Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lojërat kompjuterike i bëjnë fëmijët kërkues të lumturisë në jetë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Lojërat kompjuterike që prej kohe nuk janë vetëm mjetë për argëtim. Për njeriun, i cili është i pasionuar pas kulturës së lojërave, ato janë një rruzull të tërë, i cili zmadhohet dhe depërton në të gjitha sferat e botës së sotme. Thelbi i lojërave kompjuterike dhe kthimi i tyre në një disiplinë e vërtetë sportive janë të njohura për Martin Kadinovin. Vite me radhë ai ndjek ëndrrën e vet fëmijërore, përderisa lojërat u kthyen në një realizim të suksesshëm profesional. Ai është menaxher rajonal për Evropën Juglindore në kompaninë më të madhe, e cila organizon gara në nivel botëror në sportet elektronike. Megjithëqë është vetëm 35 vjeçar ai di gjithçka për lojërat dhe industrinë e lojërave kompjuterike. Martin Kadinovi beson në të ardhmen e mirë të softuerit argëtues, sepse në sferën e lojërave depërtojnë dhe zhvillohen më shpejtë zbulimet më të fundit teknologjike. Sipas tij lojërat janë një lloji të ri media, e cila në mënyrë interaktive i jep informacion lojtarit. Kjo është një mënyrë atraktive, që njeriu të mësojë dhe të zbulojë botën nëpërmjet lojërave. Vet ai është i bindur, se lojërat ndihmojnë dhe provokojnë kureshtjet e natyrshme te të rinjtë.

Që nga fëmijëria u pasionua pas lojërave video dhe te unë lindi dëshira që edhe në të ardhmen të merrem me këtë – rrëfen Martin Kadinovi. – Atë, të cilën dëshiroj të theksoj është se kur njeriu luan, shqisat e tij hapen dhe ai është i përqendruar në këtë që bën. Këtë e shikoj edhe te biri im 11 vjeçar. Mirëpo, për fat të keq, kjo nuk shihet nga të moshuarit. Njeriu duhet të ndjekë interesat e veta, kështu që të zhvillohet në atë drejtim, në të cilin e ndjen veten më mirë. Para të gjithë atyre që merren me arsimimin e fëmijëve qëndron sfida të gjejnë mënyrën se si të përqendrojnë vëmendjen e tyre për një kohë më të gjatë. Në shoqëri ka një bindje, se pasi një fëmijë qëndron për të luajtur në kompjuter, kjo i sjell atij dëme. Mirëpo, sipas statistikës për ditë dalin më shumë lojëra kompjuterike, se sa filma. Kur isha 12 vjeçar dhe thosha, se do të merrem me lojëra kompjuterike të gjithë më pyesin pse. Mirëpo, tani 20 vjet më vonë, për pjesën dërmuese të posteve në firmat, konsiderohet si pozitive përvoja e grumbulluar në lojërat kompjuterike. Dominon mendimi, se ato ndihmojnë për grumbullimin e aftësive për koordinim, komunikim, punë në ekip, mendim analitik e kështu me radhë.

Sipas Martin Kadinovit “ritmi, me të cilin zhvillohet jeta profesionale dhe industritë e ndryshme është tepër i lartë, ndërsa lojërat mund të ndihmojnë konceptimin tonë”. Krahas kësaj ato mund të jenë në dobi të arsimit, sepse ai akoma qëndron larg botës së teknologjive. Ka lojëra të cilët mund të shfrytëzohen si mësim jo vetëm për fëmijët, por edhe për të moshuarit, është i bindur bashkëbiseduesi. Si shembull ai sjell një libër-lojë, i cili e provokoi të mendoj për probleme reale:

Ky është një libër-lojë, në të cilin lexuesi hyn në këpucët e një djali të vogël me prejardhje rome. Fillova të luaj me një sedër të tepruar, mund të them, sepse çfarëdo që të ishte zgjedhja ime, ajo nuk i sillte heroit pasoja pozitive. Zbulova se libri u krijua nga një organizatë joqeveritare, me qëllim të njihemi me sfidat reale që qëndrojnë para popullsisë rome.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përrallat e Krishtlindjeve prej qelqi apo si ringjallet një traditë e harruar

Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..

botuar më 24-12-22 8.15.PD

Banorët e fshatit Zmejovo shënojnë festën e verës së pelinit, recetën e së cilës e ruajnë me xhelozi

Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..

botuar më 24-12-21 7.45.PD

Adhurues të thurjes bashkohen në një komunitet për të ruajtur zanatin tradicional

Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..

botuar më 24-12-21 6.15.PD