Në kuadrin e turneut të tij evropian më 14 dhe 15 janar Kryeministri japonez Shinzo Abe është në Bullgari pas vizitave të tij në Letoni, Lituani dhe Estoni. Pas Sofjes, ai do të drejtohet tek Rumania dhe Serbia. Në Bullgari dhe jashtë saj vizita vlerësohet si speciale dhe historike.
Siç edhe vetë Shinzo Abe nënvizoi, turneu i tij përkon me situatën më të ndërlikuar ndërkombëtare për Japoninë nga pikëpamja e sigurisë, lidhur me provat balistike të Koresë së Veriut. Në Estoni, Abe shpalli, se Japonia do të aderohet tek qendra e NATO-së për mbrojtje kibernetike në Talin, kurse një ditë më vonë në Sofje, ai mori nga Kryeministri Borisov përkrahje të plotë për pozitën japoneze për çështjen e Koresë së Veriut. Bullgaria është një shtet i vogël me mundësi tepër të vogla për zgjidhjen e problemeve globale, mirëpo aktualisht kryeson Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian në parim rotacioni. Sipas mendimit të analistëve të dalluar, ndër të cilët është edhe ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së Andres Fogh Rasmussen, vizita e Kryeministrit Shinzo Abe në Sofje pasqyron qëndrimin e Japonisë, se e ardhmja ekonomike ndërkombëtare do të përcaktohet nga Evropa dhe me pjesëmarrjen e saj. Turneu evropian i Kryeministrit Abe realizohet në një moment, kur negociatat për marrëveshjen ekonomike BE-Japoni është në një fazë të përparuar. Prandaj Bojko Borisovi premtoi se Bullgaria do ta ndihmojë sa më shumë këtë proces.
Përkrahja për Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, e deklaruar në Sofje, është jo vetëm një vlerësim i lartë politik, por edhe ekonomik. Dëshmi për të nga njëra anë ishte urimi për një Evropë të bashkuar, nga ana tjetër – gatishmëria e deklaruar për bashkëpunim ekonomik me Bullgarinë, kështu që ky bashkëpunim të bëhet një urë për bashkëpunim me rajone të tjera, si Ballikani Perëndimor. Në këtë kontest u mor vendimi për krijimin e një forumi japonez të biznesit, i cili në të ardhmen do të ndihmojë depërtimin e kompanive japoneze në Bullgari. Do të krijohet dhe një komitet të përbashkët ekzekutimi për bashkëpunim në kulturë, shkencë dhe teknologji.
Nga pikëpamja bilaterale vizita e Shinzo Abe është me rëndësi edhe me këtë se është e para e këtij niveli në tërë historinë e marrëdhënieve dypalëshe. Deri tani kontaktet gjithmonë kanë qenë shumë të mira. Mirëpo ndoshta kjo nuk është arsyeja e vetme për ardhjen e zotit Abe në Sofje. Vizita mund të pranohet edhe si një vlerësim për potencialin e Bullgarisë si partnere ndërkombëtare, anëtare e Bashkimit Evropian dhe e NATO-së.
Radioja Kombëtare Bullgare u bë një nga pjesëmarrësit e këtyre ngjarjeve të rëndësishme për marrëdhëniet e dy shteteve. Derisa kryeministrat e Bullgarisë dhe Japonisë zhvilluan bisedimet e tyre zyrtare bashkëshortja e zotit Abe – Akie Abe vizitoi median tonë për të takuar me Korin e Fëmijëve të radios Kombëtare Bullgare. Fëmijët kanë realizuar shumë vizita dhe koncerte në Vendin ku Lind Dielli. Akoma që nga vitet e 60-të të shekullit të kaluar koncertet e tyre atje janë më se 500. Përveç kësaj me repertorin e tij të pasur, në të cilin janë përfshirë shumë vepra japoneze Kori popullarizon kulturën muzikore japoneze në Bullgari. Duke vlerësuar lartë këtë rol që e ka Kori i Fëmijëve, zonja Abe i uroi atij të vazhdojë të zhvillojë miqësinë ndërmjet Bullgarisë dhe Japonisë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Në konsultimet e sotme me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, kreu i partisë..
Në konsultimet me presidentin Rumen Radev për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, bashkëkryetari i grupit të..
Formimi i shumicës është një detyrë mjaft sfiduese në një parlament shumë të fragmentuar. Më vjen mirë që KuvendiPopullor po fillon të punojë, tha..