Tablo abstrakte të cilat aq më shumë i vështron, aq më tepër i ndjen vibracionet e ngjyrave, dritës, edhe të ajrit. Kjo është përshtypja e parë e ekspozitës me vete të piktorit të ri bullgar Nikollaj Delijanev (Nikolay Deliyanev). Ajo mund të shihet në hapësirën artistike “Shtëpia e Sofjes” deri më 30 tetor. Sipas kritikëve tablotë mbajnë në vet veten një stil origjinal dhe janë të natyrshme dhe enigmatike. Pikturimi abstrakt në tri dimensione provokon imagjinatën. Format dhe ngjyrat në të, sikur i afrojnë realitetit, edhe e hasin dhe kështu lënë ndjenjën për kontakt me diçka misterioze, mistike, madje kozmike e hyjnore. Nuk është e rastit, që vet krijuesi e emëroi ekspozitën “Enigma të vibracioneve”. “Vijat dhe ngjyrat, shkëlqimi dhe drita te Delijanevi sikur përdridhen. Mënyra në të cilën transferon rezonancën e dridhjeve, është melodike dhe enigmatike” – kështu kritikët e artit figurativ përshkruajnë stilin e punës së piktorit.
Është e dukshme që nëpërmjet artit transmetohen ndjenje të cilat e transferojnë spektatorin në botën e autorit dhe fantazive të tij. Si një shtojcë ndaj krijimtarisë së piktorit duhet të përmendim edhe ndikimin e kulturës italiane dhe të arkitekturës së Romës, pra aty ku ai zgjodhi për të krijuar. Për veten dhe për ekspozitën e parë me vete në Bullgari Nikollaj Delijanev tregon:
“Fillova të krijoj, si të thuash, që me ardhjen në botë. Kur isha fëmijë pikturova mbi muret e shtëpisë kuaj me krahë. Arti është në shpirtin tim dhe e tregoj këtë nëpërmjet tablove të mia. Mbarova gjimnazin e arteve figurative në qytetin Bllagoevgrad. Që kur isha nxënës kërkova libra kushtuara emrave të mëdha të artit për të njohur jetën e krijuesve. Kështu te unë lindi dëshira të pikturoj dhe të eksperimentoj në stile të ndryshme, të kërkoj teknika dhe tema të ndryshme. Kur shkova për të jetuar në Itali, para 23 vitesh, më parë vizitova të gjitha katedralet. Megjithëqë jam besimtar, i pranova si “biblioteka të vërteta të artit figurativ”. Pikërisht aty mund të shihen veprat e mësuesve më të mëdhenj në artin figurativ. Edhe më sot ata na ndikojnë nëpërmjet tablove të tyre. Pa dashje ata pasurojnë emocionet dhe lënë mbresë përgjithmonë. Titulli “Enigma e vibracioneve” vjen të sugjerojë telat e imagjinuara, të cilat mund të shihen. Ata japin thellësi, tri dimensione dhe dridhje të tablosë. Gëzohem se edhe vizituesit i pranojnë ashtu. Ndodh një veprim i ndërsjellë midis njeriut dhe tablosë, kjo lidhje sikur dridhet në ndërgjegjen dhe fantazinë e publikut. Komunikojmë me spektatorët me enigmat, të cilat ata i zbulojnë nëpërmjet shqisave dhe fantazisë.”
Si çdo njeri i përkushtuar artit, Nikollaj Delijanev synon të mos qëndrojë në vend. Pa u ndërprerë kërkon të renë nëpërmjet mënyrave të reja të pikturimit. Tashmë është i bindur se si në jetë, ashtu edhe në art, nuk ka gjëra të rastit. Kështu takimi me piktorin venezuelas Uillmer Herrison (Wilmer Herrison) i sugjeroi Delijanevit, se edhe ai mund të pasurojë kompozimet me një iluzion të përngjashëm optik. “Herrisoni bën shumë vepra gjeometrike, punon me teknikën e quajtur “iluzion optik”. Unë kisha përvojë me figurativen, por kur shtova edhe teknikën optike tablotë u bënë shumë interesante” – rrëfen Nikollaj Delijanev dhe vazhdon:
“Kështu kam mundësi të shpreh gjithë emocionin dhe dashurinë në tablotë dhe shpresoj, se kjo do të ketë rezonancë në publikë. Sipas meje kjo teknikë është shumë aktuale dhe në të ardhmen do të ketë popullaritet të madh, pasi edhe kritika i kushton një vëmendje speciale. Personalisht unë pikturoj nën tingujt e muzikës, kryesisht kozmike. Kështu vibracionet e muzikës nëpërmjet furçës kalojnë në tablotë. Gjithnjë ndjek orientimin e artit, por interesohem edhe për ndodhitë në Bullgari. Mëmëdheu është në zemrën time, dhe unë si çdo njeri i cili jeton jashtë, interesohem për gjithçka që është bullgare. Kështu zbuloj gjëra, të cilat nuk më bënë përshtypje para kohe. Me më shumë rëndësi është se kohët e fundit kultura në Bullgari shënon një vrull, gjë që do të thotë, se do të ketë hov për mbarë shtetin.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkiv personal
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..