Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarje me adresë ballkanike

BE-ja mbledh akoma 3 mlrd. euro për Turqinë në lidhje me marrëveshjen për refugjatët

Foto: BGNES

Bashkimi Evropian po përgatitet për lëshimin e akoma 3 miliardë eurosh për Turqinë. Kjo shumë është pjesa e dytë e financimit në kuadrin e marrëveshjes BE-Turqi për ndaljen e lëvizjes së migrantëve në drejtim të Evropës. Komisioneri për çështjet e migracionit Dimitris Avramopullos  tha se Komisioni Evropian i ka përmbushur angazhimet e tij për 3 miliardët e parë. Sipas tij tani mjetet do të sigurohen sipas së njëjtës skeme – nga buxheti i BE-së do të sigurohen 1 miliard euro, vendet e komunitetit do të ofrojnë dy miliardët e tjerë. Sipas marrëveshjes të gjitha migrantët ilegalë, që kanë hyrë në territorin e Greqisë nga Turqia, duhet të kthehen përsëri në Turqi.


Kryqi i Kuq Bullgar dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke krijojnë një depo të  përbashkët të rezervave

Foto: BTA

Gjysmëhëna e Kuqe Turke i dërgoi Kryqit të Kuq Bullgar gjashtë maune me mallra të ndryshme për për deponë në Gorni Llozen (në afërsi të kryeqytetit të Sofjes). Janë dërguar 500 çadra, 4080 batanije, 1500 krevate, 500  sende kuzhine dhe 500 ngrohëse për 2500 persona. Po pritet dërgimi i akoma 500 kompleteve të higjienës. Kjo depo e përbashkët është krijuar në vitin 2016 sipas marrëveshjes ndërmjet Kryqit të Kuq Bullgar dhe Gjysmëhënës të Kuqe Turke. Qëllimi është që këto materiale të mbledhura të mund të përdoren në situata urgjente dhe në raste të fatkeqësive jo vetëm në Bullgari, por edhe në shtetet e tjera të Ballkanit. Po të ketë një situatë të tillë emergjente në regjion Kryqi i Kuq Bullgar do të luajë rolin e qendrës shpërndarëse.


Parlamenti maqedonas miratoi Ligjin për gjuhët 

Foto: BGNES

Parlamenti maqedonas votoi me 64 vota “pro”, pa asvjë votë “kundër dhe asnjë abstenim, Ligjin për përdorimin e Gjuhëve, me të cilin shqipja bëhet gjuha e dytë zyrtare në shtet. Votimi u zhvillua mes tensionesh dhe vetëm në sajë të pranisë së rojeve u shmang përplasja fizike mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së të ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Sipas VMRO-DPMNE-së ligji në fjalë është në kundërshtim me Kushtetutën. Deri tani përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni ishte rregulluar nga Marrëveshja e Ohrit të vitit 2001, sipas së cilës gjuha shqipe e kishte statusin e gjuhës zyrtare vetëm në komunat, ku jetojnë mbi 20% shqiptarë. Numri i shqiptarëve në Maqedoni është rreth një e katërta e popullsisë, d.m.th. 2.1 miliona veta. Presidenti Georgi Ivanov refuzoi të nënshkruajë ligjin e ri, duke cituar argumentet e opozitës, se ai është votuar në mënyrë jokushtetuese dhe me shkelje procedurale.


15 vjet pas vrasjes së Zoran Xhinxhit

Foto: BGNES

Më 12 mars 2003 në qendrën e Beogradit, para ndërtesës së Këshillit të Ministrave u vra kryeministri serb dhe lideri i Partisë Demokratike Zoran Xhinxhiç. Pista më e mundshme e lidh vrasjen e tij me Klanin e Zemunit dhe supozohet se vrasja është kryer me ndihmën e forcave të specializuara (Baretat e Kuqe).


Investime prej 1 mlrd. eurosh për prodhimin e kanabisit në Greqi

Foto: kathimerini.gr

Kompani kanadeze në fushën e farmaceutikës planifikojnë investime për mbjelljen e marihuanës për qëllime mjekësore në Greqi, pasi javën e kaluar Kuvendi grek miratoi ligjin për legalizimin e kësaj veprimtarie, informoi gazeta bullgare “Kapital”. Sipas asaj greke “Kathimerini” pesë kompani janë gati të investojnë më se 1 mlrd. euro për prodhimin e kanabisit në shtet.


Më se 34 000 turistë shqiptarë kanë vizituar Bullgarinë

Foto: tourism.government.bg

Gjatë vitit 2017 turistët shqiptarë në Bullgari kanë qenë më se 34 mijë. Kështu shteti i Ballkanit Perëndimor renditet në vend të 27-të në listën e vizituesve tanë të huaj tek ne. Kjo u bë e qartë gjatë takimit të Ambasadorit të Shqipërisë z. Qirjako Kureta  me Ministren e turizmit Nikolina Angellkova. Mundësitë për zgjerimin e lidhjeve në sferën e turizmit ndërmjet dy vendeve janë akoma më të mëdha, dhe popujt tanë sapo fillojnë të njohin njëri-tjetrin.


U themelua Asociacioni i Teatrove Kombëtare të Ballkanit

Foto: nationaltheatre.bg

Teatri Popullor “Ivan Vazov” dhe pesë teatro kombëtare nga shtetet ballkanike themeluan Asociacionin e Teatrove Kombëtare të Ballkanit. Nënshkrimet nën Memorandumin për krijimin e asociacionit i vënë drejtori i tetarit bullgar  Marius Donkin dhe përfaqësuesit e teatrove nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Sllovenia dhe Rumania. Dëshirë për të bërë të njëjtën gjë kanë deklaruar gjithashtu kolegët e tyre nga Turqia, Serbia dhe Greqia.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD