Bazilika e fesë së hershme të krishtere “Shën Ilija”, e cila sot është më e njohur si Bazilika Elenska, sipas emrit të rajonit, ngrihet nja 3 kilometra larg qytetit Pirdop në rrezet e malit Stara Pllanina. Ky monument historik është i vetmi në territorin e Bullgarisë, i cili në epokën bizantine u ndërtua jashtë ndonjë vendbanimi. Interesante gjithashtu është, se ai ishte i rrethuar nga mure të trasha. Në kohën e Shtetit të Dytë Bullgar, Bazilika Elenska ishte kisha e manastirit “Shën Ilija” – një qendër letrare me rëndësi kombëtare. Manastiri u shemb nga turqit në fund të shekullit XVII, përafërsisht vitin 1700. Rajoni Elensko, në të cilin ngrihet bazilika që në kohën e trakëve ishte një vend i kultit fetar. Nga atëherë këtu tregohet legjenda për flijimin e kaprollit. “Ky territor ka rëndësi të madhe historike për Bullgarinë, sepse në Kongresin e Berlinit nga viti 1878 u vendos, që lumi Elenska, i cili kalon pranë bazilikës, të bëhet kufiri midis Principatës Bullgare dhe Rumelisë Lindore, një krahinë formuar artificialisht”, tregon doktori Ivan Ivanov, përgjegjës në Muzeun “Shtëpia Llukanov” në qytetin Pirdop.
“Është e pasur trashëgimia historike e këtij rajoni, i cili në të kaluarën u popullua nga fisi trak velikokojllaleti. Në shekujt V – IV para Krishtit, ata ishin pjesë e Mbretërisë së Odrisëve. Vetëm në rajonin e qytetit Pirdop deri në ditët tona ruhen përafërsisht 180 tumula nga epoka e hershme bizantine. Ndër ta është edhe e ashtuquajtura Bazilika Elenska në rajonin Elensko. Gjatë Mesjetës ky rajon kishte rëndësi strategjike si për Perandorinë Bizantine, ashtu edhe për Shtetin e Parë dhe të Dytë Bullgar. Në kodrinat aty përqark maleve Sredna Gora dhe Stara Pllanina u zbuluan rrënojat e më se 26 vendbanimeve të fortifikuara. Bazilika Elenska u ndërtua në fund të shekullit V. U rinovua në kohën e perandorit bizantin Justinian Madhështori (527 – 565). Ato dy periudha dallohen qartë, sepse për ndërtesat më të lashta u shfrytëzuan gurë, përderisa ndërtesat e kohës së Justinianit janë me tulla qeramike të ngjitura me horasan të bardhë."
"Bazilika është unike edhe për arsyen, se është nga të paktat në Bullgari, të fortifikuara dhe të mbrojtura me mure. Kështu formohej një oborr jo aq i madh. Në mes të tij ngrihej bazilika, e cila ishte me tri abside. Ajo u zbulua në vitin 1913 gjatë një ekspedite të profesorit Petër Mutafçiev. Për fat të keq ai studioi vetëm nivelin e përdhese pa vazhduar punimet kërkimore të shtresave më të vjetra kulturore. Kjo mund të shpjegohet vetëm me mungesën e mjeteve, sepse në fakt popullsia vendore që në vitet 90-të të shekullit XIX bënte gërmime të paligjshme. Atëherë Muzeu Popullor ndaloi ato mihje të kërkuesve të thesareve, megjithëqë mezi 20 vjet më vonë arriti të dërgojë ekspeditën e profesorit.”
Rajoni i Bazilikës Elenska akoma nuk është i studiuar fund e krye. Ekzistojnë projekte të mira për realizimin e punimeve kërkimore, por mungon financim. Bashkëbiseduesi thekson, se para kohe një grup nga 40 shkencëtarë dhe arkeologë erdhi nga Roma për të parë objektin. Doktori Ivanov tregon, se edhe më sot këtu tregohet legjenda për flijimin e kaprollit, dhe vazhdon:
“Sipas kësaj legjende, ditën e festës së kishës nga pylli vinte një kaproll, i cili bënte fli. Njerëzit mblidhnin kockat e kaprollit në lëkurën e tij. Kështu dreri ringjallej dhe kthehej në pyll, për të ardhur vitin tjetër, prapë po këtë festë. Një herë kaprolli vonoi dhe kur erdhi ishte shumë i lodhur. Pasi nuk i dhanë mundësi të pushojë të paktën një çik, pas flijimit, kaprolli u kthye në pyll dhe nuk erdhi më po këtë festë. Kjo legjendë sikur u ripohua gjatë gërmimeve përreth, sepse u zbuluan shumë kocka dhe brirë të drerëve. Ndoshta prej kësaj vjen edhe emri i rajonit Elensko, nga fjala bullgare për kaproll – elen. Ka mundësi, që ky emër të lidhet edhe me grekët e lashtë – helenët, të cilët në epokën më të hershme të krishtere e ndërtuan këtë kishë.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: arkiv personal
Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..