Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ditа е dhuruesit në Muzeun Kombëtar “Toka dhe njerëzit”

БНР Новини

Muzeu Kombëtar “Toka dhe njerëzit “ në Sofje është krijuar gjatë vitit 1986 në sajë të dhurimeve bujare të 90 shkencëtarëve bullgarë dhe të huaj, intelektualëve, koleksionuesve dhe 65 institucioneve dhe firmave. Fillimi është vënë një vit më përpara, kur Ilia Delev - kërkuesi dhe koleksionuesi i vetëm në botë i kristaleve gjigante, dhuron koleksionin e vet me kushtin e vetëm – që ai të mbetet në Bullgari.

Снимка
Ky koleksion është gjë unikale
– tregon Petko Petrovi nga muzeu “Toka dhe njerëzit”. Në fakt, koleksioni i tregtarit të mineraleve  Ilia Delev është ndarë më dy. Njëra pjesë bie në Paris për shkak të një marrëveshjeje tregtare, tjetra është në Sofje. Dhe kaq. Më shumë koleksione prej kristaleve gjigante nëpër botë nuk ka. Nuk ka rëndësi sesa i pasur është shteti dhe sa i pasur është muzeu - thjesht nuk ka. Në shumë muze mund të shikohet nga një kristal, dy kristale, gjithsej 3 kristale gjigante, por të shikoni në një vend afro 100, siç janë në muzeun tonë -kjo është një gjë e rrallë.

Kristalet gjigante të Ilija Delevit
Një nga koleksionet më të vlefshme historike në muze është ai i dhuruesit Petër Tranteev që është një tregim i  vërtetë për jetën e perlave të shpellave, të prezantuar në mostrat minerale.

Koleksioni i  perlave shpellore të Petër Tranteev
Petër Tranteev është një legjendë në shpeleologjinë bullgare. Ai nuk është thjesht njeri, i cili ka mbledhur diçka dhe ka krijuar koleksion, ai në praktikë është në themelin e krijimit të speleologjisë bullgare. Akoma që në vet fillimin ai dhe speleologë të tjerë kanë filluar të krijojnë regjistër të shpellave me një harta të sakta, dhe kjo në një nivel shumë të lartë shkencor. Koleksioni nuk është vetëm kjo e cila është e paraqitur në vitrinat. Ne i ruajmë shënimet, ditarët, hartat, dhe të gjithë punën e speleologëve bullgarë - tregon Petko Petrov.

Kopje e draftit të letrës së gjeologut të parë bullgar Gjeorgji Zllatarski. Lartësimatësi i profesorit Gjeorgji Bonçev - një nga krijuesit e gjeologjisë në Bullgari.
Që nga viti 1987 më 19 qershor festohet Dita e dhuruesit të muzeut. Çdo vit hapet ekspozita “Eksponatet e reja”, kurse në një ceremoni festive u jepen certifikata falënderimi dhe mirënjohjeje dhuruesve të muzeut. Çfarë mund të shikohet në ekspozitën e sivjetshme?

Снимка
“Gjëja e parë e cila e tërheq vëmendjen në këtë ekspozitë, janë disa gurë të mëdhenj të zinj. Mbase në fillim nuk bëjnë përshtypje, por në fakt ata janë meteoritë. Deri tani nuk kishim një koleksion të tillë, kishim vetëm meteoritë fare të vegjël sa një thua – ekzemplare nga Çeljabinsku i Rusisë. Kurse tani e kemi këtë dhurim nga Gjeorgji Penevi, dhe jemi shumë krenarë se kemi një koleksion të tillë me meteoritë kaq të mirë. Në Bullgari kanë rënë vetëm 5-6 meteoritë dhe këta nuk janë bullgarë, por janë ekzemplarë të shkëlqyer
.

Снимка
Një eksponat tjetër interesant është hialofani nga “Busovaça” në Bosnjë dhe Hercegovinë, i dhuruar nga koleksionuesi –adhurues Branisllav Pashaliç nga Serbia. Ky është një nga ekzemplarët më të mirë të hialofanit. Branisllav shpesh merr pjesë në bursat për minerale, të organizuara nga muzeu ynë. Marrëdhëniet tona të mira me të u materializuan me këtë ekzemplar nga vendi ku ndodhen hialofanet më të mira, tregon Petko Petrov.

Hialofan. Dhurim nga Branisllav Pashaliç - Serbi
Një dhurues shumë i respektuar i muzeut “Toka dhe njerëzit”, i cili po kështu merr pjesë në ekspozitën “Eksponatet e reja” është Igor Pekov nga Moska. Ai është mineralogë i shquar, i cili ka zbuluar për shkencën botërore afro 200 minerale të reja.

“Gjithmonë, kur nga minerali ka më shumë – jo vetëm një copë të vogël, Igor Pekov i dhuron mostra Muzeut Mineralogjik “Fersman” në Moskë, Muzeut Gjeologjik i Vernad-it në Moskë dhe muzeut “Toka dhe njerëzit”, tregon bashkëbiseduesi ynë. Ai na ndihmon të renditemi ndër muzetë botërore dhe nuk ka sesi të mos të gëzohemi. Çdo herë, kur vjen këtu, ai sjellë jo nga 2-3, por nga 10-15-20 minerale të reja, jo thjesht të reja dhe të sapo zbuluara.

Mostrat prej autori. Lloje të rralla mineralesh. Dhurim nga Igor Pekov - Moskë
Jo rastësisht  Muzeu Kombëtar “Toka dhe njerëzit” është i quajtur “ tempulli i donatorëve – me krenari tregon zoti Petrov. Shumë njerëz kanë punuar dhe kanë bërë përpjekje të shumta, që muzeu të bëhet këtë që është sot. Donatorët janë tanimë afro 1000, kurse eksponatet e muzeut shtohen vazhdimisht.

Kemi një vitrinë të tërë të bërë me ndihmën e shokëve tanë nga Facebook-u. Kishte një periudhë, në të cilën koleksionimi i mineraleve  isjhte diçka e panjohur dhe kishte vetëm pak njerëzit, të cilët merreshin me këtë. Por tanimë kemi disa grupe në Facebook dhe me pjesëmarrësit e tyre kemi kontakte shumë të mira. Për disa prej tyre është thjesht një krenari të tregojnë për mostrat e tyre të dhuruara muzeut “Toka dhe njerëzit”.

Vitrina e miqve nga Facebook-u në muzeun “Toka dhe njerëzit”
Kurse krenaria ynë është të mund t’i ekspozojmë. Natyrisht, këto eksponate janë nga Bullgaria dhe kjo është shumë mirë, mendon Petko Petrov, sepse këtu, në malet tona, po kështu ka gjëra interesante.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Desisllava Semkovska




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dashuria dhe vëmendja janë çelësi i suksesit në shkollën bullgare të së dielës në Larnaka

Me gjallërinë, disponimin dhe ngjyrat rinore të tyre, nxënësit e shkollës bullgare të së dielës “Dr. Petër Beron” sollën frymë rinore gjatë vizitës së tyre në Radion Kombëtare Bullgare. Ata kishin ardhur nga Larnaka. Grupi nga Qiproja, i përbërë nga 16..

botuar më 25-11-03 7.15.PD

Pikturo me dritë dhe kontrollo robotët në muzeun e ri të Sofjes!

Sofja ka fituar një parajsë të re kulturore. Phenomena është muzeu i parë në Bullgari i dedikuar lidhjes midis shkencës dhe artit. Hapësira paraqet zbulime shkencore, teknologji, inxhinieri, art dhe matematikë në frymën e arsimit STEAM (Science,..

botuar më 25-11-02 7.05.PD
Foto: Shkolla Shën Kirill dhe Metodij në Athinë

Në Athinë po diskutohet lidhja midis inteligjencës artificiale dhe mësimdhënies

"Ne nuk mund të ikim nga teknologjitë bashkëkohore, por duhet të mendojmë si mund të përdorim inteligjencën artificiale në mënyrë që të përmirësojmë cilësinë e arsimit pa humbur kontaktin njerëzor" – tha në një intervistë të veçantë për Radio Bullgarinë..

botuar më 25-10-31 8.00.PD