Është Pashka e Madhe! Ngjallja e Zotit Jesu Krisht (ose Pesah – nga gjuha e vjetër hebraike “kalim”) është festa më e madhe e të krishterëve ortodoksë. E quajnë Festën e të gjitha Festave. Ajo konsiderohet ngjarja më e madhërishme në historinë e fisit njerëzor. Kjo është dita në të cilën kremtohet Ringjallja e Birit të Zotit nga bota e të vdekurve. Me vdekjen ai lau mëkatet e njerëzimit ndërsa me ngjalljen u sjelli shpresë njerëzve për jetë pas vdekjes.
Në mbarë Bullgarinë Natën e Ngjalljes kishat ortodokse mbushen me njerëz, të cilët i mbajnë në duart qirinj të ndezur si një simbol i besimit dhe i shpresës. “Në mes të natës në kishë përhapen tingujt e këndimit, dyert hapen dhe procesioni me kryqin kalon përmes kishës dhe dal përjashta” – kështu përshkruan Natën e Pashkës një klerik. Prifti shpall Ngjalljen e Krishtit me fjalët “Krishti u ngjallë!” dhe të gjithë besimtarët iu përgjigjen “Me të vërtet u ngjall!” Pas kësaj të gjithë besimtarët ndezin qirinjtë e tyre nga qiriu të cilin e mban prifti. Besimtarët kthehen në shtëpi me këtë dritë të ndezur si një copës hyjnor. Rituali me ndezjen e qirinjve kopjon riti që kryhet në kishën “Shën Ringjallja” në Jerusalem, në çastin kur Zjarri i Shenj zbret. Aty klerikët presin që të marrin nga ky zjarr dhe të kthehen me të në pikat e ndryshme të botës. Pashka e Madhe kremtohet tre ditë – nga e Diela deri në të Martën. Brenda këtyre ditëve besimtarët drejtojnë lutje për shpëtimin e shpirtrave të tyre.
Ceremonia fetare të dielën e Pashkë së Madhe është solemne. Kjo është dita, në të cilën tërë bota e krishtere është me zemra të mbushura me gëzim. Liturgjia Hyjnore, karakteristike për Pashkën e Madhe, fillon me fjalët “Me paqe le t’i lutemi Zotit...”
Docenti Kostadin Nushev – pedagog në Fakultetin e Teologjisë së Universitetit të Sofjes shpjegon:
“Kjo është festa në të cilët të gjitha simbolet, tërë përjetimi shpirtëror, liturgjia dhe lutjet lidhen me fitoren e jetës mbi vdekjen. Kjo ditë kremtojmë ringjalljen, ngritjen e njeriut te një ekzistencë të denjë. Në plan historik, shpirtëror dhe kulturor zbulojmë me sa rëndësi është kjo ngjarje e krishtere dhe simbolika e saj. Ne bullgarët si të krishterë kemi trashëguar një traditë shpirtërore të lidhur me fenë. Dhe pavarësish në ç’shkallë besojnë dhe respektojnë kanunet kishtare, të gjithë njerëzit e ndjejnë këtë solemnitet të festës. Kjo festë kremtohet në familje dhe ajo lë gjurmë në shpirtin e fëmijëve. Kështu çdo brez i ardhshëm transmeton traditën e besimit dhe gëzimin shpirtëror që sjell festën. Feja e krishtere lidhet ngushtë me besimin në Ngjalljen e Krishtit. Ajo i jep forcë shpirtërore secilit. Siç thotë Apostulli Pavell, në se nuk besojmë në Ringjalljen e Krishtit, pa këtë besim në fitoren e jetës mbi vdekjen, besimi ynë do të ishte i kotë dhe pa përmbajtje. Sot qëndrojmë larg jetës shpirtërore, ndërsa kisha – nga ky përjetim mistik. Mirëpo, dashje ose pa dashje ne jemi të lidhur me të, sepse ai ndryshoi botën dhe perceptimet për jetën. Ngjallja e Krishtit është guri themeltar i kulturës së krishtere dhe i tërë qytetërimit tonë.”
Në lidhje me Pashkën e Madhe Kisha Ortodokse Bullgare u drejton apel tre institucioneve kryesore shpirtërore – familjes, kishës dhe shkollës, të bashkojnë përpjekjet e tyre dhe së bashku të punojnë për arsimimin e vërtetë shpirtëror, kështu që fëmijët të rritin në një mjedis më të qëndrueshëm shpirtëror. Në përfundim docenti Nushev shprehu gëzim nga fakti, “se gjithnjë e më shumë familje të reja me fëmijë iu drejtohen kishës dhe traditave, sepse zbulojnë forcën shpirtërore të besimit”.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..