IX. Ndër të tjerët ky thesar nuk është i prezantuar në tërësinë e tij deri tashti jashtë Vjenës dhe Budapestit, pra jashtë ish Perandorisë së Habsburgut.

Sipas docentit Vagalinski ka teza të ndryshme cilat prej kulturave mund të lidhen me këtë thesar – bullgare, avare, ose të tjerë. Me rëndësi është, se ai jep bazë të kthehemi te Mesjeta e Hershme, në të cilën fshihen rrënjët e shtetit bullgarë. Dhe nuk është e rastit, se ekspozita e dytë titullohet “Bullgaria pagane. Pushtet dhe shoqëri”.

СнимкаJa se si kuratorja e palës bullgare doktoresha Galina Grozdanova prezanton thesarin e artë nga Nadsentimikllosh dhe katalogun e tij:

Ky është thesari më i madh nga Mesjeta e Hershme me 23 enë gjithsejtë dhe me një peshë të floririt përafërsisht 10 kilogram. Është unike si për nga përbërja, ashtu edhe për nga forma e enëve. Ato janë të punuara me një teknikë jashtëzakonisht të ndërlikuar dhe precize, me kompozime interesante në të cilat ka figura njerëzore, subjekte mitologjike dhe kafshë fantastike. 15 prej enëve kanë mbishkrime dhe shenje. Disa prej tyre nuk janë të lexuara fund e krye edhe më sot. Mirëpo, pse ky thesar prezantohet pikërisht këtu? Kjo për arsye, se ai ka popullaritet edhe në Bullgari, sepse një sërë shkencëtarësh bullgarë merreshin me këtë çështje. Ky është një koleksion, i njohur më se 200 vitesh, për të cilën ka më se 100 botime në letërsinë shkencore dhe në të të gjerë.

СнимкаCilat janë zbulimet më të reja për thesarin? E reja është, se në katalog ka anotacione me detaje, në të cilat paraqiten studimet e fundit të enëve të famshme prej floriri.

Më shumë hollësi sjell kuratori i palës austriake doktor Georg Pllatner:

Nga pikëpamja e sotme supozohet, se bëhet fjalë për tre grupe enësh, të cilat ishin të punuara në një periudhë që zgjatej një shekull, shekulli i gjysmë. Figurat mbi enët në të vërtetë janë të pazakontë dhe prezantojnë momente të ndryshme të epokës antike. Ka elemente me aluzione për kulturën sasanide, për atë antike greke, për të romake. Doemos del pyetja cilët ishin ata njerëz, të cilët kishin qasje me ato motive dhe figura.

Do të shtojmë se mbi enët e florinjta ka edhe simbole të krishtere si kryqe për shembull. Si dhe mbishkrime në gjuhën greke dhe në një gjuhë tjetër i cili akoma nuk është i zbuluar, thekson zoti Pllatner.

СнимкаEkspozita “Bullgaria pagane. Pushtet dhe shoqëri” tregon për kohën, kur gërmohej ky thesar, sepse ai grumbullohej në vazhdim të 100 viteve dhe prezantonte strukturën sociale të shoqërive të Mesjetës së Hershme, thekson Galina Grozdanova. Në atë kohë dy ishin fuqitë kryesore të mëdha të Danubit të Poshtëm dhe të Mesëm – Bullgaria dhe Haganati i Avarëve. Duke prezantuar artefakte nga kjo kohë, organizatorët studiojnë shoqërinë bullgare të asaj epoke, krahasojnë kulturën e popullit dhe aristokracisë bullgare.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Pavllova, BGNES dhe BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Falsifikimi i vlerave historike dhe kulturore "ndot" shkencën

A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..

botuar më 24-10-19 9.10.PD

Në Odesos, u zbulua një statujë e ruajtur plotësisht nga shekulli II - III

Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..

botuar më 24-10-15 6.52.MD

Një lagje e tërë e shekujve XIII-XIV e ngjashme me qytetin Hobbit u zbulua nga arkeologët në Perperikon

Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..

botuar më 24-10-08 6.24.MD