Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një fushatë kombëtare për higjienën kibernetike na paralajmëron se ku dhe si jemi të rrezikuar në rrjetin e internetit

БНР Новини
Foto: bnt.bg

Praktikisht nuk ka përdorues të internetit, i cili të mos ketë qenë objekt i sulmeve kibernetike. Specialistët e sigurisë kibernetike janë kategorikë për këtë. Sipas tyre njerëzit ndahen në dy grupe – të tillë, të cilët e dinë se kanë qenë objekt i kiber sulmeve, dhe të tillë, të cilët nuk e kanë kuptuar. Thënë me fjalë të tjera – sot çdonjëri sulmohet nga hakerët. Drejtimi në të cilin punohet është formulimi adekuat i llojeve të sulmeve dhe reaksioni përkatës i të prekurve. Rasti i fundit i njohur ishte virusi WannaCry, i cili i kirptonte të gjitha fajlet dhe IT sistemet në kompjuterin e infektuar, duke kërkuar një shpërblesë prej 300 dollarësh, që të rimëkëmbet aksesi. E çuditshmja në këtë rast ishte se qëllimi nuk ishte fitimi i parave, sepse madje pas pagimit të shumës së kërkuar përdoruesi nuk merrte kod për hapjen e IT sistemit të vet, konstatuan specialistët e sigurisë kibernetike. Mirëpo, sulmi na bëri përshtypje me shpejtësinë e përhapjes së tij në mbarë botën. U bë e qartë se ndryshimet e shpejta teknologjike gjatë disa viteve të fundit e kanë bërë botën një “fshat global”, ku të gjitha sistemet IT janë të lidhura njëri tjetrin. Praktikisht një virus i thjeshtë, si WannaCry tregoi se në qoftë se nesër ka një sulm të tillë të përmirësuar kjo mund të shkaktojë katastrofa ekonomike, kurse përdoruesit nuk janë përgatitur që të reagojnë në një mënyrë adekuate ndaj një dukurie të tillë.

Foto: en.wikipedia.org

Që t’i bëjë bullgarët më të vëmendshëm dhe t’i informojë më mirë për temën e sulmeve kibernetike, agjencia shtetërore “Administrimi Elektronik” filloi një fushatë kombëtare për higjienën kibernetike me emrin “Nuk do të më sulmojnë”. Ajo do të vazhdojë në periudhën e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së deri në mes të vitit 2018 dhe nën patronazhin e Komisares evropiane për ekonominë digjitale dhe shoqërinë digjitale Maria Gabriel. 

Fushata është publike dhe ka qëllim të informojë sa më shumë përdorues të internetit në Bullgari. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2017 afro 62 për qind e bullgarëve përdorin rregullisht internetin, kurse mbi 67 për qind prej familjeve bullgare kanë akses të shumëfishtë në internet. Kjo është edhe përparësia e iniciativës arsimore “Nuk do të më sulmojnë” – se ajo zhvillohet kryesisht online me resurse minimale financiare dhe me ndihmën e shumë vullnetarëve. Qëllimi kryesor i pjesëmarrësve në këtë iniciativë të agjencisë shtetërore është që të popullarizohen rregullat e thjeshta dhe efektive të higjienës kibernetike, që mund t’i kufizojë rreziqet për çdo një qytetar dhe përkatësisht për organizatat në sektorin publik dhe në biznes, të cilat janë viktimat më të shpeshta të piratëve kibernetikë. “Kjo moto – “Nuk do të më sulmojnë” është një farë provokimi ndaj auditorit tonë potencial” – thotë Iva Nedellçeva, eksperte në agjencinë shtetërore “Administrimi Elektronik” dhe vazhdon:

Sigurisht që nuk është e mundur që të jesh kaq i mbrojtur, kështu qe të mos bëhesh kurrë objekt i sulmit të hakerëve, sepse tashmë sulmet janë përparuar shumë. Madje sistemi më i mbrojtur mund të sulmohet me sukses. Ideja e fushatës sonë nuk është të premtojmë se nuk do të na sulmojnë kurrë, por ta përqendrojmë vëmendjen te shprehitë elementare të higjienës kibernetike. Tërë informacioni, të cilin e përhapim në hapësirën e internetit, është i prekshëm. Ashtu siç e ruajmë informacionin tonë personal në jetën reale, në të njëjtën mënyrë duhet të sillemi edhe në hapësirën kibernetike. Duhet të dimë se vazhdimisht dikush na vëzhgon dhe duhet të jemi shumë të vëmendshëm në zgjedhjen e sajteve që vizitojmë. Duke kërkuar ndonjë film, ose këngë, që nuk mund të gjejmë, ne gjendemi në sajte të dyshimta. Gjëja më e rëndësishme që duhet të marrim parasysh gjatë lundrimit tonë në internet është nëse sajti ka certifikatë të mbrojtur apo jo, për shembull. Kjo nuk do të na shpëtojë krejtësisht por është ndonjë garanci se ndokush na ka mbrojtur."

"Ka sajte në internet, të cilat na ndihmojnë për të kuptuar vështirësinë e kriptimit, me të cilin është bërë vjedhja kibernetike” – thotë Dinella Kajtazka, gjithashtu eksperte në agjencinë shtetërore. Ajo thotë se para se të kërkojë ndihmë, njeriu duhet të bindet nëse nuk bëhet fjalë për një mashtrim të falsifikuar kibernetik, ndaj të cilit mund të kundërvihet me përpjekje personale dhe më shumë informacion.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD
Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD