Hipnotizohemi përpara bukurisë së tyre të papërsëritshme , por nuk mendojmë mbi ato duar të padukshme , të cilat kanë rikthyer shkëlqimin e tyre fillestar. Dhe mes dritave artificiale harrojmë se pavdekshmëria është e paracaktuar vetëm për kohën , kurse njerëzit-të ruajnë për përjetësinë më të vlefshmen, të krijuar prej atyre vet.
20 piktura të pa treguara deri tani të piktorëve të mëdhenj bullgar do të ikin nga podrumet e muzeut Etnografik në qytetin Plovdiv, që të marrin rrugën drejt ateliesë restauruese. Por, nëse do ti shikojmë më në fund në sallën e ekspozimit, do të varet nga ne të gjithë. Në vend që të mbetemi njerëz të cilët vërejnë në mënyrë pasive, fondacioni “Artet e hapura” ka menduar një mënyrë origjinale të marrim pjesë në nxjerrjen nga harresa të këtyre krijimeve. Me ndihmën e fushatës së parë të ngjashme dhuruese tek ne “Të kthejmë pikturat në muze”, ajo na fton të mbledhim shumën minimale prej 3800 leva për rivendosjen e pikturave.
„Sivjet ka shkak që ti kushtojmë vëmendje muzeut Etnografik, sepse ai feston një jubile të trefishtë – 100 vjet nga krijimi i vet, 80 vjet nga vdekja e themeluesit të vet Stojo Shishkov dhe 170 vjet nga ndërtimi i shtëpisë të Kujumxhiogllu në qytetin e Vjetër” – sqaron kuratori Vlladija Mihajllova. „Zakonisht publiku e lidh muzeun me sallat e tij të hapura, me ekspozitat, por kur ai mbyll dyert e vet , vjen puna e padukshme e përditshme në atelienë restauruese. Sepse koleksionet e mëdha duhet të mirëmbahen , kurse për këtë janë të nevojshme mjete të përhershme dhe shpesh institucionet kulturore ndahen midis dëshirës të ruajnë jetën e vet të brendshme dhe dukshmërinë në hapësirën publike. Në rastin me fushatën dhuruese-ajo ka për qëllim jo thjesht të hapë dyer dhe të thotë shikoni se çfarë rastis aty, por dhe u jep shans njerëzve të jenë të përfshirë në veprimtarinë e brendshme të muzeut dhe përmes dhurimit të mund të arsyetojnë se çfarë është për ta rëndësia e kësaj trashëgimie kulturore.”
Pikturat të cilat do të restaurohen me ndihmën e dhurimeve janë të piktorëve Enço Pironkov, Anastas Stajkov , Darena Gjeorgjieva, Petko Vlladov, Ellza Goeva dhe Koljo Vitkovski. Pikturat pasqyrojnë jetën , ditët e përditshme dhe festimet në kulturën bullgare të shekullit të 20-muzika, tregu dhe panairet, mbledhja e trëndafilave, korrja, prerja e barit, punimi i bakrit, punimi i samarëve.
„Pjesa më e madhe e pikturave tregojnë momente të ndryshme nga ditët e përditshme e të zakonshme” – shton Vlladaja Mihajllova. „Dhe kjo është jashtëzakonisht interesante më në veçanti në Plovdiv – një qytet i përmbushur me histori dhe kujtesë, të mund të shikojmë një mënyrë të ngjashme tradicionale jetese dhe sesa ka ndryshuar ajo në ditët tona.”
Fushata e dhurimit do të vazhdojë deri më 5 shtator, kurse pikturat e restauruara do të tregohen në muzeun Etnografik më datë 15 gjatë të njëjtin muaj. Ekspozita do të jetë një nga ngjarjet speciale të festivalit “Natë/Plovdiv” i cili do të zhvillohet në mesin e muajit shtator për herë të 13 të radhës.
„Në ditën e parë të festivalit kryesisht do të jenë të pranishme muzetë dhe galeritë, do të ketë dhe atelie të hapura – për shembull të piktorit Atanas Hranov, si dhe ekspozita të studentëve në qytetin e Vjetër” – tregon për programin Vlladaja Mihajllova. „Në ditën tjetër fondacioni “Arte të hapura” do të shënojë jubileun e vet të 10 me pjesëmarrjen e artistëve nga Amerika, Franca, Spanja, Finlanda, Bullgaria, mes të cilëve dallohen artisti i njohur spanjoll Isak Kordall dhe studioja finlandeze prej arkitekteve, të cilët studiojnë hapësirat utopike. Spektatorët do të mund të përfshihen dhe në shëtitjet virtuale nëpër qytet me ndihmën e autorit francez Adelin Shfajcer. Me ndihmën e VR syzeve/ syze për një realitet virtual/ ata do të shikojnë nga telefonat e veta mobile botën në mënyrë të ndryshme, të kryesuar prej një regjisori. Në program janë përfshirë dhe leksione-profesori Vlladimir Gradev do të flasë në katedralen Katolike për artin e shenjtë, koleksionet e Vatikanit dhe lidhjen e tyre me kohën e sotme. Prisni dhe shumë befasia të tjera në të hapur, me qenë se një nga aksentët gjatë këtij viti do të jenë pikërisht hapësirat publike të qytetit.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..