Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Komisioni Evropian ka ndërmend të përshpejtojë aderimin e Ballkanit Perëndimor ndaj Bashkimit Evropian

Снимка

Duke iu referuar një raporti të Komisionit Evropian, që nuk është shpallur zyrtarisht, “Die Welt” njoftoi se Komisioni ka ndërmend të përshpejtojë aderimin e Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Kosovës ndaj Bashkimit Evropian me kuptimin se “anëtarësia e vendeve nga Ballkani Perëndimor u përgjigjet interesave politike dhe ekonomike të Bashkimit Evropian”. Sipas përfaqësuesve të komisionit Serbia dhe Mali i Zi do të hyjnë në Bashkimin Evropian deri më 2025. Komisioni Evropian mendon se  përpara kësaj detyrimisht duhet të lidhet një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës.


Mali i Zi e do Kosovën në Bashkimin Evropian dhe NATO-në

Foto: BGNES

Në një intervistë për RTK përpara vizitës së vet në Prishtinë më 6 shkurt, kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç deklaroi se Mali i Zi do që ta shikojë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Markoviç shtoi se për shkak të rrethanave të ndryshme në të kaluarën vendet nga Ballkani Perëndimor nuk i kanë përdorur mundësitë për integrim në Bashkimin Evropian dhe prandaj tani duhet të kërkojnë nga Bashkimi të deklarojë qartazi se cilat janë perspektivat e tyre.


Protesta në Athinë kundër Maqedonisë nuk mblodhi përkrahjen e pritur

Foto: BGNES

Mitingu nacionalist në Athinë, i zhvilluar gjatë kësaj së diele nga politikanët dhe partitë e krahut të djathtë grek, këmbënguli për “një kufi të përbashkët me Serbinë”, për “mbytjen ekonomike” të Republikës së Maqedonisë dhe për mospërdorimin e termit Maqedoni në emërtimin e ardhshëm të shtetit. Në një deklaratë pas ngjarjes partia në pushtet Siriza shënoi se pritjet për milionë pjesëmarrës në protestë nuk u realizuan dhe pjesa më e madhe e grekëve kanë mbetur nëpër shtëpitë e veta, sepse pranojnë se çështjet e politikës së jashtme nuk duhet të zgjidhen me fanatizëm dhe me tolerancë zero. “ Bashkekzistenca paqësore e njerëzve, siguria dhe stabiliteti në Ballkan janë garancia më e mirë  për interesat kombëtare”, thuhet akoma në deklaratë.


Presidenti i Qipros u rizgjodh

Foto: BGNES

Në raundin e dytë të zgjedhjeve në Qipro, presidenti i deritanishëm Nikos Anastasiadis u rizgjodh në postë me 55,99% të votave. Anastasiadis prej dekadave është një figurë kryesore në skenën politike qipriote. Ai është lider i partisë së dytë për nga forca në vend – Tubimi Demokratik. Ai ishte deputet nga vitit 1981deri në vitin 2013. Mendohet se, pozita e tij konservatore dhe e drejtuar drejt biznesit e ndihmon ekonominë të rivendoset pas krizës ekonomike gjatë vitit 2013.


Erdogani hodhi poshtë propozimin për partneritet me Bashkimin Evropian

Foto: BGNES

Në një intervistë për gazetën italiane “Stampa” fill përpara vizitës së vet në Romë, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan hodhi poshtë propozimin për partneritet të Bashkimit Evropian me Turqinë dhe këmbënguli  për anëtarësi të plotë. Presidenti përsëri theksoi “rolin e rëndësishëm” të vendit për ndalimin e fluksit të migrantëve drejt Evropës, i cili garanton “siguri dhe stabilitet” në kontinent. Ambiciet turke për aderim ndaj Bashkimit Evropian datojnë prej gjysmë shekulli, por bisedimet për aderim filluan  gjatë muajit tetor 2005. Nga përgjithësisht 35 kapitujt, të cilët duhet të mbyllen që të mund të aderohet Turqia ndaj Bashkimit Evropian, 16 janë të hapur, kurse vetëm një është  mbyllur.

Përpiloi: Stoimen Pavllov

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Më shumë nga rubrika

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD