Sekretari i përgjithshëm i Konfederatës Evropiane të Organizatave Profesionale Luka Vizentini mbërriti për një vizitë te ne. Qëllimi i vizitës ishte shqyrtimi i temave sociale gjatë kryesisë bullgare të Këshillit të BE-së gjatë vitit 2018, si dhe i pozitës së vendit tonë sa i përket miratimit të Shtyllës Sociale Evropiane, e cila do të prezantohet gjatë muajit nëntor në Göteborg.
Në bisedimet në Sofje me Kryeministrin Bojko Borisov dhe me ministrat e kabinetit u shqyrtuan barazimi i pagave mes Evropës Lindore dhe asaj Perëndimore, direktiva për punonjësit e dërguar me shërbim, një çështje që u shtrua nga Presidenti francez Manjuel Makron gjatë vizitës së tij në Bullgari, si dhe përkrahja bullgare për aleancë globale për afrimin e pagave të punës në kategoritë e veçanta të punës në BE.
Një vëmendje e posaçme iu kushtua Shtyllës Sociale Evropiane, e cila do të përfshijë të gjitha masat në Evropë, të lidhura me punën dhe mbrojtjen sociale.
Ja se çfarë tjetër tha Sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës Evropiane të Organizatave Profesionale Luka Vizentini për takimet e zhvilluara:
“Ishte një vizitë shumë e dobishme. Diskutonin tema me rëndësi mbarevropiane, si dhe të tilla të lidhura me situatën në Bullgari, para se gjithash probleme të lidhura me pagimin. Shqyrtuam gjithashtu përpunimin e direktivës për punonjësit e dërguar me shërbim. Kryeministri bullgar propozoi që të krijohet një direktivë e veçantë, e cila t’i prekë vetëm shoferët e kamionëve. Tema kryesore mbi të cilën e përqendruam vëmendjen tonë, ishte domosdoshmëria për një pagim të rregullt për punonjësit në një pozitë, gjë që është në thelbin e direktivës së propozuar. Ka gatishmëri që të arrihet deri në marrëveshje sa i përket Shtyllës Sociale Evropiane deri në fund të vitit, gjë që do të jetë me rëndësi të madhe gjatë kryesisë bullgare vitin tjetër. Nga pikëpamja e Sindikatave Evropiane nuk mund të ketë një dallim kaq të madh mes pagave në vendet e Evropës Perëndimore dhe asaj Lindore, kurse Bullgaria është një prej vendeve me paga më të ulëta minimale dhe mesatare. Sa i përket afrimit të pagimit, një prej qëllimeve është që të ndërtohet Bashkim i Nivelit Evropian mes qeverive të vendeve nga Evropa Lindore dhe Evropa Perëndimore, ku të bëjnë pjesë edhe sindikatë, edhe punëdhënës, që të mund të arrihet afrim real i pagimit për një punë të veçantë. Në këtë proces duhet të përfshihen edhe kompanitë multikombëtare. Kështu do të ushtrohet presion i konsiderueshëm jo vetëm mbi punëdhënësit, por edhe mbi kompanitë multikombëtare, që të arrihet rritje e pagave mesatare dhe e atyre minimale të vendit. Akoma një iniciativë e rëndësishme është organizimi i një konference kushtuar këtyre çështjeve dhe tashmë morëm ripohim nga ana e Kryeministrit Borisov se kjo mund të ndodhë gjatë kryesisë bullgare. Kemi ripohim për pjesëmarrje nga disa vende si Hungaria, Çekia dhe Sllovakia, por edhe nga disa shtete perëndimore, ndër të cilat janë Franca, Gjermania, Austria, Zvicra, Holanda. Ky do të jetë një takim me rëndësi shumë të madhe për mbrojtjen e të drejtave të punonjësve në Evropë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - “Horizont” disponin projekt-marrëveshjen për bashkëpunim 10-vjeçar në fushën e sigurisë mes Bullgarisë dhe Ukrainës...
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e..