Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Të kthejmë pikturat në muze“ përmes dhurimeve

БНР Новини
Foto: night.bg

Hipnotizohemi përpara bukurisë së tyre të papërsëritshme , por nuk mendojmë mbi ato duar të padukshme , të cilat kanë rikthyer shkëlqimin e tyre fillestar. Dhe mes dritave artificiale harrojmë se pavdekshmëria është e paracaktuar vetëm për kohën , kurse njerëzit-të ruajnë për përjetësinë më të vlefshmen, të krijuar prej atyre vet.

20 piktura të pa treguara deri tani të piktorëve të mëdhenj bullgar do të ikin nga podrumet e muzeut Etnografik në qytetin Plovdiv, që të marrin rrugën drejt ateliesë restauruese. Por, nëse do ti shikojmë më në fund  në sallën e ekspozimit, do të varet nga ne të gjithë. Në vend që të mbetemi njerëz të cilët vërejnë në mënyrë pasive, fondacioni “Artet e hapura” ka menduar një mënyrë origjinale të marrim pjesë në nxjerrjen nga harresa të këtyre krijimeve. Me ndihmën e fushatës së parë të ngjashme dhuruese tek ne “Të kthejmë pikturat në muze”, ajo na fton të mbledhim shumën minimale prej 3800 leva për rivendosjen e pikturave.

СнимкаSivjet ka shkak që ti kushtojmë vëmendje muzeut Etnografik, sepse ai feston një jubile të trefishtë – 100 vjet nga krijimi i vet, 80 vjet nga vdekja e themeluesit të vet Stojo Shishkov dhe 170 vjet nga ndërtimi i shtëpisë të Kujumxhiogllu në qytetin e Vjetër” – sqaron kuratori Vlladija Mihajllova. „Zakonisht publiku e lidh muzeun me sallat e tij të hapura, me ekspozitat, por kur ai mbyll dyert e vet , vjen puna e padukshme e përditshme në atelienë restauruese. Sepse koleksionet e mëdha duhet të mirëmbahen , kurse për këtë janë të nevojshme mjete të përhershme dhe shpesh institucionet kulturore ndahen midis dëshirës të ruajnë jetën e vet të brendshme dhe dukshmërinë në hapësirën publike. Në rastin me fushatën dhuruese-ajo ka për qëllim jo thjesht të hapë dyer dhe të thotë shikoni se çfarë rastis aty, por dhe u jep shans njerëzve të jenë të përfshirë në veprimtarinë e brendshme të muzeut dhe përmes dhurimit të mund të arsyetojnë se çfarë është për ta rëndësia e kësaj trashëgimie kulturore.

Pikturat të cilat do të restaurohen me ndihmën e dhurimeve janë të piktorëve Enço Pironkov, Anastas Stajkov , Darena Gjeorgjieva, Petko Vlladov, Ellza Goeva dhe Koljo Vitkovski. Pikturat pasqyrojnë jetën , ditët e përditshme dhe festimet në kulturën bullgare të shekullit të 20-muzika, tregu dhe panairet, mbledhja e trëndafilave, korrja, prerja e barit, punimi i bakrit, punimi i samarëve.

Pjesa më e madhe e pikturave tregojnë momente të ndryshme nga ditët e përditshme e të zakonshme” – shton Vlladaja Mihajllova. „Dhe kjo është jashtëzakonisht interesante më në veçanti në Plovdiv – një qytet i përmbushur me histori dhe kujtesë, të mund të shikojmë një mënyrë të ngjashme tradicionale jetese  dhe sesa ka ndryshuar ajo në ditët tona.

Fushata e dhurimit do të vazhdojë deri më 5 shtator, kurse pikturat e restauruara do të tregohen në muzeun Etnografik më datë 15 gjatë të njëjtin muaj. Ekspozita do të jetë një nga ngjarjet speciale të festivalit “Natë/Plovdiv” i cili do të zhvillohet në mesin e muajit shtator për herë të 13 të radhës.

Në ditën e parë të festivalit kryesisht do të jenë të pranishme muzetë dhe galeritë, do të ketë dhe atelie të hapura – për shembull të piktorit Atanas Hranov, si dhe ekspozita të studentëve në qytetin e Vjetër” – tregon për programin Vlladaja Mihajllova. „Në ditën tjetër fondacioni “Arte të hapura” do të shënojë jubileun e vet të 10 me pjesëmarrjen e artistëve nga Amerika, Franca, Spanja, Finlanda, Bullgaria, mes të cilëve dallohen artisti i njohur spanjoll Isak Kordall dhe studioja finlandeze prej arkitekteve, të cilët studiojnë hapësirat utopike. Spektatorët do të mund të përfshihen dhe në shëtitjet virtuale nëpër qytet me ndihmën e autorit francez Adelin Shfajcer. Me ndihmën e VR syzeve/ syze për një realitet virtual/ ata do të shikojnë nga telefonat e veta mobile botën në mënyrë të ndryshme, të kryesuar prej një regjisori. Në program janë përfshirë dhe leksione-profesori Vlladimir Gradev do të flasë në katedralen Katolike për artin e shenjtë, koleksionet e Vatikanit dhe lidhjen e tyre me kohën e sotme. Prisni dhe shumë befasia të tjera në të hapur, me qenë se një nga aksentët gjatë këtij viti do të jenë pikërisht hapësirat publike të qytetit.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radosllava Nedjallkova me çmimin e madh Bullgarja e Vitit - Shën Zllata Mëglenska për vitin 2023

Radosllava Nedjalkova nga "Nashenci": Ansamblet folklorike janë zemrat e komuniteteve bullgare në mbarë botën

“Njeriu e kupton se çfarë është atdheu kur e humb atë. Nëse je në shtëpi, ndez radion, dëgjon muzikën popullore, flet bullgarisht, shkon në teatër edhe atje flitet bullgarisht. Vetëm kur humbet gjithë këtë mund tia kuptosh mungesën” – thotë Radosllava..

botuar më 24-10-23 7.35.PD

Bullgaria dhe Kosova do të bashkëpunojnë në kinematografi

Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..

botuar më 24-10-22 9.21.PD

Ekspozita “Artizanët e Sofjes” zbulon vende të papara në kryeqytet

Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...

botuar më 24-10-21 9.25.PD