Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Komuniteti i myslimanëve bullgarë dorëzoi dekorata për kontribut për fenë islame

БНР Новини
Këshilli i Lartë mysliman dha dekoratën “Hoxhazade Mehmed Muhijddin Efendi” hoxhës 92-vjeçar Mehmed Hamid.

Organi i lartë i myslimanëve bullgarë – Kryesia e Komunitetit të Myslimanëve, dorëzoi për herë të parë çmimet e tij për kontribut për fenë. Islami është religjioni i dytë për nga numri i besimtarëve tek ne. Sipas të dhënave të Institutitit Kombëtar të Statistikave pothuaj 1 milion janë myslimanët në Bullgari, apo 12,2% prej popullsisë së shtetit.

Pas ndryshimeve demokratike të vitit 1989 Kryesia e Komunitetit të Myslimanëve u bë institucioni zyrtar, i cili organizon, udhëheq dhe kujdeset për aktivitetet religjioze të myslimanëve. Sivjet u dorëzuan çmimet e para të këtij institucioni, të cilat e mbajnë emrin e udhëheqësit të parë shpirtëror të myslimanëve në Bullgari Hoxhazade Mehmed Muhijddin Efendi (Hocazade Mehmet Muhiddin Efendi) dhe ceremonia u zhvillua në datën, kur ai është zgjedhur në këtë post gjatë vitit 1910 – 8 dhjetor.

Mbajtësi i parë i çmimit “Hocazade Mehmet Muhiddin Efendi” u bë Presidenti Rosen Plevneliev (2012-2017), i cili e meritoi atë me përpjekjet e tij për bashkimin e shoqërisë, me nderin e treguar institucional ndaj fesë së myslimanëve dhe me qëndrimin pozitiv ndaj komunitetit të myslimanëve në vend. Përfaqësuesi i Këshillit të Lartë Mysliman Vedat Ahmet shpjegoi se mesazhi kryesor, të cilin e drejtojnë myslimanët, ka të bëjë me praktikat e mira dhe shembujt për bashkëjetesë, tolerancë dhe respekt reciprok ndërmjet religjioneve.

Rosen Plevneliev dha një shembull për qëndrim tolerant, që mund ta bashkojë popullin bullgar. Ai i kushtoi një vëmendje të veçantë komunitetit mysliman në Bullgari – diçka, e cila deri atëherë mungonte në shoqërinë tonë. Ai arriti të tregojë se myslimanët janë pjesë e popullit bullgar. Në fillimin dhe në fundin e mandatit të tij ai vizitoi Kryesinë tonë. Ai u bë presidenti i parë, i cili  katër vite me radhë shtronte darka iftari gjatë muajit të Ramazanit. Kështu tregoi nderin e vet ndaj komunitetit të myslimanëve. Me rëndësi të madhe është gjithashtu qëndrimi i tij ndaj represioneve të regjimit komunist, nga të cilat më keq kanë pësuar myslimanët në Bullgari.”

Снимка

Këshilli i Lertë Mysliman ia dorëzoi çmimin vjetor “Hocazade Mehmet Muhiddin Efendi” hoxhës 92-vjeçar Mehmed Hamid nga fshatit Ribnovo (në rajonin e qytetit Bllagoevgrad, Bullgari Jugperëndimore) për kontribut për mbrojtjen dhe zhvillimin e identitetit mysliman dhe për edukimin e të rinjve. Musa Durlu e meritoi dekoratën me shembullin e mirë si një prindër, i cili kujdeset për edukimin e pesë fëmijëve të tij, të cilët janë nxënës në Shkollën Fetare në qytetin Momçillgrad (Bullgari Jugore). Një afarist i ri nga qyteti Veliko Tërnovo (Bullgari Qendrore) e mori këtë dekoratë për këtë se është i pari në Bullgari, i cili prodhon ushqime me certifikatë për “hallal” standarde, sipas të gjitha kanuneve të islamit. Me të njëjtin çmim ishte dekoruar gjithashtu imami i ri Erdinç Sylejman (Erdinç Süleyman) – për nismat e tij inovative në fushën e arsimit religjioz, të cilat i zhvillon në fshatin Benkovski, në rajonin e qytetit Kërxhali (Bullgari Jugore) dhe në fshatra të tjera.

Kryesia e Komunitetit të Myslimanëve synon që dorëzimi i dekoratave “Hocazade Mehmet Muhiddin Efendi” të bëhet një traditë. Kështu çdo vit më 8 dhjetor ceremonia do të tregojë respekt për bashkëjetesën e mirë dhe tolerancën ndërmjet religjioneve. Dhe kjo është një gjë, për të cilën kanë nevojë edhe llojshmëria etnike, edhe ajo fetare në Bullgari.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotot janë të dhëna nga Komuniteti i Myslimanëve bullgar



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në vitin 2024, pjesa më e madhe e emigrantëve ishte nga Turqia, Ukraina dhe Siria

Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..

botuar më 25-10-01 4.39.MD

Një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi për Bullgarinë në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës

Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..

botuar më 25-10-01 3.02.MD

Të rinjtë bullgarë preferojnë studimet në Holandë

Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..

botuar më 25-10-01 9.22.PD