Fondacioni “Shën Nikolla Çudibërësi” nga Dobriç ka një histori 20 vjeçare. Projekti i tij “Kopshti i mrekullueshëm” startoi vitin e kaluar me grumbullim mjetesh. Organizohen dy iniciativa bamirëse, disa bamirës, si për shembull shkrimtari dr. Hasan Efraimov, sigurojnë mjete, ndërsa fondacioni fitoi gjithashtu çmimin e një banke me përmasë 5 mijë leva. Qëllimi është një – krijimi i një serre, ku të rinjtë me probleme psikologjike mund të punojnë dhe mësojnë profesione të ndryshme. Bashkia e Dobriçit ka premtuar se vjeshtën do të sigurojë një terren prej 3 dynymësh për ndërtimin e një serre, por vullnetarët e fondacionit nuk mund të presin. Kështu lindi ideja për “Kopshtin e Mrekullueshëm” në çatinë e Qendrës për Shërbime Sociale.
“Kjo ishte një aventurë e vërtetë – thotë Kryetarja e fondacionit Maria Metodieva. – Sepse ne nuk i kultivojmë lulet në kushtet e domosdoshme, por nuk kishim dhurim të prisnim akoma gjysmë vit. Filluam t’i mbjellim në çati dhe kjo na bëri të njohur. Kushtet meteorologjike nuk janë të mira – në mbrëmje është e ftohtë, kurse ditën ka diell, bie shi...”
Çfarë është qëllimi i projektit?
“Që prej 20 vitesh ne punojmë me një grup të veçantë fëmijësh dhe të rinjsh me të meta intelektuale – na përgjigjet Maria Metodieva dhe po vazhdon: Në Qendrën për Shërbime Sociale, në çatinë e së cilës i rritim lulet tona, zhvillohen tri veprimtari të ndryshme. Qëllimi ynë është të krijojmë vende pune për njerëzit tanë, kështu qe të gjithë të mund të punojnë. Shpresoj se do t’i përgatisim dhe më të mirët do të mund të punojnë pas kësaj edhe në firma të tjera, që merren me gjelbërim. Disa prej tyre mund t’u sigurojmë punë për 4, ose 2 orë, disa të tjerë mund të vijnë tri herë në javë, që të punojnë”.
Ja më shumë hollësi për “Kopshtin e Mrekullueshëm” në çati nga Maria Metodieva:
“Aktualisht kultivojmë 9 bimë njëvjeçare, si begonia, tagetes, ageratum, thënë me fjalë të tjera – lule shumë të bukura. Arritëm një bum të vërtet në rrjetet sociale. Jemi shumë të njohur, dërgojmë pako në tërë vendin, madje kemi realizuar shitje nëpërmjet një kompanie ndërlidhëse. Tregu i fermerëve në Dobriç i blen lulet tona, kemi marrëveshje me një kooperativë në qytetin Varna – i përdorim të gjitha mënyrat e mundshme për t’i shitur lulet tona.”
Pse projekti e ka emrin “Kopshti i mrekullueshëm”?
“Sepse ky është emri më i përshtatshëm – përgjigjet me bëzëqeshje Maria dhe shton: Pasi e zgjodhëm këtë emër mrekullitë filluan menjëherë. Lulet tona janë jo më pak të bukura nga ato të profesionistëve. Ka interes të madh ndaj prodhimit tonë. Na kërkojnë për shkak të vetë projektit social. Së pari na kërkuan nga Bullgaria Jugore, pikërisht nga vendi, ku janë serrat e vërtetatë luleve. Njerëzit i blejnë lulet tona, na përkrahin dhe na besojnë.”
A mund ta ndryshojë njeriun një lule?
“Ne shpresojmë se duke e ndryshuar vendin tonë të vogël, do ta ndryshojmë jo vetëm mjedisin, por edhe fatin e një njeriu, ndërsa duke e ndryshuar fatin e tij, ne e ndryshojmë edhe botën” – u përgjigj Maria.
Sot lulet e “Kopshtit të Mrekullueshëm” në çatinë e Qendrës për Shërbime Sociale në Dobriç, të kultivuara nga njerëzit me probleme shëndetësore, udhëtojnë deri në Angli, Turqi dhe Izrael.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: arkiv personal
Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të konkurrencës së ashpër dhe për zhvillimin pozitiv të shoqërive tona. Kështu deklaroi kreu i shtetit Rumen..
Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë në prodhim. Pas protestave masive bujqësore në të gjithë BE-në që nga fillimi i vitit, fermerët po..
Interesi për të studiuar jashtë te të rinjtë bullgarë po rritet - me 30% më shumë krahasuar me një vit më parë, dhe numri i studentëve që largohen për vitin akademik 2024-2025 është rritur me rreth 11%. Kështu ka thënë për programin “Hristo Botev”..
Fermerët në Europë vazhdojnë të përballen me vështirësi dhe sprova të mëdha, si në treg ashtu edhe për shkak të ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndikojnë..
Bullgaria mbetet e përkushtuar ndaj misionit të përbashkët të zhvillimit të potencialit të shkencës në mbështetje të paqes në një botë të..