Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Në Turqi janë kthyer 900 xhihadistë islamikë

Foto: thesoufancenter.org

Gazeta “Xhumhuriet” njoftoi se rreth 900 janë qytetarët turk, të cilët janë bashkuar ndaj terroristëve nga Shteti Islamik dhe janë kthyer pa ndonjë pasojë në atdhe. Sipas një raporti të Soufan Center në Shtetet e Bashkuara, Turqia zë vendin e 7 në klasifikimin e 33 shteteve, të cilat janë bashkuar ndaj luftëtarëve xhihadist. Më tepër janë luftëtarët nga Rusia, Arabia Saudite, Jordania dhe Tunizia. Ndërkohë agjencia e Anadollit transmetojë se vetëm gjatë ditës së shtunë në Ankara kanë qenë arrestuar 49 të huaj për dyshim për pjesëmarrje  në Shtet Islamik. Të njëjtën ditë në Stamboll trupat për siguri kanë arrestuar 4 ekstremistë nga grupazhi, të cilët kanë pasur ndërmend të kryejnë një sulm kundër qendrës tregtare në lagjen Bajrampasha.


Athina: Debatet rreth emrit të Maqedonisë janë vetëm një nga problemet me Shkupin

Foto: BGNES

Ministri i Jashtëm grek Nikos Koxias deklaroi, se debati midis Athinës dhe Shkupit për emrin e Maqedonisë është vetëm një nga çështjet e hapura midis të dyja vendeve, të cilët po e vonojnë integrimin euroatlantik të Maqedonisë. Përveç problemit me emrin, tani diplomacia greke ka pretendime ndaj Maqedonisë rreth akoma 4 çështjeve të hapura, një nga të cilat është ajo për emërtimet tregtare. Koxias shpreson që problemi me emrin të zgjidhet gjatë 6 muajve të parë të vitit 2018.


Raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoni ripohoi suksesin e socialdemokratëve

Foto: BGNES

Bashkimi drejtues Socialdemokrat në Maqedoni ripohoi suksesin e vet zgjedhor dhe gjatë ciklit të dytë të zgjedhjeve lokale, të zhvilluar gjatë kësaj të diele në 35 bashki, duke fituar më tepër vota në 17 prej tyre. Bashkimi Demokratik për Integrim fitoi në 6 , Aleanca Shqiptare në 3 , kurse VMRO-DPMNE vetëm në 2 bashki. Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski deklaroi se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve dhe kërkoi “kthimin e demokracisë dhe të dinjitetit në vend” përmes zgjedhjeve parlamentare përpara afatit.


NATO-ja paralajmëroi se ushtria në Kosovë është e pamundur pa ndryshimin e Kushtetutës

Foto: BGNES

Zëvendës-sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rouz Gotemiler i paralajmëroi autoritetet në Prishtinë se Kosova nuk mund të krijojë forca të armatosura personale pa pasur ndryshim në Kushtetutë. Ndryshimet në Kushtetutën e Kosovës mund të bëhen vetëm me 2/3 prej shumicës në Parlament, kurse tani për tani udhëheqja e tanishme nuk disponon një shumicë të tillë. Autoritetet nuk kanë përkrahje dhe nga përfaqësuesit e bashkësisë serbe në Kosovë.


Opozita shqiptare premton prova të reja për lidhjet kriminale të qeverisë

Foto: BGNES

Kryetari i partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha shpalli se gjatë këtyre ditëve do të publikojë dëshmi të reja  se, disa anëtarë të qeverisë së tanishme të Edi Ramës marrin pjesë në grupe kriminale, njoftoi sat info-ja maqedonase. Gjatë javës së kaluar ish-Kryeministri shqiptar dhe President i vendit Sali Berisha po kështu e akuzoi qeverinë, se e kontrollon në mënyrë të drejtpërdrejtë kontrabandën me narkotikë në Shqipëri. Përpara disa ditëve Parlamenti shqiptar mori imunitetin e ish-Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, i dyshuar, se është i përzier në një kanal për trafik narkotikësh.

Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD

Antarktida është motori i ndryshimeve klimatike

Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..

botuar më 24-11-07 7.30.PD