Komisioni Evropian ka ndërmend të përshpejtojë aderimin e Ballkanit Perëndimor ndaj Bashkimit Evropian
Duke iu referuar një raporti të Komisionit Evropian, që nuk është shpallur zyrtarisht, “Die Welt” njoftoi se Komisioni ka ndërmend të përshpejtojë aderimin e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës ndaj Bashkimit Evropian me kuptimin se “anëtarësia e vendeve nga Ballkani Perëndimor u përgjigjet interesave politike dhe ekonomike të Bashkimit Evropian”. Sipas përfaqësuesve të komisionit Serbia dhe Mali i Zi do të hyjnë në Bashkimin Evropian deri më 2025. Komisioni Evropian mendon se përpara kësaj detyrimisht duhet të lidhet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.
Mali i Zi e do Kosovën në Bashkimin Evropian dhe NATO-në
Në një intervistë për RTK përpara vizitës së vet në Prishtinë më 6 shkurt, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç deklaroi se Mali i Zi do që ta shikojë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Markoviç shtoi se për shkak të rrethanave të ndryshme në të kaluarën vendet nga Ballkani Perëndimor nuk i kanë përdorur mundësitë për integrim në Bashkimin Evropian dhe prandaj tani duhet të kërkojnë nga Bashkimi të deklarojë qartazi se cilat janë perspektivat e tyre.
Protesta në Athinë kundër Maqedonisë nuk mblodhi përkrahjen e pritur
Mitingu nacionalist në Athinë, i zhvilluar gjatë kësaj së diele nga politikanët dhe partitë e krahut të djathtë grek, këmbënguli për “një kufi të përbashkët me Serbinë”, për “mbytjen ekonomike” të Republikës së Maqedonisë dhe për mospërdorimin e termit Maqedoni në emërtimin e ardhshëm të shtetit. Në një deklaratë pas ngjarjes partia në pushtet Siriza shënoi se pritjet për milionë pjesëmarrës në protestë nuk u realizuan dhe pjesa më e madhe e grekëve kanë mbetur nëpër shtëpitë e veta, sepse pranojnë se çështjet e politikës së jashtme nuk duhet të zgjidhen me fanatizëm dhe me tolerancë zero. “ Bashkekzistenca paqësore e njerëzve, siguria dhe stabiliteti në Ballkan janë garancia më e mirë për interesat kombëtare”, thuhet akoma në deklaratë.
Presidenti i Qipros u rizgjodh
Në raundin e dytë të zgjedhjeve në Qipro, presidenti i deritanishëm Nikos Anastasiadis u rizgjodh në postë me 55,99% të votave. Anastasiadis prej dekadave është një figurë kryesore në skenën politike qipriote. Ai është lider i partisë së dytë për nga forca në vend – Tubimi Demokratik. Ai ishte deputet nga vitit 1981deri në vitin 2013. Mendohet se, pozita e tij konservatore dhe e drejtuar drejt biznesit e ndihmon ekonominë të rivendoset pas krizës ekonomike gjatë vitit 2013.
Erdogani hodhi poshtë propozimin për partneritet me Bashkimin Evropian
Në një intervistë për gazetën italiane “Stampa” fill përpara vizitës së vet në Romë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hodhi poshtë propozimin për partneritet të Bashkimit Evropian me Turqinë dhe këmbënguli për anëtarësi të plotë. Presidenti përsëri theksoi “rolin e rëndësishëm” të vendit për ndalimin e fluksit të migrantëve drejt Evropës, i cili garanton “siguri dhe stabilitet” në kontinent. Ambiciet turke për aderim ndaj Bashkimit Evropian datojnë prej gjysmë shekulli, por bisedimet për aderim filluan gjatë muajit tetor 2005. Nga përgjithësisht 35 kapitujt, të cilët duhet të mbyllen që të mund të aderohet Turqia ndaj Bashkimit Evropian, 16 janë të hapur, kurse vetëm një është mbyllur.
Përpiloi: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..