Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Muzeun e tekstilit në qytetin Sliven akoma punojnë makina që janë simbol i ngritjes sonë të dikurshme industriale

БНР Новини

Ekziston një faqe е historisë bullgare gjatë periudhës së Rilindjes, e cila shumë saktë prezanton etjen e bullgarit për prosperitet ekonomik dhe shpirtëror. E çuditshme për shumë njerëz, por industrializimi në Bullgari fillon larg përpara Çlirimit tonë nga zgjedha turke. Fillimi i Bullgarisë industriale është lidhur me endësin Dobri Zheljazkov nga qyteti Sliven, i cili ka themeluar gjatë viteve 30 të shekullit të 19 fabrikën e parë të tekstilit në Ballkan.

Снимка

Dobri Zheljazkov ka qenë i njohur me faktin se, vazhdimisht është përpjekurtë optimizojë procesin e punës në zanatin e tij. Ai është nisur për në Rusi si tregtar, por aty për një kohë shumë të shkurtër ka mësuar të gjithë procesin e prodhimit të tekstilit. Me shumë vështirësi ai ka mundur të marrë skemat e makinave për prodim. Pas kthimit të tij në qytetin Sliven, ai e ka kthyer shtëpinë e vet në punishte dhe menjëherë ka vënë në praktikë e mësuara. Në sajë të mekanizimit të pjesës më të madhe të procesit, puna e tij ka nisur, kurse lajmi për veshjet e tij “evropiane”shumë shpejt ka arritur deri tek sulltani Mahmud II. Sulltani bile ka lëshuar një ferman gjatë vitit 1836, me të cilin u legalizua fabrika e parë bullgare dhe që atëherë Dobri Zheljazkov hyn në histori me nofkën “Fabrikaxhiu”.

Godina e muzeut dhe monumenti i Dobri Zheljaskovit

Këto ngjarje janë pjesa më e rëndësishme nga e kaluara e qytetit Sliven. Ato janë të treguara me hollësi, me dokumente dhe fakte në Muzeun e industrisë së tekstilit. Vendi është unik për vendin tonë, sepse çdo vizitor mund t'i prekë tezgjahët më të vjetër për endje dhe punim, të njohur në përgjithësi në historinë e njerëzimit.

Снимка

Këtu bëjnë takim shkenca dhe arti, kurse mes eksponateve të cilat mbahen mend më shumë është makina e punuar nga Gjeorgji Mitovi gjatë vitit 1977për krijimin e fijës me nyja të vogla që pas endjes duket më voluminoze dhe e cila еdhe sot përdoret në të gjithë botën.

Muzeu tanimë është 32 vjeçar. Ai është pjesë nga Muzeu Politeknik Kombëtar në kryeqytet dhe ka për qëllim të prezantojë në mënyrë dinamike teknikën e tekstilit, përmes demonstrimeve para publikut, në të cilat marrin pjesë edhe vizitorët” – thotë Toni Dimitrova kuratore në Muzeun e industrisë së tekstilit në qytetin Sliven:

Снимка

Në vet ekspozitën është paraqitur një pjesë nga kontributi bullgar në këtë lloj teknologjish. Një nga eksponatet, në të cilin kryhen demonstrime është vegja automatike për endje “Jantra” – një shpikje bullgare.

Снимка

Noviteti tjetër vendas është makina për fije të posaçme të shpikësit Gjeorgji Mitov. Fondi i Mitovit përfshi dhe makinën e tij të parë, e cila është treguar për herë të parë në Panairin e Plovdivit, gjendet në muzeun tonë. Në këtë mënyrë tekstili është kthyer në një pjesë të pandarë nga historia dhe zhvillimi i qytetit Sliven. Këtu pothuajse çdo një familje e dytë është lidhur me tekstilin. Të shumtë janë ata të cilët e kanë përfunduar shkollën e tekstilit - shkolla e parë profesionale në përgjithësi në Bullgari. Në qytetin tonë punojnë disa nga ndërmarrjet më të mëdha të tekstilit në vend dhe nuk ka sesi Muzeu i tekstilit të mos e tregojë këtë.

Снимка

Vet fakti, se bile në kohën kur nuk kemi pasur një shtet më vete, banuesit e qytetit Sliven gjejnë mënyrë të venë fillimin e industrializimit, na bën të ndryshëm. Ne e përcaktojmë veten si njerëz përparimtarë, shikojmë në të ardhmen dhe arrijmë të mbijetojmë në rrethana të vështira” – thotë Toni Dimitrova:

Mundohemi që t'i mirëmbajmë eksponatet në muze "të gjalla" - d.m.th. të tregojmë sesi punohet me to. Për çdo një eksponat mund të flitet shumë,ai ka historinë e vet personale dhe vendin e vet në të kaluarën e zhvillimit të shkencës dhe të teknikës këtu. Mënyra, në bazë të së cilës janë paraqitur këto makina të ndërlikuara të mëdha, me elemente të shumta, gërshetojnë fije në një mënyrë të komplikuar – kjo e tërheq vëmendjen e publikut.

Снимка

Tek ne është e ndryshme, ka shumë zhurmë, eksponentët lëvizin, trokasin, kurse vizituesit qëndrojnë pa marrë frymë dhe me sy të zmadhuar e të hapur” – thotë Toni Dimitrova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Kombëtar i industrisë së tekstilit dhe bulgariatravel.org



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bansko, pistat e skive hapen akoma në Ditën e Shën Nikollës

Sezoni i dimrit në Bansko fillon më herët këtë vit . Zona e skive hapet akoma më 6 dhjetor 2024. Të gjitha pistat do të funksionojnë përveç Çalin Vallog dhe rrugës së skive për në Bansko. Pistat jane te rregulluara dhe ne gjendje shume te mire. Deri më 19..

botuar më 24-12-06 9.42.PD

Pistat në pushimoret malore Borovec, Bansko dhe Pamporovo janë të mbuluara me borë para sezonit të ri

Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..

botuar më 24-12-03 12.53.MD

Liqenet Çairski janë si një “superhero” për natyrën

Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..

botuar më 24-12-03 7.20.PD