Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditë të dizajnit dhe të modës në Universitetin e Ri Bullgar

БНР Новини
Foto: Universiteti i Ri Bullgar

Me një paletë të pasur veprimtarish e priti muajin maj Universiteti i Ri Bullgar. Dhe më saktë me Ditë të Dizajnit Artistik dhe të Modës. Ideja e projektit është që studentët të prezantojnë veprat e tyre. Brenda këtyre ditëve organizohen parade të modës dhe instalime, ekspozita, diskutime, seminare. Këtë e njoftojnë organizatorët e aktiviteteve dhe shpjegojnë:

Gjithçka filloi si një veprimtari tepër e thjeshtë, me shfaqje të vogla aty këtu në Sofje – tregon profesori Boris Serginov nga Departamenti “Dizajn” i Universitetit të Ri Bullgar. – Mirëpo, ngadalë ideja u zmadhua dhe vendosëm të shfrytëzojmë përvojën evropiane si Dizajn Uik ose Feshën Uik. Ambicia është që iniciativa të bëhet ndërkombëtare, gjë që nuk është një problem.” Ndër të tjerët parashikohet pjesëmarrja e bullgareve Vesella Stanoeva nga Akademia e Dizajnit në Ajnhoven dhe dizajneres Kina Bogdanova, e cila punon në Ravena. Detyra është se si të krijohet alfabeti bullgar me teknikën e mozaikut nga Ravena ose të punohet me dorë prej letre.

Përveç shfaqjeve me vete, parashikohet edhe një festival artistik në plazhin Korall të bregdetit bullgar.

Rajoni Korall, është një zonë e kërcënuar nga ndërtimi i tepërt – thekson profesori Serginov. – Në praktikë, dëshirojmë që në kuadrin e festivalit të organizojmë një ekspozitë në vet plazh. E bëjmë këtë me qëllimin të tregojmë bukurinë e rajonit dhe se kjo zonë nuk duhet të asgjësohet. Vitin e tretë me radhë organizojmë një veprimtari të tillë dhe arrijmë të prishim oreksin e të lakmuarve të ndërtojnë. E bëjmë këtë bashkë me Shoqatën “Të mbrojmë Korallin”, e cila ka një rol më të madh se sa ne. Ne jemi një pjesë e vogël prej fushatave të kësaj shoqate me ekspozitat që rregullojmë në plazh, të cilat pas kësaj transferojmë në Sofje. Kështu shprehim qëndrimin tonë jo vetëm ndaj ekologjisë, por edhe një pozitë sociale, domethënë bëhet fjalë për një dizajn me përgjegjësi sociale, i cili nuk shërben vetëm për zbukurim, por përbën një lloj “arme”.

Inxhinieria Tatjana Georgieva është ndër pedagogët shumëvjeçar të Universitetit të Ri Bullgar. Herën e dytë me radhë ajo menaxhon Ditët e Modës, gjë për të cilën sjell më shumë hollësi:

Nga viti i kaluar përpiqemi që në kuadrin e një muaji të organizojmë të gjitha aktivitetet e studentëve të Programit Baçelor “Moda”. Kemi edhe dy programe Master “Moda dhe strategji biznes” dhe “Stajling”. Çdo vit në kuadrin e programit organizojmë klasa të mjeshtërve të modës me dizajnerë të ndryshëm. Sivjet gjatë prillit kishim një klasë të tillë. Studentët punuan me këmbëngulje dhe më në fund prezantuan një koleksion të tërësishëm. Klasa e mjeshtërve ishte nën udhëheqjen e dizajneres së njohur të re bullgare Evgenija Popova. Përveç se emri i saj është i njohur në Bullgari, ajo shes veprat e veta në shumë vende të botës.

Punimet e studentëve do të prezantohen në Paris, gjë që është me rëndësi për dizajnerët e ardhshëm të modës. Ndër të tjerët më 3 maj në hapësirën Vogue Vision Academy u hapën Ditët e Majit me një koleksion të studentëve të programeve baçelor dhe master.

Dhe një shikim tjetër te dizajni artistik me ndihmën e Nikollaj Tabakovit:

Që prej 7-8 vitesh vet unë punoj llamba. Përpiqem të krijoj dhe të afirmoj një markë të vet. Mendoj, se deri tashti arrita të imponoj shenjen dalluese “Llambat e Nikollaj Tabakovit”. Në Bullgari tashmë dallohen. Kërkova edhe në internet dhe zbulova se llamba të tilla nuk punohen asgjëkund. E kam të qartë, se si arrita te ideja të punoj llamba, si arrita sukses në Bullgari dhe në botë. Çdo vit rregulloj ekspozita dhe marr pjesë në uokrshop kudo në Evropë. Dëshiroj t’u tregoj studentëve për rrugën time, për vështirësitë përmes të cilave kalova. Do të bëj këtë me qëllimin e vetëm që t’u frymëzoj.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një valë kulturore franceze po përfshin Sofjen në javët e ardhshme

Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti  është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..

botuar më 24-10-16 7.20.PD

Tregu si fenomen kulturor në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen

Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..

botuar më 24-10-09 7.35.PD

Takim në Ambasadën e Shqipërisë me studentët e Universitetit të Sofjes

Ditën e premte në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Sofje u zhvillua një takim i ngrohtë dhe i përzemërt mes Ambasadores Znj. Inid Milo me studentët dhe profesorët e Gjuhës shqipe në Departamentin e Ballkanistikës të Universitetit të Sofjes “Shën..

botuar më 24-10-06 12.05.MD