Në vigjiljen e festës më të madhe të kulturës bullgare 24 maj Ministria e uulturës, e përfaqësuar nga Ministri Boill Banov, dorëzoi çmimet shtetërore “Shekulli i Artë”. Sipas traditës ceremonia u zhvillua në Galerinë Kombëtare “Pallati” , në ambientin e saj të bukur e plot me kryevepra të artit bullgar të Rilindjes dhe të epokës moderne. Pesë krijues në fusha të ndryshme të jetës sonë shpirtërore u dekoruan me çmimin më të madh të Ministrisë së kulturës për kontributin e tyre në zhvillimin e artit dhe kulturës bullgare. Ata ishin Asen Shopov nga Teatri dramatik i qytetit Dimitrovgrad, dirigjenti i shquar koral akademik Valentin Bobevski, poeti dhe publicisti Petër Andasarov, profesori Svetllozar Donev – regjisor dhe drejtor shumëvjeçar i Teatrit muzikor “Stefan Makedonski” dhe prima balerina docentja Kalina Bogoeva.
„Përsëri do të tregojmë se jemi këtu, se ekzistojmë, se kultura e Bullgarisë është forcë zhvillimi, se ajo vazhdon të lindë talente të mëdhenj. Dhe pasi që rrethi i jetës është i pashmangshëm, ju ftoj të mbajmë një minutë heshtje në nderim të këngëtares së madhe operistike Hristina Angellakova, e cila ndërroi jetën në moshën 73-vjeçare.” – bëri thirrje në fillimin e ceremonisë Ministri Boill Banov.
Sipas traditës shenjën e nderit “Shekulli i Artë” (ajo është vula e artë e mbretit Simeon i Madh), e morën dhjetëra persona që punojnë në dega të ndryshme të kulturës dhe të shkencës. Ndër ta mund t’i përmendim emrat e aktores Sllava Raçeva, udhëheqëses së Korit të Djemve të Sofjes Andriana Bllagoeva, këngëtareve popullore Zllatka Stavreva, Ollga Borisova dhe Kalinka Vëllçeva.
Shenjën e nderit “Shekulli i Artë” e mori gjithashtu violonçelisti i ri Atanas Krëstev – pedagog në Akademinë Muzikore Kombëtare. „Ka kuptim që një muzikant i ri të mbetet për të punuar në shtetin e tij” – tha ai dhe vazhdoi:
„Për mua ky çmim është një arsye që të vazhdoj të punoj. Qëllimi im është që të provokoj vëmendjen e njerëzve, prej të cilëve varrën parat, që lëshohen nga buxheti shtetëror për kulturë. Për shkak të financimit të pamjaftueshëm bullgarët më të talentuar zgjedhin të vazhdojnë rrugën e tyre jashtë Bullgarisë. Ne, të cilët mbetemi këtu, duhet të punojmë shumë për të krijuar kushte të përshtatshme për realizimin e muzikantëve të talentuar. Misioni im personal është të vazhdoj shkollën e violonçelit të krijuar nga babai im Anatolij Krëstev. Ky është kuptimi i jetës sime dhe kjo është gjëja që më bën të lumtur.”
Në fundin e vitit të kaluar UNESKO-ja regjistroi në listën e praktikave më të mira botërore institucionin e “vatrës bullgare të kulturës”. Në lidhje me festën 24 maj (dita bullgare e arsimit dhe kulturës), me shenjën e nderit “Shekulli i Artë” u dekorua dhe Asparuh Vangellov, i cili është ndër njerëzit me kontribut më të madh për zhvillimin e vatrave të kulturës. Pavarësisht se është 90-vjeçar ai vazhdon të punojë në vatrën e kulturës së lagjes Krasno Selo në Sofje dhe të shkruajë vargje. „Në themelin e muzikës qëndron poezia dhe nëpërmjet saj ne pasqyrojmë shpirtin e epokës” – tha Asparuh Vangellov dhe vazhdoi:
„Për të pasur fuqi morale, ne kemi nevojë për vlera. Ne kemi nevojë dhe për përgjegjësi – të mos harrojmë se secili e mban përgjegjësinë e vet për të ardhmen tonë të përbashkët. Bota është plot me konflikte dhe kërcënime dhe vetëm me anë të vlerave morale ne mund të vazhdojmë ekzistencën tonë në këtë botë, të vazhdojmë të jetojmë në harmoni me njëri-tjetrin.”
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: Gergana Mançeva
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një..