Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrënojat e Bazilikës Bizantine pranë qyteti Pirdop ruajnë legjendën për flijimin e kaprollit

БНР Новини

Bazilika e fesë së hershme të krishtere “Shën Ilija”, e cila sot është më e njohur si Bazilika Elenska, sipas emrit të rajonit, ngrihet nja 3 kilometra larg qytetit Pirdop në rrezet e malit Stara Pllanina. Ky monument historik është i vetmi në territorin e Bullgarisë, i cili në epokën bizantine u ndërtua jashtë ndonjë vendbanimi. Interesante gjithashtu është, se ai ishte i rrethuar nga mure të trasha. Në kohën e Shtetit të Dytë Bullgar, Bazilika Elenska ishte kisha e manastirit “Shën Ilija” – një qendër letrare me rëndësi kombëtare. Manastiri u shemb nga turqit në fund të shekullit XVII, përafërsisht vitin 1700. Rajoni Elensko, në të cilin ngrihet bazilika që në kohën e trakëve ishte një vend i kultit fetar. Nga atëherë këtu tregohet legjenda për flijimin e kaprollit. “Ky territor ka rëndësi të madhe historike për Bullgarinë, sepse në Kongresin e Berlinit nga viti 1878 u vendos, që lumi Elenska, i cili kalon pranë bazilikës, të bëhet kufiri midis Principatës Bullgare dhe Rumelisë Lindore, një krahinë formuar artificialisht”, tregon doktori Ivan Ivanov, përgjegjës në Muzeun “Shtëpia Llukanov” në qytetin Pirdop.

Снимка

Është e pasur trashëgimia historike e këtij rajoni, i cili në të kaluarën u popullua nga fisi trak velikokojllaleti. Në shekujt V – IV para Krishtit, ata ishin pjesë e Mbretërisë së Odrisëve. Vetëm në rajonin e qytetit Pirdop deri në ditët tona ruhen përafërsisht 180 tumula nga epoka e hershme bizantine. Ndër ta është edhe e ashtuquajtura Bazilika Elenska në rajonin Elensko. Gjatë Mesjetës ky rajon kishte rëndësi strategjike si për Perandorinë Bizantine, ashtu edhe për Shtetin e Parë dhe të Dytë Bullgar. Në kodrinat aty përqark maleve Sredna Gora dhe Stara Pllanina u zbuluan rrënojat e më se 26 vendbanimeve të fortifikuara. Bazilika Elenska u ndërtua në fund të shekullit V. U rinovua në kohën e perandorit bizantin Justinian Madhështori (527 – 565). Ato dy periudha dallohen qartë, sepse për ndërtesat më të lashta u shfrytëzuan gurë, përderisa ndërtesat e kohës së Justinianit janë me tulla qeramike të ngjitura me horasan të bardhë."

Снимка

"Bazilika është unike edhe për arsyen, se është nga të paktat në Bullgari, të fortifikuara dhe të mbrojtura me mure. Kështu formohej një oborr jo aq i madh. Në mes të tij ngrihej bazilika, e cila ishte me tri abside. Ajo u zbulua në vitin 1913 gjatë një ekspedite të profesorit Petër Mutafçiev. Për fat të keq ai studioi vetëm nivelin e përdhese pa vazhduar punimet kërkimore të shtresave më të vjetra kulturore. Kjo mund të shpjegohet vetëm me mungesën e mjeteve, sepse në fakt popullsia vendore që në vitet 90-të të shekullit XIX bënte gërmime të paligjshme. Atëherë Muzeu Popullor ndaloi ato mihje të kërkuesve të thesareve, megjithëqë mezi 20 vjet më vonë arriti të dërgojë ekspeditën e profesorit.

Снимка

Rajoni i Bazilikës Elenska akoma nuk është i studiuar fund e krye. Ekzistojnë projekte të mira për realizimin e punimeve kërkimore, por mungon financim. Bashkëbiseduesi thekson, se para kohe një grup nga 40 shkencëtarë dhe arkeologë erdhi nga Roma për të parë objektin. Doktori Ivanov tregon, se edhe më sot këtu tregohet legjenda për flijimin e kaprollit, dhe vazhdon:

Снимка

Sipas kësaj legjende, ditën e festës së kishës nga pylli vinte një kaproll, i cili bënte fli. Njerëzit mblidhnin kockat e kaprollit në lëkurën e tij. Kështu dreri ringjallej dhe kthehej në pyll, për të ardhur vitin tjetër, prapë po këtë festë. Një herë kaprolli vonoi dhe kur erdhi ishte shumë i lodhur. Pasi nuk i dhanë mundësi të pushojë të paktën një çik, pas flijimit, kaprolli u kthye në pyll dhe nuk erdhi më po këtë festë. Kjo legjendë sikur u ripohua gjatë gërmimeve përreth, sepse u zbuluan shumë kocka dhe brirë të drerëve. Ndoshta prej kësaj vjen edhe emri i rajonit Elensko, nga fjala bullgare për kaproll – elen. Ka mundësi, që ky emër të lidhet edhe me grekët e lashtë – helenët, të cilët në epokën më të hershme të krishtere e ndërtuan këtë kishë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasill Drumev – Mitropoliti Kliment Tërnovski

Mitropoliti Kliment - në shërbim të Zotit dhe Atdheut

Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..

botuar më 24-12-22 9.25.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD