Presidenti i Turqisë zhvilloi një miting paraelektoral në Sarajevë
Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan mbajti në Sarajevë një fjalim paraelektoral para mijëra shtetasve turq, të cilët erdhën posaçërisht për këtë nga shtete të ndryshme evropiane. Presidenti zgjodhi të kërkojë përkrahjen e tyre për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi më 24 qershor, pikërisht në kryeqytetin e Bosnje e Hercegovinës, sepse shtetet evropiane, ku jetojnë shumë turq – Gjermania, Austria dhe Holanda, i refuzuan të zhvillojë agjitacion paraelektoral në territoret e tyre. Në shenje mirënjohjeje ndaj autoriteteve boshnjake Erdogan e caktoi vendin si “shembull për demokracinë” për shtetet e tjera evropiane, të cilët nuk i lejuan atij të organizojë fushatë paraelektorale aty. Në fjalinë presidenti u bëri apel përkrahësve të marrin pjesë aktive në politikën evropiane si një mënyrë për zbutjen e qëndrimit antiturk në shtetet ku banojnë.
Athina nuk e pranon emrin Republika Ilinditase e Maqedonisë
Qeveria greke shpalli, se vendimi për emrin e Maqedonisë duhet të arrihet në përputhje me propozimet e të dërguarit special të OKB-së Matju Nimic mbi bazë të emrit të përbërë, i cili të përfshijë caktim gjeografik ose kronologjik. Në këtë kontekst emërtimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë” nuk është e pranueshme për Athinën. Pas këtij reagimi Maqedonia e Sipërme dhe Maqedonia e Re prapë kthehen në tryezën e bisedimeve si variantet më të mundshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, komentuan mediat greke. Sipas tyre Athina mund të kthehet te emrat “Maqedonia e Sipërme” ose “Maqedonia e Re”. Përveç këtyre emrave kohët e fundit Matju Nimic ofron edhe “Republika e Maqedonisë së Vardarit”, “Republika Maqedonia e Veriut” dhe “Republika Maqedonia (Shkup)”. Më 24 dhe 25 maj ministrat e jashtëm të Maqedonisë dhe të Greqisë Nikolla Dimtrov dhe Nikos Koxias do të takohen në Nju Jork në praninë e ndërmjetësit.
Mijëra kroatë protestuan kundër aborteve
Afro 10 mijë kundërshtarë të aborteve organizuan në Zagreb “Marsh për jetën”, duke mbajtur parulla “Unë nuk jam zgjedhje, por fëmijë”. Mijëra të tjerë protestuan në Split dhe Rieka. Policia arrestoi më se 20 mbrojtës të të drejtave të grave, të cilët u përpoqën të bllokojnë demonstratat kundër aborteve. Aborti në Kroaci është i ligjshëm deri në javën e 10-të të barrës, në përputhje me një ligj miratuar në vitin 1978. Vjet Gjykata Supreme e vendit hodhi poshtë apelet për ndalimin e aborteve. Në të njëjtën kohë ajo rekomandoi, që parlamenti të miratojë një ligj të ri për abortet duke evidentuar, se legjislacioni në fuqi është i vjetruar. Mbrojtësit e të drejtave të grave kanë frikë, se kjo mund të bëhet shkak për ligje më restriktive, të cilat do të bëjnë që aborte të bëhen më vështirë.
Presidenti serb nuk është optimist për Kosovën
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç pranoi, se nuk është optimist përsa i përket zgjidhjes së problemit me Kosovën. Në një intervistë për botimin spanjoll “El Pais” ai komentoi, se kjo çështje nuk është e lehtë për zgjidhje, sepse edhe tani ka shumë urrejtje. Serbia do të vazhdojë të bëjë përpjekje për gjetjen e kompromisit, theksoi zoti Vuçiç në intervistë. Në të njëjtën kohë ai shtoi, se nuk mund të garantojë që edhe pala tjetër do të bëjë po këtë.
Presidenti malazez bëri be, opozita e bojkotoi
Millo Xhukanoviç u betua si president në Cetine dhe zyrtarisht hyri në detyrë. Kreu i porsazgjedhur i shtetit tha, se do t’ia kushtohet mbrojtjes së pavarësisë dhe sovranitetit të Malit të Zi dhe afirmimit të tij si një shtet civil, demokratik, ekologjik, shoqëror, bazuar mbi superioritetin e ligjit. Në ceremoni u ftuan anëtarët e qeverisë, klerikë, rektorët e universiteteve, anëtarë të korpusit diplomatikë, atashe ushtarake, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare. Opozita e bojkotoi betimin.
Përpilues: Stoimen Pavllov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3 dhjetor shënohen 65 vjet nga nënshkrimi i Traktatit të Antarktidës. Veprimtaria, që do të mbahet në..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..