Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Homage to Ella Fitzgerald” – një projekt i ri i këngëtares Hillda Kazasjan

БНР Новини
Foto: BGNES

Në vitin 2017 mbarë shoqëria botërore muzikore shënoi tre përvjetorë – 100 vjet nga lindja e këngëtares Ella Ficxherralld, е trumbetarit Dizli Gilespi dhe е pianistit Telloniës Monk. Kjo u bë shkak që shumë muzikantë në shenje respekti të rikrijojnë, sipas përfytyrimeve, kompozimet e tyre të përjetshme. Projekti i ri i këngëtares Hillda Kazasjan “Homage to Ella Fitzgerald” është sfida e radhës muzikore i hedhur asaj nga talenti i kësaj këngëtare amerikane xhaz.

Projekti përmban 12 prej këngëve të saj me popullaritet më të madh, të cilat Hillda Kazasjan prezanton bashkë me muzikantët Hristo Jocov (bateri) dhe Dimitër Karamfillov (kontrabas). Për këtë se si lindi ideja, vet këngëtarja rrëfen:

Këtë ide e provokoi këngëtarja Mirosllava Kacarrova – organizatore e festivalit më të mirë xhaz tek ne Pllovdiv Xhaz Fest. Atëherë për herë të parë prezantova një program kushtuar përvjetorit të lindjes së këngëtares Ella Ficxheralld. Zakonisht punoj me muzikantët Hristo Jocov dhe Dimitër Karamfillov, por në Pllovdiv Xhaz Fest e prezantova programin me JP3 (Zhivko Petrov – piano, Veselin Veselinov – Eko – bas dhe Dimitër Semov – bateri). Pasi Hristo Jocovi e dëgjoi incizimin e koncertit vendosëm të bëjmë një album të tërë dhe të realizojmë një turne duke prezantuar këngët. Kështu krijuam një projekt, i cili si aranzhim dallohet nga të gjithë të deritanishme. Hristo Jocov dhe Dimitër Karamfillov bënë aranzhime shumë origjinale të këtyre këngëve aq të njohura të këngëtares Ella Ficxheralld.

Për promovimin e albumit Hillda Kazasjan tregon:

Në fakt ky është albumi im i parë në të cilin këngët janë në stilin xhaz. Vet muzika predisponon që secili nga muzikantët të ketë një liri dhe të japë nga vete më të mirën. Për koncertet tona zgjodha prapë salla teatrore. Turneu përshfin qytetet Burgas, Pllovdiv, Stara Zagora, Dobriç, Varna, Ruse. Muajin shtator kemi ndërmend ta prezantojmë albumin edhe në Festat e Artit “Apollonija” në amfiteatrin në Sozopoll.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kristina Donçeva

"Te dua"

Dashuria – frymëzimi kryesor për shumë artistë – i dha shtysë Kristina Donçevës për këngën e saj “Të dua”. Ajo është gjithashtu autore e muzikës dhe tekstit, duke treguar një histori shumë personale. Fjalët i erdhën Kristinës në vitin 2018 në formën e një..

botuar më 25-01-27 6.20.PD

"Tears Of Heaven"

Një kombinim i ritmeve house dhe tekno, i linjave të thella të basit, i melodive dhe harmonive magjepsëse, muzikës së bukur pop dhe vokaleve autentike etno - kjo është muzika e dyshes The KHANS. Ata janë Petër Aleksiev - kompozitor dhe producent, dhe Atanas..

botuar më 25-01-24 6.15.PD

"Engjëjt mes nesh" mbledh këngë të panjohura të këngëtares Vanja Kostova

Vanja Kostova me zërin e saj engjëllor nuk është më me ne, por muzika e saj është këtu, ende e fortë, e sinqertë dhe e gjallë. Djali i Vanja - këngëtari Bojan Mihajllov - tani prezanton 15 nga këngët e saj të pa publikuara në një album "qiellor"...

botuar më 25-01-23 8.10.PD