Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çavdar Çotov – mjeshtri i biçikletave të personalizuara

БНР Новини

A e mbani mend historinë për Princin e Vogël, i cili mësoi nga dhelpra ç’do të thotë të lidhesh me dikë. “Për mua ti aktualisht je vetëm një djalë, i cili u ngjan qindra djemve të tjerë. Dhe unë nuk kam nevojë për ty. Dhe ti nuk ke nevojë për mua. Por, nëse do të me zbutësh, ne do të jemi të nevojshëm njeri për tjetrin” – thotë dhelpra në romanin e Saint-Exupéry-t. Filozofinë e personazheve të këtij libri të “të gjitha kohërave” e ka lexuar dhe rilexuar disa herë krijuesi i biçikletave prej druri për fëmijë “Dhelpërushja”. Çavdar Çotovi është 35 vjeç dhe thotë se gjatë çdo udhëtimi të tij jashtë shtetit, e blen librin e famshëm të Saint-Exupéry-t që të ketë në gjuhë të ndryshme.

Снимка

Çavdari është një përfaqësues tipik i brezit të ri të bullgarëve, që nuk ankohet për rrethanat në vendin tonë, por kërkon vazhdimisht mundësi të reja dhe me idetë e veta fiton miq dhe bashkëmendimtarë. Ëndrra për punishte të vet, ku të krijoj gjëra të bukura dhe origjinale me duart e veta, ai e ka që nga fëmijëria. Vet ka zgjedhur formën dhe konstruksionin e biçikletave prej druri për fëmijë, të cilat i ka quajtur “Dhelpërushja”. Ato janë të destinuara për fëmijë deri në moshën 6 vjeç dhe përveç se janë të bukura dhe argëtuese, e ndihmojnë fëmijën të formojë ndjesi për qëndrueshmëri dhe baraspeshë. “E përfundova projektin tim “Dhelpërushja” në vitin 2015, atë vit e ngrita dhe punishten, ku po thuaj 80% prej biçikletave i bëjë me punë dore” – tregon Çavdar Çotovi dhe shton:

Снимка

Në kushtet e improvizuara të shtëpisë përpunova biçikletën e parë “Dhelpërushja”. Ajo pësoi disa ndryshime dhe modifikime që të arrijë në variantin në të cilin është sot, ndryshime do të ketë edhe në të ardhmen, që do të jenë të orientuara në zgjerimin e mundësive të biçikletës për fëmijë. Çështja për sigurimin e jetesës nëpërmjet punës me dorë është pak e ndërlikuar për shkak të prodhimtarisë së këtij lloji veprimtarie dhe çmimit që duhet të jetë në përputhje me parimin e tregut, mbi të cilin mbështetet ekonomia jonë. Këtu vihet re një mospërputhje midis mundësive fizike të prodhimit dhe çmimit përfundimtar, i cili nuk është i ulët, në krahasim me artikujt për fëmijë që prodhohen në fabrikë. Por është i justifikuar nga pikëpamja e cilësisë dhe mundimeve që nevojiten për prodhimin e sa. Në këtë moment variantet për ne janë dy - njeri është të ruajmë formatin e punës me dorë dhe të plotësojmë buxhetin me veprimtari anësore. Varianti tjetër është prodhimi në seri – gjë që e bëjnë shumica e prodhuesve. Ai lejon për rritjen e volumit të produkteve, por humbet individualiteti.

Снимка

Tashmë vit të dytë përpiqem të mbledh njerëz të përshtatshëm në ekipin tim, me të cilët të ruajmë individualitetin e secilës biçiklete ose të serive të vogla, që të vazhdojë të jetë biçikleta jone mjaft origjinale, por të rritim disi prodhimtarinë e punës. Vështirësitë nuk janë të kushtëzuara nga lokacioni ynë gjeografik, por nga vet artikulli, të cilin ne përpiqemi të prodhojmë. Nuk mendoj, se është më lehtë një veprimtari e tillë të zhvillohet dhe të sjellë të ardhura në ekonomi të tjera më të zhvilluara, për shkak te faktit, se prodhimtaria nuk është e lartë. Që të kalohet në prodhim në seri, investimet do të jenë të mëdha – për mekanizim dhe nevojitet një ekip i fortë dhe strategji e mirë e marketingut. Procesi është i ngadaltë dhe nuk është fare i lehtë.”

Снимка

Çavdar Çotovi është i bindur, se nëpërmjet biçikletës për fëmijë “Dhelpërushja” shtyn fëmijët dhe prindërit e tyre të dalin më shpesh në park dhe në mes të natyrës dhe të mos harrojnë, se përveç dëfrimeve para kompjuterit, ka dhe mënyre tjetër më të shëndetshme për kalimin e kohës së lirë – në ajër të pastër jashtë shkollës dhe shtëpisë.

Снимка

Unë jam njeri kërkues, shpesh ka ndryshuar profesionet dhe specialitetet që kam studiuar. Kam mbaruar gjimnaz me gjuhë të huaja, kam qenë student në Universitetin e Sofjes në degën “Ekonomia ndërkombëtare”, kam studiuar “Indologji”... Kam punuar si tregtar dhe mësues të skive, që më dha më shumë dashuri ndaj fëmijëve. Aktualisht merrem me shkrimin e programeve për makinat të përpunimit të drurit me drejtim kompjuterik. Vazhdimisht përpiqem të zhvillohem në sfera të ndryshme. Për mua “kripa e jetës” është udhëtimi dhe mësimi i njeriut gjatë tërë jetës. Shpresoj, se me ndihmën e miqve do ta bëjmë produktin tonë më të arritshëm në internet për më shumë njerëz. “Dhelpërushja” nuk përfshin vetëm biçikletat. Kemi ide që të përpunojmë dhe lodra të tjera për fëmijë, të cilat do të zhvillojnë kulturën e tyre fizik edhe motorike dhe të arrijmë tek më shumë fëmijë.

Снимка

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD
Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD