BE-ja mbledh akoma 3 mlrd. euro për Turqinë në lidhje me marrëveshjen për refugjatët
Bashkimi Evropian po përgatitet për lëshimin e akoma 3 miliardë eurosh për Turqinë. Kjo shumë është pjesa e dytë e financimit në kuadrin e marrëveshjes BE-Turqi për ndaljen e lëvizjes së migrantëve në drejtim të Evropës. Komisioneri për çështjet e migracionit Dimitris Avramopullos tha se Komisioni Evropian i ka përmbushur angazhimet e tij për 3 miliardët e parë. Sipas tij tani mjetet do të sigurohen sipas së njëjtës skeme – nga buxheti i BE-së do të sigurohen 1 miliard euro, vendet e komunitetit do të ofrojnë dy miliardët e tjerë. Sipas marrëveshjes të gjitha migrantët ilegalë, që kanë hyrë në territorin e Greqisë nga Turqia, duhet të kthehen përsëri në Turqi.
Kryqi i Kuq Bullgar dhe Gjysmëhëna e Kuqe Turke krijojnë një depo të përbashkët të rezervave
Gjysmëhëna e Kuqe Turke i dërgoi Kryqit të Kuq Bullgar gjashtë maune me mallra të ndryshme për për deponë në Gorni Llozen (në afërsi të kryeqytetit të Sofjes). Janë dërguar 500 çadra, 4080 batanije, 1500 krevate, 500 sende kuzhine dhe 500 ngrohëse për 2500 persona. Po pritet dërgimi i akoma 500 kompleteve të higjienës. Kjo depo e përbashkët është krijuar në vitin 2016 sipas marrëveshjes ndërmjet Kryqit të Kuq Bullgar dhe Gjysmëhënës të Kuqe Turke. Qëllimi është që këto materiale të mbledhura të mund të përdoren në situata urgjente dhe në raste të fatkeqësive jo vetëm në Bullgari, por edhe në shtetet e tjera të Ballkanit. Po të ketë një situatë të tillë emergjente në regjion Kryqi i Kuq Bullgar do të luajë rolin e qendrës shpërndarëse.
Parlamenti maqedonas miratoi Ligjin për gjuhët
Parlamenti maqedonas votoi me 64 vota “pro”, pa asvjë votë “kundër dhe asnjë abstenim, Ligjin për përdorimin e Gjuhëve, me të cilin shqipja bëhet gjuha e dytë zyrtare në shtet. Votimi u zhvillua mes tensionesh dhe vetëm në sajë të pranisë së rojeve u shmang përplasja fizike mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së të ish kryeministrit Nikolla Gruevski dhe kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi. Sipas VMRO-DPMNE-së ligji në fjalë është në kundërshtim me Kushtetutën. Deri tani përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni ishte rregulluar nga Marrëveshja e Ohrit të vitit 2001, sipas së cilës gjuha shqipe e kishte statusin e gjuhës zyrtare vetëm në komunat, ku jetojnë mbi 20% shqiptarë. Numri i shqiptarëve në Maqedoni është rreth një e katërta e popullsisë, d.m.th. 2.1 miliona veta. Presidenti Georgi Ivanov refuzoi të nënshkruajë ligjin e ri, duke cituar argumentet e opozitës, se ai është votuar në mënyrë jokushtetuese dhe me shkelje procedurale.
15 vjet pas vrasjes së Zoran Xhinxhit
Më 12 mars 2003 në qendrën e Beogradit, para ndërtesës së Këshillit të Ministrave u vra kryeministri serb dhe lideri i Partisë Demokratike Zoran Xhinxhiç. Pista më e mundshme e lidh vrasjen e tij me Klanin e Zemunit dhe supozohet se vrasja është kryer me ndihmën e forcave të specializuara (Baretat e Kuqe).
Investime prej 1 mlrd. eurosh për prodhimin e kanabisit në Greqi
Kompani kanadeze në fushën e farmaceutikës planifikojnë investime për mbjelljen e marihuanës për qëllime mjekësore në Greqi, pasi javën e kaluar Kuvendi grek miratoi ligjin për legalizimin e kësaj veprimtarie, informoi gazeta bullgare “Kapital”. Sipas asaj greke “Kathimerini” pesë kompani janë gati të investojnë më se 1 mlrd. euro për prodhimin e kanabisit në shtet.
Më se 34 000 turistë shqiptarë kanë vizituar Bullgarinë
Gjatë vitit 2017 turistët shqiptarë në Bullgari kanë qenë më se 34 mijë. Kështu shteti i Ballkanit Perëndimor renditet në vend të 27-të në listën e vizituesve tanë të huaj tek ne. Kjo u bë e qartë gjatë takimit të Ambasadorit të Shqipërisë z. Qirjako Kureta me Ministren e turizmit Nikolina Angellkova. Mundësitë për zgjerimin e lidhjeve në sferën e turizmit ndërmjet dy vendeve janë akoma më të mëdha, dhe popujt tanë sapo fillojnë të njohin njëri-tjetrin.
U themelua Asociacioni i Teatrove Kombëtare të Ballkanit
Teatri Popullor “Ivan Vazov” dhe pesë teatro kombëtare nga shtetet ballkanike themeluan Asociacionin e Teatrove Kombëtare të Ballkanit. Nënshkrimet nën Memorandumin për krijimin e asociacionit i vënë drejtori i tetarit bullgar Marius Donkin dhe përfaqësuesit e teatrove nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Sllovenia dhe Rumania. Dëshirë për të bërë të njëjtën gjë kanë deklaruar gjithashtu kolegët e tyre nga Turqia, Serbia dhe Greqia.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..