Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Radioja Kombëtare Bullgare organizoi takim të Mediave Publike të Evropës Juglindore

Sa më e mirë është lidhja midis mediave dhe qytetarëve, sa më pak të ngjarë është që ata të bëhen viktima të presionit politik

БНР Новини

Krahas samitit “BE-Ballkani Perëndimor” në Bullgari u zhvillua edhe takimi i udhëheqësve të mediave publike të 12 shteteve të Evropës Juglindore. Ftesa ishte bërë nga Radioja Kombëtare Bullgare dhe me përkrahjen e Bashkimit Evropian të Radio Televizioneve (EBU).

Снимка

Për Radion Kombëtare Bullgare kjo nuk është thjeshtë një iniciativë strategjike ndërkombëtare” – tha në fjalimin e vet Drejtori i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Aleksandër Velev. Kjo është një mundësi për t’i rifilluar takimet vjetore të mediave publike ballkanike me qëllim vendosjen e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimin më të ngushtë në regjion. 

Снимка

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i EBU-së Noel Curran. Ai theksoi lidhjen e ngushtë të institucionit të tij me mediat publike të vendeve nga Evropa Juglidnore dhe shprehu shpresë se forumi do të kontribuojë për kuptimin më të mirë të nevojave të tyre. “Qëllimi i përbashkët, por njëkohësisht perspektiva unikale e çdo një prej pjesëmarrësve, e pasurojnë bashkimin tonë, siç na frymëzon edhe motoja e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së, e cila është “Bashkimi e bën fuqinë”, tha Curran gjatë hapjes së diskutimit. Qëllimi kryesor i mediave publike duhet të jenë lajmet e vërteta – kështu ato do ta fitojnë besimin e njerëzve. Sfidat kryesore, nga ana tjetër, janë financimi sa më i kufizuar, pranimi i tyre si diçka nga e kaluara, konkurrimi për publik, gjigantet e internetit për shkarkim të përmbajtjes dhe rrjetet sociale. Dhe pavarësisht nga kjo mund të jemi optimistë, të shkëmbejmë përvojë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri, të bashkojmë zërat tanë, kështu që të mund të na dëgjojë bota”.

Pas prezantimeve 5-minutashe të të gjithë përfaqësuesve fjalën e mori Vojislav Raonic nga Mali i Zi. Ai është drejtori i projekteve evropiane për financim 2018-2020 (European Funding Projects) në përkrahje të mediave publike të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Kosova, Republika e Maqedonisë, Mali i Zi, Serbia).

Projekti “Empowering Societies”i prezantuar nga Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve do të diskutohet gjatë qershorit të këtij viti në Tiranë të Shqipërisë. Qëllimi i tij kryesor është të garantojë pavarësinë politike dhe financiare të mediave publike të këtyre shteteve, të ndihmojë reformimin e tyre për arritjen e standardeve profesionale dhe efektivitetin ekonomik, të ndihmojë aktualizimin dhe digjitalizimin e përmbajtjes së programeve. Është me rëndësi të kuptohet domosdoshmëria e mediave publike, të formulohen vlerat e tyre kryesore, ndër të cilat janë universaliteti, pavarësia, dinjiteti, pluralizmi, përgjegjësia, inovacionet dhe të sqarohet misioni i tyre kryesor – t’u shërbejnë njerëzve.

Снимка

Gjatë debateve u bë e qartë, se mediat publike ballkanike kanë nevojë për reformim. Lidhur me këtë Vojislav Raonic theksoi:

Mediat publike janë në krizë. Edhe në politikë që nga vitet 90-të të shekullit të kaluar dominon kultura korporatave, inovacionet teknologjike janë kudo. Ja përse është e domosdoshme që mediat sa më shpejtë të transformohen. Sot gjithçka është në internet. Mediat publike duhet të digjitalizohen dhe njëkohësisht të mbrojnë pavarësinë e tyre dhe cilësinë e përmbajtjes. Nuk ka ndonjë recetë universale. Të gjitha mediat publike kanë përgjegjësi ndaj shoqërisë. Ja përse gazetaria duhet të jetë objektive. Mediat publike i shërbejnë shoqërisë – ky është misioni i tyre e prandaj duhet të kërkojnë balancën. Ata duhet të pranojnë sfidat e sotme dhe të adaptohen ndaj logjikës korporatave, e cila kërkon më shumë efikasitet, teknologji të reja dhe shkurtimin e rrugës nga ideja deri te transmetimi.”

Sipas projektit në fjalë për arritjen e këtyre qëllimeve janë të domosdoshme legjislacion i mirë, subvencionim i qëndrueshëm, menaxhim profesional.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva, Svetllana Dimitrova

Foto: Ani Petrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banica bullgare renditet e treta në një renditje prestigjioze të kuzhinës

Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica (byreku) ka një vlerësim prej 4.5 nga 5 pikë të mundshme. Para pjatës bullgare renditen oferta nga..

botuar më 25-04-15 11.36.PD

Ideja për të pasur orë mësimore mbi virtytet dhe fetë në shkollë shkaktoi një debat të gjerë shoqëror

A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit janë shprehur pikëpamje të ndryshme gjatë javëve të fundit. "Hyrja e një lënde të detyrueshme mbi..

botuar më 25-04-15 7.30.PD

Kopshti "Frymëzim" dhe si të rinjtë me nevoja të veçanta krijojnë një komunitet dhe të ardhme

Një punëtori unike krijuese “Farë Mirësie” do të hapë dyert në Ditën e Dafinës, dhe vendndodhja e saj është edhe më e veçantë – Kopshti “Frymëzim” në Bozhurishte. “Më pëlqen të vij këtu.  Shihni buzëqeshjet e gjithë këtyre njerëzve..., kur jemi..

botuar më 25-04-12 7.30.PD