Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Gllozehenes “Shën Gjergji Fitimprurësi” – kështjella e ortodoksisë

БНР Новини
12
Foto: bg.wikipedia.org

Manastiri i Gllozehes “Shën Gjergji Fitimprurësi” ngrihet madhërisht nën shkëmbinjtë e majës Kamenen Lisec në malin Stara Pllanina. Ai ngjan më tepër me kështjellë sesa me godinë shpirtërore.

Ky është një prej manastireve më madhështore dhe të bukura bullgare. – thotë doc. dr. Pavell Pavllov nga Fakulteti i Teologjisë pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. – Të dhënat historike për të janë fshehur në shekuj. Sipas informacionit që disponojmë fillimi i tij është vënë në shekullin XIII dhe është lidhur me emrin e princit Gjegji Gllozh. Kjo është koha e mbretit Ivan Asen II, kur ka qenë lulëzimi më i madh Bullgarisë së Tërnovos. Shumë manastire në Bullgari kanë arritur kulmin e vet, ose janë krijuar pikërisht në këtë periudhë. Kjo që shkruhet në librat kishtare është se pas shpërbërjes së Rusit të Kievit, princi Gllozh, i dëbuar nga tatarët,ka ardhur në trojet e Shtetit Bullgar. Në rrjedhën e lumit Vit ai ka themeluar fshatin Gllozhene dhe ka ndërtuari një manastir. Zgjedhja e këtij vendi të qetë dhe të izoluar është lidhur me ikonën e Shën Gjergjit, e cila është vendosur disa herë në këtë shkëmb piktoresk.”

Doc. dr. Pavllov na solli hollësi interesante për veprimtarinë letrare dhe iluministe të manastirit:

Të gjitha manastiret merreshin jo vetëm me veprimtari shpirtërore, por edhe me punë letrare dhe iluministe, sidomos në periudhën deri në fillimin e shtypjes së librave. Librat, pavarësisht nga numri i tyre jo i madh dhe nga gjinitë e tyre të kufizuara, krijoheshin posaçërisht në manastire. Atje ndodheshin edhe shkollat kaligrafike, ku shkruheshin tekstet, përktheheshin dhe rishkruheshin librat. Manastiri i Gllozehes, si shumë manastire të tjera të asaj kohe – XIII-XIV, merrej edhe me veprimtari letrare, edhe me punë iluministe. Në periudhën e vonshme osmane manastiri kishte disa metohë, shkolla kishtare, ku mësuesit ishin kryesisht murgj. Ai ishte pjesë e Manastireve të Stara Pllaninasë, të cilat ishin manastiret e fundit, ku shkruhej përkthehej, librat lidheshin, madje pas krijimit të shtypshkronjave. Ka lidhje mes Manastirit të Gllozehens dhe atij të Etropolesë. Mendohet se ato janëdisa prej qendrave të fundit letrare.

Bashkëbiseduesi ynë sqaron se “në fillim të shekullit të XIX gjatë tërmeteve të mëdha, sidomos gjatë atij në Çirpan, kisha e vjetër që nga shekulli XII u shkatërrua. Në vend të saj u themelua një kishë e re. Në fakt ndërtimi i saj mbaroi në vitin 1930. Atje ruhen lipsanat e Shën Gjergjit, Shën Trifonit, Shën Pantelejmonit. Relikti më i madh i ruajtur deri më sot është ikona çudibërëse e Shën Gjergjit.” Nga pikturat e vjetra murale të Mesjetës dhe ikonostasi nuk është ruajtur shumë. Ja se çfarë na tregoi doc. dr. Pavllov për muzeun e Vasill Drumevit:

Ky është Kliment Tërnovski, Kliment Drumev, ose Vasill Drumev, siç është më i njohur. Kohët e fundit e përmendim emrin e tij si Mitropoliti i Tërnovos. Ai u dërgua në mërgim në këtë manastir në fund të udhëheqjes së Stambollovit – në vitin 1893, pasi mbajti një fjalim, i cili nuk u pëlqye. Ka gjithashtu nëntekst politik, sepse Kliment Tërnovski në periudha të shkurtra ka qenë Kryeministër i Bullgarisë. Privimi i tij për afro një vit nga mundësitë për ndikime të ndryshme dhe veprimtari politike ka qenë një ndëshkim i madh për të.

Qelia e Kliment Tërnovskit

A është zhvilluar edhe veprimtari revolucionare në Manastirin e Gllozhenesë krahas me atë iluministe, duke pasur parasysh faktin se atje ka qenë vendi i fshehtë i Vasill Levskit. Ja mendimi i doc. Pavllovit:

Figurat shpirtërore, ndër të cilat është edhe hierodhjaku Ignatij kanë qenë patriotë të mëdhenj, por veprimtaria revolucionare është vetëm një pjesë e funksionit të tyre dhe ajo është lidhur me një kohë tjetër. Atje takoheshin shumë njerëz, kur igumeni ishte arkimandriti Evtimij, një figurë e shquar shpirtërore, mjek i njohur, për të cilin flitet se është një prej kirurgëve të parë bullgarë. Kur hierodhjaku Ignatij – Apostulli i Lirisë Vasill Levski, udhëtonte në Bullgari, që t’i frymëzonte bullgarët,  ka të ngjarë që ai ta ketë vizituar këtë manastir. Por nuk duhet ta vëmë theksin te ky lloj veprimtarie, por para se gjithash te kuptimi i madh i çdo një manastiri bullgar. Manastiri është plotë histori, që të theksojmë vetëm një periudhë të historisë së tij, e cila është 2-3 vjet. E pranoj edhe këtë tezë, por theksi nuk duhet të vihet këtu.

Pa dyshim bashkëfolësi ynë ka të drejtë, sepse është një fakt i padyshimtë se manastiret bullgare gjatë të gjitha viteve të ekzistencës së tyre kanë qenë djep i letërsisë dhe iluminizmit dhe mbrojtës të kulturës dhe shpirtit të kombit tonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Muzeu Kombetar i Shkencave Natyrore - Akademia Bullgare e Shkencave

Më shumë se 30 fosile kafshësh nga koha e dinozaurëve u mblodhën nga shkencëtarët pranë Trën

Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..

botuar më 24-10-06 11.05.PD
Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD