Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ngjyrat e Ortodoksisë. Bullgaria.”

Fytyrën e re të ortodoksisë bullgare tregojnë autorët e fotoalbumit të botuar në Poloni

БНР Новини
9
Dekorata e madhe – Veselina Vellçeva

Снимка

“Kisha në Bullgari ka tradita shumëshekullore, kurse populli bullgar është i pagëzuar dhe pranon besimin ortodoks i pari mes të gjithë popujve sllav”, këtë e thotë Mitropoliti i Varshavës dhe e gjithë Polonisë – Sava në parathënien e fotoalbumit të botuar kohët e fundit në vendin e tij me titull ”Ngjyrat e Ortodoksisë. Bullgaria”. Botimi është pjesë e një vargu prej 6 albumeve luksoze, që realizohen sipas iniciativës së Kishës Ortodokse Polake, dhe prezanton larminë e ortodoksisë nëpër botë. Përpara fotove nga Bullgaria janë paraqitur albumet kushtuara ortodoksisë në Poloni, Rusi, Serbi, Gjeorgji dhe Rumani.

Shumë nga fotografitë janë bërë nga fotografët e dalluar në një konkurs të organizuar  gjatë verës së kaluar nga sajti i njohur polak “Ortfoto” dhe nga sajti bullgar “Pravosllavie.BG” /ortodoksia.bg/. Kontribut për realizimin e projektit ka gjithashtu konsulli i nderit i Bullgarisë në Poloni Vitolld Karçevski. “Kur zhvilluam konkursin na befasuan aq shumë fotografë, të cilët nuk merren posaçërisht me tematikën kishtare” – tha Sandra Kerelezova, redaktore në “Pravosllavie.BG”.

Në album marrin pjesë mbi 30 autorë bullgarë me afro 150 foto, të cilët zbulojnë bukurinë e shpirtit ortodoks tek ne. Na gëzon fakti se, ata prezantojnë jo vetëm në mënyrë statike arkitekturën e ortodoksisë – kisha dhe manastire, por e tregojnë si një besim i gjallë, gëzim dhe dashuri, të cilat besimi ua sjellë njerëzve. Në këto foto mund të shikojmë njerëz të rinj modern, të cilët e përjetojnë fenë e vet bashkë me prindërit dhe të afërmit e tyre. Në album marrin pjesë shumë fotografë të rinj – nga rreth 20 vjeç, të cilët tani po afirmohen në profesion. Mes tyre janë Denisllav Stojçev, i cili është pjesë dhe nga një projekt tjetër – “Fytyra e bamirësisë”, Ivan Shishiev, i njohur me iniciativën e vet “Etydet e Sofjes”. Merr pjesë dhe Ivo Haxhimishev, i cili është mes emrave të mëdhenj të fotografisë bullgare. Fituesja e konkursit tonë ishte Veselina Vellçeva, e cila me sukses regjistron në fotografitë e saj gëzimin e vërtetë dhe shpirtin e të krishterëve ortodoks. Vepra e saj e dekoruar pasqyron një moment nga festa e Ringjalljes – Pashka, ku ajo ka fotografuar nga afër priftin  Sava Kukudev bashkë me njerëzit nga famullia e tij. Fotografja e ka kapur dritën shpirtërore, me të cilën janë ndriçuar këta njerëz. Fotografia e kopertinës është ajo e fotografes Stefka Borisova, fotografitë e së cilës janë më shumë në këtë album - rreth 50. Me rëndësi është që ky album do të ishte interesant jo vetëm për të huajin, i cili sapo njihet me kulturën tonë, por dhe për ne vet.”

Me qenë se nuk ka kaluar shumë kohë nga publikimi i albumit me foto për Bullgarinë, akoma nuk kemi informacion për reagimet e publikut polonez”, shtoi Sandra Kerelezova. Ajo ka fotot e saj të dashura dhe sqarimet se që ku vjen bukuria në “Ngjyrat e ortodoksisë. Bullgaria”.

Fotografia ime e dashur në album është nga rruga e pelegrinazhit “Çudibërësi i Rilës” /nga Sofja deri në Manastirin e Rilës/. Në të ka katër klerikë, të cilët janë ulur për të pushuar. Fotografia pasqyron gëzimin e tyre dhe gjendjen shpirtërore – atmosfera është krejtësisht autentike. Më pëlqen dhe fotografia e Stefka Borisovës, në të cilën ka dy gjyshe dhe një nip në kishë. Fotografia të tërheq me buzëqeshjen dhe me gëzimin e shprehur nga komunikimi midis brezave. Në pjesën më të madhe të fotografive vëmë re sesi njeriu është në një harmoni të plotë me natyrën dhe me botën shpirtërore. Ka dhe foto të shumta të afreskeve nga kishat e mëdha bullgare. Në to duket se afresket në Bullgari nuk janë me ngjyra të ndezura. Si një kontrapunkt në album mund të shikojmë ngjyrat e natyrës – liqenet e Rilës, pranvera dhe njerëzit. Secili ka zgjedhur rrugën e vet në jetë, por më e mira e një albumi të ngjashëm është se ai pasqyron rrugën tonë të përbashkët në besim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbreti Boris III

Një ekspozitë në Sofje me rastin e 130 vjetorit të lindjes së mbretit Boris III

Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..

botuar më 24-10-03 6.05.PD
Më 20 shtator, ekipi i Prof. Ludmil Vagalinski zbuloi një statujë të dytë  në Heraklea Sintika, tre ditë më vonë ata zbuluan edhe kokën e skulpturës.

Një mozaik dyshemeje dhe koka e një statuje romake u zbuluan në Heraklea Sintika

Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..

botuar më 24-09-24 10.01.PD
Shenja përkujtimore në kodrën Carevec në Veliko Tërnovo, ku u shpall Pavarësia e Bullgarisë

Në vitin 1908 u fitua liria e plotë e vendit tonë

Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..

botuar më 24-09-22 6.05.PD