A e mbani mend historinë për Princin e Vogël, i cili mësoi nga dhelpra ç’do të thotë të lidhesh me dikë. “Për mua ti aktualisht je vetëm një djalë, i cili u ngjan qindra djemve të tjerë. Dhe unë nuk kam nevojë për ty. Dhe ti nuk ke nevojë për mua. Por, nëse do të me zbutësh, ne do të jemi të nevojshëm njeri për tjetrin” – thotë dhelpra në romanin e Saint-Exupéry-t. Filozofinë e personazheve të këtij libri të “të gjitha kohërave” e ka lexuar dhe rilexuar disa herë krijuesi i biçikletave prej druri për fëmijë “Dhelpërushja”. Çavdar Çotovi është 35 vjeç dhe thotë se gjatë çdo udhëtimi të tij jashtë shtetit, e blen librin e famshëm të Saint-Exupéry-t që të ketë në gjuhë të ndryshme.
Çavdari është një përfaqësues tipik i brezit të ri të bullgarëve, që nuk ankohet për rrethanat në vendin tonë, por kërkon vazhdimisht mundësi të reja dhe me idetë e veta fiton miq dhe bashkëmendimtarë. Ëndrra për punishte të vet, ku të krijoj gjëra të bukura dhe origjinale me duart e veta, ai e ka që nga fëmijëria. Vet ka zgjedhur formën dhe konstruksionin e biçikletave prej druri për fëmijë, të cilat i ka quajtur “Dhelpërushja”. Ato janë të destinuara për fëmijë deri në moshën 6 vjeç dhe përveç se janë të bukura dhe argëtuese, e ndihmojnë fëmijën të formojë ndjesi për qëndrueshmëri dhe baraspeshë. “E përfundova projektin tim “Dhelpërushja” në vitin 2015, atë vit e ngrita dhe punishten, ku po thuaj 80% prej biçikletave i bëjë me punë dore” – tregon Çavdar Çotovi dhe shton:
“Në kushtet e improvizuara të shtëpisë përpunova biçikletën e parë “Dhelpërushja”. Ajo pësoi disa ndryshime dhe modifikime që të arrijë në variantin në të cilin është sot, ndryshime do të ketë edhe në të ardhmen, që do të jenë të orientuara në zgjerimin e mundësive të biçikletës për fëmijë. Çështja për sigurimin e jetesës nëpërmjet punës me dorë është pak e ndërlikuar për shkak të prodhimtarisë së këtij lloji veprimtarie dhe çmimit që duhet të jetë në përputhje me parimin e tregut, mbi të cilin mbështetet ekonomia jonë. Këtu vihet re një mospërputhje midis mundësive fizike të prodhimit dhe çmimit përfundimtar, i cili nuk është i ulët, në krahasim me artikujt për fëmijë që prodhohen në fabrikë. Por është i justifikuar nga pikëpamja e cilësisë dhe mundimeve që nevojiten për prodhimin e sa. Në këtë moment variantet për ne janë dy - njeri është të ruajmë formatin e punës me dorë dhe të plotësojmë buxhetin me veprimtari anësore. Varianti tjetër është prodhimi në seri – gjë që e bëjnë shumica e prodhuesve. Ai lejon për rritjen e volumit të produkteve, por humbet individualiteti.
Tashmë vit të dytë përpiqem të mbledh njerëz të përshtatshëm në ekipin tim, me të cilët të ruajmë individualitetin e secilës biçiklete ose të serive të vogla, që të vazhdojë të jetë biçikleta jone mjaft origjinale, por të rritim disi prodhimtarinë e punës. Vështirësitë nuk janë të kushtëzuara nga lokacioni ynë gjeografik, por nga vet artikulli, të cilin ne përpiqemi të prodhojmë. Nuk mendoj, se është më lehtë një veprimtari e tillë të zhvillohet dhe të sjellë të ardhura në ekonomi të tjera më të zhvilluara, për shkak te faktit, se prodhimtaria nuk është e lartë. Që të kalohet në prodhim në seri, investimet do të jenë të mëdha – për mekanizim dhe nevojitet një ekip i fortë dhe strategji e mirë e marketingut. Procesi është i ngadaltë dhe nuk është fare i lehtë.”
Çavdar Çotovi është i bindur, se nëpërmjet biçikletës për fëmijë “Dhelpërushja” shtyn fëmijët dhe prindërit e tyre të dalin më shpesh në park dhe në mes të natyrës dhe të mos harrojnë, se përveç dëfrimeve para kompjuterit, ka dhe mënyre tjetër më të shëndetshme për kalimin e kohës së lirë – në ajër të pastër jashtë shkollës dhe shtëpisë.
“Unë jam njeri kërkues, shpesh ka ndryshuar profesionet dhe specialitetet që kam studiuar. Kam mbaruar gjimnaz me gjuhë të huaja, kam qenë student në Universitetin e Sofjes në degën “Ekonomia ndërkombëtare”, kam studiuar “Indologji”... Kam punuar si tregtar dhe mësues të skive, që më dha më shumë dashuri ndaj fëmijëve. Aktualisht merrem me shkrimin e programeve për makinat të përpunimit të drurit me drejtim kompjuterik. Vazhdimisht përpiqem të zhvillohem në sfera të ndryshme. Për mua “kripa e jetës” është udhëtimi dhe mësimi i njeriut gjatë tërë jetës. Shpresoj, se me ndihmën e miqve do ta bëjmë produktin tonë më të arritshëm në internet për më shumë njerëz. “Dhelpërushja” nuk përfshin vetëm biçikletat. Kemi ide që të përpunojmë dhe lodra të tjera për fëmijë, të cilat do të zhvillojnë kulturën e tyre fizik edhe motorike dhe të arrijmë tek më shumë fëmijë.”
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Foto: arkiv personal
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..