Deri në fund të qershorit në Parlamentin Evropian do të paraqitet ekspozita “Sinergjia”, kushtuar artit figurativ bullgar. Atje janë përfshirë vepra të autorëve bashkëkohorë bullgarë nga koleksionet e Galerisë Kombëtare të Parlamentit Evropian. Vizituesit mund të shohin veprat e prof. Andrej Daniel, Boris Misirkovit, Georgi Bogdanovit, prof. Stanisllav Pamukçiev etj. Ekspozita është pjesë e aktiviteteve kulturore, të cilat zhvillohen krahas Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së.
Kritikja e artit Nadezhda Xhakova – kujdestarja e ekspozitës, shtoi:
“Që nga janari i vitit 2011 Parlamenti Evropian paraqet ekspozita me vepra arti nga koleksioni i tyre, që të shënojë çdo një prej presidencave të Këshillit të BE-së sipas parimit të rotacionit. Sivjet Bullgaria e kryesoi Këshillin e BE-së për herë të parë dhe deri në fund të qershorit vizituesit do të kenë mundësi të shohin të grumbulluara në një vend vepra të autorëve bullgarë nga koleksioni i Parlamentit Evropian. Gjatë vitit 2011 Parlamenti Evropian bleu vepra të artit bullgar, të cilat janë pjesë e ekspozitës së tanishme. Krahas kësaj na ftuan për të paraqitur edhe vepra të koleksionit të Galerisë Kombëtare.”
Nocionet “sinergjia” dhe “sinergjizmi” përdoren gjerësisht në fusha të ndryshme të shkencës, ekonomisë dhe biznesit. Çfarë inspirojnë veprat e autorëve, të grumbulluara nën emrin “Sinergjia”, këtë na shpjegoi zonja Xhakova:
Si u seleksionuan veprat në ekspozitë?
“Theksi u vu te veprat, të cilat janë lidhur me trashëgiminë tonë kulturore dhe më konkretisht me vendin e njeriut modern në mjedisin që na rrethon. Janë paraqitur autorë, të cilët punojnë në media të ndryshme. Përsëri e kemi këtë sinergjizëm në bashkimin e mediave dhe kulturës. Karakteristike për artin tonë bashkëkohor është se ai u përket disa drejtimeve: fotografia, videoarti, instalimet, pikturimi. Kudo tema kryesore është prania e njeriut sot.”
Çfarë tjetër mund të shohin vizituesit?
“Supozoj se vizituesit do t’i kapin lehtë drejtimet dhe nëntemat e paraqitura në ekspozitë. Njëra prej tyre është vepra e tandemit Misirkov-Bogdanov “Weekend” – një seri fotografish “Weekend, viti 2126”, të cilat paraqitin monumentet tona socialiste, të para nga një brez i ardhshëm. Autorët përpiqen të kuptojnë se si ky brez e trajton të kaluarën tonë. Supozoj se kjo është një temë, e cila do të jetë interesante për vizituesit e Parlamentit Evropian. Sigurisht që kanë rëndësi komentet për të kaluarën tonë të Andrej Danielit. Kemi vepra të Svetllana Mirçevës për alfabetin glagolik, që gjithashtu është me rëndësi për lidhjet ekzistuese mes kulturës bullgare dhe asaj evropiane” – thotë në përfundim kujdestarja e ekspozitës Nadezhda Xhakova.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: multimedia.europarl.europa.eu
Përdorimi i formave të respektit që tregojnë fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e komunikimit tek bullgarët e Shqipërisë janë objekt analize në punën e Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës. Ajo e mblodhi..
Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet bullgare dhe anasjelltas. Kjo tregon ndërveprimin artistik në rritje mes dy vendeve tona, i cili..
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..