Lojërat kompjuterike që prej kohe nuk janë vetëm mjetë për argëtim. Për njeriun, i cili është i pasionuar pas kulturës së lojërave, ato janë një rruzull të tërë, i cili zmadhohet dhe depërton në të gjitha sferat e botës së sotme. Thelbi i lojërave kompjuterike dhe kthimi i tyre në një disiplinë e vërtetë sportive janë të njohura për Martin Kadinovin. Vite me radhë ai ndjek ëndrrën e vet fëmijërore, përderisa lojërat u kthyen në një realizim të suksesshëm profesional. Ai është menaxher rajonal për Evropën Juglindore në kompaninë më të madhe, e cila organizon gara në nivel botëror në sportet elektronike. Megjithëqë është vetëm 35 vjeçar ai di gjithçka për lojërat dhe industrinë e lojërave kompjuterike. Martin Kadinovi beson në të ardhmen e mirë të softuerit argëtues, sepse në sferën e lojërave depërtojnë dhe zhvillohen më shpejtë zbulimet më të fundit teknologjike. Sipas tij lojërat janë një lloji të ri media, e cila në mënyrë interaktive i jep informacion lojtarit. Kjo është një mënyrë atraktive, që njeriu të mësojë dhe të zbulojë botën nëpërmjet lojërave. Vet ai është i bindur, se lojërat ndihmojnë dhe provokojnë kureshtjet e natyrshme te të rinjtë.
“Që nga fëmijëria u pasionua pas lojërave video dhe te unë lindi dëshira që edhe në të ardhmen të merrem me këtë – rrëfen Martin Kadinovi. – Atë, të cilën dëshiroj të theksoj është se kur njeriu luan, shqisat e tij hapen dhe ai është i përqendruar në këtë që bën. Këtë e shikoj edhe te biri im 11 vjeçar. Mirëpo, për fat të keq, kjo nuk shihet nga të moshuarit. Njeriu duhet të ndjekë interesat e veta, kështu që të zhvillohet në atë drejtim, në të cilin e ndjen veten më mirë. Para të gjithë atyre që merren me arsimimin e fëmijëve qëndron sfida të gjejnë mënyrën se si të përqendrojnë vëmendjen e tyre për një kohë më të gjatë. Në shoqëri ka një bindje, se pasi një fëmijë qëndron për të luajtur në kompjuter, kjo i sjell atij dëme. Mirëpo, sipas statistikës për ditë dalin më shumë lojëra kompjuterike, se sa filma. Kur isha 12 vjeçar dhe thosha, se do të merrem me lojëra kompjuterike të gjithë më pyesin pse. Mirëpo, tani 20 vjet më vonë, për pjesën dërmuese të posteve në firmat, konsiderohet si pozitive përvoja e grumbulluar në lojërat kompjuterike. Dominon mendimi, se ato ndihmojnë për grumbullimin e aftësive për koordinim, komunikim, punë në ekip, mendim analitik e kështu me radhë.”
Sipas Martin Kadinovit “ritmi, me të cilin zhvillohet jeta profesionale dhe industritë e ndryshme është tepër i lartë, ndërsa lojërat mund të ndihmojnë konceptimin tonë”. Krahas kësaj ato mund të jenë në dobi të arsimit, sepse ai akoma qëndron larg botës së teknologjive. Ka lojëra të cilët mund të shfrytëzohen si mësim jo vetëm për fëmijët, por edhe për të moshuarit, është i bindur bashkëbiseduesi. Si shembull ai sjell një libër-lojë, i cili e provokoi të mendoj për probleme reale:
“Ky është një libër-lojë, në të cilin lexuesi hyn në këpucët e një djali të vogël me prejardhje rome. Fillova të luaj me një sedër të tepruar, mund të them, sepse çfarëdo që të ishte zgjedhja ime, ajo nuk i sillte heroit pasoja pozitive. Zbulova se libri u krijua nga një organizatë joqeveritare, me qëllim të njihemi me sfidat reale që qëndrojnë para popullsisë rome.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..