Më 3 prill të vitit 1879 Kuvendi Themelues (Kuvendi i parë Popullor pas Çlirimit), që zhvillonte punimet në qytetin Tërnovo, e shpalli Sofjen kryeqytet të Bullgarisë së porsaçliruar.
“Kishte variante të ndryshme se cili qytet të bëhet kryeqytet – Sofje, Tërnovo, Pllovdiv. Nismëtar i idesë që Sofja të bëhet kryeqytet i Bullgarisë ishte profesori Marin Drinov. Një nga shkaqet për këtë ishte, se Sofja shtrihej në qendrën gjeometrike të trojeve etnike bullgare. Marin Drinovi i njihte mirë qytetin, sepse ishte zëvendës guvernator në kohën e guvernatorit të parë të Sofjes së porsaçliruar Pjetor Allabain. Pasi Marin Drinovi nuk ishte deputet në Kuvendin Themelues, propozimin e tij e paraqiti rilindësi Todor Xhavarov” – tregon Zdravko Petrov.
Ai është njeri prej të rinjve të Agjencisë së Ekskursioneve Turistike “Historical Routes Sofia”, megjithëqë për nga profesioni është urbanist. Zdravko Petrovi shpjegon, se Kuvendi Themelues miratoi vendim që Sofja të bëhet kryeqyteti përfaqësiv, ndërsa Tërnovo të mbetet kryeqyteti historik i Bullgarisë. Nuk është e rastit, që pikërisht në qytetin Tërnovo në vitin 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Mirëpo, si dukej Sofja vitet e para pas Çlirimit?
“Me siguri ajo dukej mjaftë ekzotike, laramane dhe interesante, sepse deri atëherë ishte një qytet osman me sokakë të ngushtë me bredha, pa kanalizim. Pak pas Çlirimit për shkak të baltës, që ishte karakteristike për rrugët e qytetit Konstantin Ireçek shkroi, se Sofja është “Venecia bullgare” – kujton Zdravko Petrovi. – Në qytet kishte më shumë minare se sa kisha. Por këtu dukeshin edhe rrënojat e qytetit romak Ulpija Serdika.”
Ndër godinat që ekzistuan në atë kohë ishte edhe Bazilika “Shën Sofia”. Kishte kohë para Çlirimit kur ajo shfrytëzohej si xhami dhe kishte minare, e cila u shkatërrua gjatë një tërmeti. Atëherë xhamia u lë pas dore. Pas Çlirimit godina shfrytëzohej si kullë kontrolluese të zjarrfikësve, shpjegon Zdravko Petrovi dhe vazhdon:
“Qendra tregtare përputhej me zemrën e sotme të kryeqytetit. Në afërsi të xhamisë Banja Bashki nga shekulli XVI ishte tregu i drithërave. Pas Çlirimit kjo pjesë u kthye në rrugën kryesore tregtare të Sofjes të quajtur “Tërgovska”.
Në vitin 1881 princi Aleksandër I firmosi planin e urbanizimit të Sofjes, në të cilin parashikohej që në vendin e sokakëve me dredha të ndërtoheshin rruga të gjata dhe të drejta. Kështu filloi zhvillimi evropian i qytetit.
Ndryshimet e para u bënë në rrugën e sotme me emrin “Moskovska”, e cila para Çlirimit quhej “Orhanijska”. Emri i saj ishte e tillë, sepse ajo çonte në drejtim të qytetit Orhanie, Botevgradit të sotëm, nga ku rusët depërtuan kundër ushtrisë osmane. Kjo ishte rruga, në të cilën trupat ruse hyrën në Sofje. Pas kësaj për nder të tyre rruga u emërua “Moskovska”. Menjëherë pas Çlirimit konaku i vjetër turk, që ngrihej në këtë rrugë u rindërtua në pallat të princit sipas projektit të arkitektit të njohur austro-hungarez Viktor Rumpellmajer.”
Godinat e para, të cilat u ndërtuan pas Çlirimit ishin në stilin e njohur për atë kohë në Evropë neoklasicizëm. Pas vitit 1890 stili që u përhap ishte secesion. Arkitektët e parë të shtetit të ri bullgar ishin të huaj, sepse menjëherë pas Çlirimit në Bullgari nuk kishte arkitektë bullgarë. Lidhur me këtë Zdravko Petrovi tregon:
“Në atë periudhë shumë të huaj erdhën në Bullgari duke parë mundësi të mëdha për punë dhe për zhvillim. Më i fuqishëm në atë kohë ishte ndikimi kulturor austro-hungarez. Një nga arkitektët me kontribut më të madh për rimëkëmbjen e kryeqytetit kishte Fridrih Grjunanger. Disa prej godinave të projektuara prej tij edhe më sot mund të shihen në kryeqytet.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..
"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..
Turizmi rural po bëhet një formë e preferuar rekreacioni, veçanërisht ndër familjet dhe të rinjtë që zgjedhin një mënyrë jetese miqësore me mjedisin dhe duan të minimizojnë gjurmën e tyre të karbonit. Dhe nëse disa vite më parë një pushim në fshat..
Ata kënaqin syrin, plotësojnë dëshirat dhe shërojnë. Mijëra kolona rëre, të vogla e të mëdha, që ngjasojnë me njerëz, bimë apo kafshë mitike, ngrihen në..
Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit, e cila transporton turistët në malin Maljovica në malin Rilla, do të modernizohet në një..