Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

Aleksandër Vuçiç: Serbia është në rrugën drejt Evropës, por i ruajmë marrëdhëniet e mira me Rusinë

Foto: BGNES

Serbia shikon tek Evropa, mirëpo vazhdon politikën e saj të fqinjësisë së mirë dhe të mirëkuptimit me Federatën Ruse, pavarësisht nga presioni që ushtrohet mbi të, tha Presidenti Aleksandër Vuçiç pas takimit të tij me Sergej Lavrov. Ministri i jashtëm i Rusisë vizitoi Serbinë me rastin e përvjetorit të 180-të nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy shteteve. Vuçiç nënvizoi se Serbia s’ka ndërmend të solidarizohet me sanksionet evropiane kundër Moskës, sepse Rusia kurrë nuk ka vepruar kundër interesave të Serbisë.


Minatorë rumunë protestojnë për të kërkuar paga më të mira

Foto: prahovabusiness.ro

80 minatorë rumunë po ndodhen nën tokën për të protestuar në minierën e kripës “Slanik” në rajonin jugor Prahova, kurse 100 kolegët e tyre mbi tokën i përkrahin. Sipas sindikatës së minatorëve punëtorët marrin paga minimale dhe punojnë duke rrezikuar jetën e tyre çdo ditë. Kushtet për punë janë të këqija, sepse pajiset në minierë janë amortizuar – 40 vjet me radhë nuk janë bërë rinovime. Puna do të mbetet e bllokuar derisa nuk propozohen variante për shpërblimin më të mirë të punës dhe për përmirësimin e kushteve të punës.


17 turq kërkojnë strehim në një ishull grek

Foto: ekathimerini.com

Shtatëmbëdhjetë shtetas të Turqisë kanë mbërritur në ishullin grek Inuses (Oinousses) në Detin Egje, afër kufirit turk dhe sipas mediave vendase kanë kërkuar strehim politik.  Sipas televizionit “Sky” në grup ka shtatë meshkuj, katër femra dhe shtatë fëmijë. Ata deklarojnë se kanë frikë nga persekutimi në Turqi për shkak të represioneve pas grusht shtetit të dështuar në vitin 2016. Pas tentativës për grushtin e shtetit kundër presidentit Erdogan qindra shtetas kanë larguar nga vendi i tyre në Greqi. Ndër azilkërkuesit janë tetë ushtarakët, të cilët akuzohen për tradhti në Turqi – rasti i tyre u bë arsye për tensionimin e marrëdhënieve mes dy fqinjave.


Shqipëria dhe fqinjët e saj mund të bëhen pjesë e BE-së pas 10 vjetësh, mendon Ministri Bushati

Foto: BGNES

Ministri shqiptar i punëve të jashtme Ditmir Bushati beson se Shqipëria dhe fqinjët e saj mund të hyjnë në Bashkimin Evropian jo më vonë se 10 vjet. Në një intervistë për “Reuters” Bushati ka thënë se në Shqipëri investimet po shtohen, ka edhe investime nga Japonia, por për të procesi i integrimit evropian s’ka alternativë. Pyetjes se si e vlerëson ai shkallën e ndikimit të Rusisë, Turqisë dhe Kinës në regjion, ai i ka përgjigjur: “Ballkani Perëndimor po konsiderohet një tavolinë shahu nga pikëpamja e gjeopolitikës”.


Kosova: Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët

Foto: kryeministri-ks.net

Dialogu me Serbinë duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellët , tha Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj. Sipas tij Kosova tani është faktor i paqes dhe stabilitetit dhe është ajo shembullore me marrëdhëniet e saj të fqinjësisë së mirë. Në takimin zyrtar me senatorin amerikan Ron Johnson, në të cilin ishin të pranishëm Zëvendëskryeministri serb Dalibor Jevtiq dhe Ambasadori amerikan në Prishtinë Greg Delawie, janë diskutuar situata në Kosovë, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit dhe përkrahja e SHBA-së. “Përkrahja e SHBA-ve është shumë e rëndësishme për ne. Kosova dhe populli i saj do të jetë përherë falënderues për ndihmën që SHBA-të dhe populli amerikan kanë dhënë në të gjitha periudhat”, ka thënë kryeministri Haradinaj. Johnson ka deklaruar se SHBA-ja do të vazhdojë të mbështetë zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës. 


Ivica Daçiç: Perëndimi të mos heshtë për deklarata të lidhura me Shqipërinë e Madhe 

Foto: BGNES

Ministri i jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç shprehu indinjatën e tij për shkak të heshtjes së shteteve perëndimore në lidhje me deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Në komentin e tij të bërë për TANJUG Daçiç tha se “Perëndimi e fsheh kokën në rërë”. Me rastin e përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës Edi Rama lancoi idenë për një politikë të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës dhe bile foli për mundësinë për një president të përbashkët. Më vonë lidhur me komentet e shumta pas fjalimit të tij, kryeministri shqiptar tha se ideja për president të përbashkët “është shkëputur krejt nga konteksti”.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD

Bullgaria është e para në BE që realizoi inteligjencën artificiale të nivelit të lartë në gjuhën e saj

Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..

botuar më 24-11-20 2.59.MD
Ursula von der Leyen

Ekipi i ri i Ursula von der Leyen: a do të arrihet një "marrëveshje paketë" për të miratuar të gjithë komisionerët e BE-së

Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..

botuar më 24-11-20 9.20.PD