Komisioni Evropian është gati të ndihmojë Rumaninë në luftimin e korrupsionit
Komisioni Evropian i propozoi Bukureshtit ndihmën e tij për pranimin e amendamenteve të diskutueshme në legjislacionin kundër korrupsionit. Ngjarjet e vitit të fundit provokojnë shqetësime, komentoi Komisionerja evropiane e drejtësisë Vera Jourova në debatin e zhvilluar në Parlamentin Evropian me temë “Kërcënimet për parimet e shtetit juridik, që rrjedhin nga reforma e sistemit gjyqësor në Rumani”. Rumunët dolën në rrugë për të protestuar kundër këtyre ndryshime legjislative, të lidhura me veprimtarinë e pushtetit gjyqësor. Komisioni Evropian solidarizohet me shqetësimet e qytetarëve, tha Jourova.
Qeveria turke shpreson se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Turqisë mund të nisen nga e para
Qeveria turke shpreson se do të mund “të hapë një faqe të re në marrëdhëniet turko-gjermane”, tha zëdhënësi i Presidentit turk Ibrahim Kalën. Ai nënvizoi se po bëhen përpjekje të mëdha diplomatike për përmirësimin e marrëdhënieve. Shpresojmë se qeveria e ardhshme gjermane do të kuptojë sa aleate e rëndësishme është Turqia dhe sa i rëndësishëm është roli i saj në regjion”, tha Kalën në Ankara. Ai shtoi se lidhjet ekonomike dhe kulturore nuk duhet të “flijohen për shkak të përfitimeve të afatshkurtra politike”. Gjermania është partnere prijëse tregtare për Turqinë dhe milionë njerëz me prejardhje turke jetojnë në këtë shtet evropian.
Në Greqi po hetojnë politikanët e përfshirë në skemën korruptive me një firmë farmaceutike
Në Athinë komisioni parlamentar për luftimin e korrupsionit po fillon një hetim për korrupsion, në të cilin janë përfshirë politikanë të lartë grekë. Sipas të dhënave, me të cilat ky komision disponon, ata kanë marrë para për reklamë të ilaçeve nga një kompani farmaceutike zvicerane. Ajo me qëllim ka mbajtur çmime të larta – gjë, me të cilën ka vështirësuar aksesin e mijëra pacientëve tek medikamentet që përdoren për të shpëtuar jetën. Të përfshirë në këtë çështje janë dy ish-kryeministra dhe tetë ish-ministra nga qeveritë e socialistëve dhe konservatorëve. Sipas opozitës me këtë skandal Siriza po përpiqet të komprometojë konkurrentët e saj.
Karl Erjaveç: për kufirin e kontestuar mes Sllovenisë dhe Kroacisë, Lubjana do t’i drejtohet Gjykatës së BE-së
Ministri i jashtëm i Sllovenisë Karl Erjavec tha se është befasuar nga pozita e kryetarit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, i cili shpalli se kontesti për kufirin mes Kroacisë dhe Sllovenisë është një “çështje dypalëshe”. “Ky është problem i Bashkimit Evropian dhe i sundimit të ligjit”, shpalli Erjavec në një intervistë televizive. Sllovenia dhe Kroacia i’u drejtuan Gjykatës së Arbitrazhit Ndërkombëtar për kufirin e tyre në Gjirinë e Piranit në Detin Adriatik. Vendimi i Gjykatës ishte në favor të Sllovenisë, mirëpo Kroacia refuzoi ta pranojë vendimin. Ministri slloven nënvizoi se me këtë refuzim Kroacia i shkel rregullat e BE-së dhe në se kjo nuk ndryshohet, Lubjana do ta hedhë në gjyq Kroacinë në Gjykatën e BE-së në Luksemburg.
Presidenti i Kosovës i pakënaqur me Strategjinë për Ballkanin Perëndimor
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është i pakënaqur nga Strategjia e BE-së për Ballkanin Perëndimor, e cila sipas tij është jo e drejtë ndaj Kosovës. Në profilin e tij në Facebook ai shkroi se strategjia “nuk ka arritur të paraqesë një perspektivë të anëtarësimit gjithëpërfshirës dhe të barabartë për të gjitha vendet e rajonit. Në veçanti, kjo strategji ka dështuar të ofrojë qartësi për anëtarësimin e Kosovës në BE.” Sipas tij kjo qasje jo e drejtë ndaj Kosovës është pasojë e mosnjohjes nga ana e pesë shteteve anëtare të BE-së dhe e mungesës së një qëndrimi unik për pavarësinë e Kosovës. Presidenti nënvizoi se pavarësisht nga kjo Kosova nuk do të heqë dorë nga objektivat e saj evropiane.
Daçiç: s’ka kuptim për nënshkrimin e marrëveshjeve të reja mes Prishtinës dhe Beogradit
Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Daçiç tha para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se s’ka kuptim të nënshkruhen marrëveshje të reja mes autoriteteve në Prishtinë dhe atyre në Beograd, sepse pala kosovare nuk ka respektuar asnjërën prej këtyre marrëveshjeve të deritanishme. Gjatë kohës së debateve për raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres për situatën në Kosovë, ministri Daçiç nënvizoi se pavarësisht nga të gjitha pengesat dhe sfidat Serbia i zbaton të gjitha marrëveshjet me Kosovë, sepse është e bindur se kjo qasje s’ka alternativë dhe se të gjitha problemet mund të zgjidhjen vetëm me anë të paqes.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..