Në Arkivin Shtetëror Rus për Dokumente të Kinemasë dhe Fotografisë ruhen afro një milion e gjysmë dokumente fotografike nga veprimtari të ndryshme jo vetëm në Perandorinë Ruse, në Bashkimin Sovjetik dhe në Federatën Ruse, por edhe nga historia e mbarë botës. Në fondet e tij ka shumë dokumente edhe për Luftën Ruso-Turke nga vitet 1877-1878, e cila ishte Çlirimtare për Bullgarinë. Më shumë hollësi sjell zëvendës drejtoresha e Arkivit Rimma Moiseeva.
“Tek ne ruhen 19 negative gjithsejtë, të cilët përbëjnë kuadro të Luftës Ruso-Turke. Kemi gjithashtu dhe 8 albume me 629 fotografi nga po kjo periudhë.”
Një pjesë prej këtyre albumeve erdhën nga arkivi i Pallatit Dimëror në Shën Peterburg.
“Ngjarjet e fotografuara na japin përfytyrim jo vetëm për komandën ruse, por edhe për ushtarët e rregullt nga koha e Luftës Ruso-Turke. Ka të tilla me armatimin dhe fortifikatat e ndërtuara nga ushtarët rus gjatë betejave. Disponojmë fotografi nga ndërtimi i hekurudhave në Bullgari.”
Krahas kësaj fotografitë e albumeve që ruhen në Arkivin Shtetëror Rus japin përfytyrim për betejat, për kalimin e Danubit nga trupat ruse, për luftërat pranë qytetit Nikopoll, në majën Shipka dhe pranë qytetit Pleven.
“Prej tyre grumbullojmë një informacion të plotë për Luftën Ruso-Turke dhe për betejat, që zhvilloheshin në Bullgari – thekson Rimma Moiseeva dhe shton: - Përveç këtyre dokumenteve kemi edhe të tillë për mjekimin e të plagosurve, për spitalet ushtarake. Shumë interesante janë kuadrot të cilët prezantojnë refugjatët turk nga Sofja, arrestimi i ushtarëve turk etj. Ka fotografi, në të cilat ruhen priftërinj ortodoks, liturgji përshpirtjeje, mbledhja e kufomave të ushtarëve të vrarë.”
Një pjesë prej fotografive lejojnë, që të zbulohet e përditshmja e ushtarëve jashtë betejave, kur ata lexojnë letrat e të afërmve ose bisedojmë me njeri-tjetrin. Ato dokumente të çmueshme janë “pjesë e pandarë si e historisë ruse, ashtu edhe e asaj bullgare. Kjo sepse ato fotografi dëshmojnë se si rusë dhe bullgarë luftuan krahë për krahë”, thekson zëvendës drejtoresha e Arkivit Shtetëror Rus për Dokumente të Kinemasë dhe Fotografisë Rimma Mojseeva dhe përfundon: “Ato janë ngjarje, të cilat mbeten përgjithmonë në kujtesën e popullit. Arkivi ynë ruan të vërtetën historike për Luftën Ruso-Turke, e cila është pjesë e historisë sonë të përbashkët.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografitë u siguruan nga Arkivi Shtetëror Rus për Dokumente të Kinemasë dhe Fotografisë
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas tij, ky është një gjetje jashtëzakonisht e rrallë. Koka ndodhej pranë foltores së tempullit dhe..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator, poet, fejtonist, kritik i letërsisë. Ljuben Karavelllovi ishte dhe udhëheqës i Lëvizjes Çlirimtare..
Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..