Më 1 nëntor populli bullgar nderon iluministët e vet. Këto janë personalitete të shquara si Ivan Rillski, Paisij Hilendarski, Hristo Botev e shumë të tjerë – ata u kanë sjellë bullgarëve dritën e shpirtit në epokat, kur madje buka dhe mbijetesa kanë qenë problem. Përveç këtyre emrave, të cilët i shqiptojmë me zë të lartë, ka gjithashtu shumë iluministë “të heshtur”. Të tillë janë njerëzit, të cilët kujdesen që sa më shumë libra të arrijnë te lexuesit e tyre. Të tillë janë edhe vetë librat. Për një pjesë të këtyre librave na tregon ekspozita “Fati i librave”, e cila u hap në Bibliotekën e Kryeqytetit në vigjilje të 1 nëntorit dhe me rastin e përvjetorit të 90 të bibliotekës.
Këta janë libra të rrallë, të cilët u ruajtën, megjithë kthesat e kohës. Për fatet e tyre na solli më shumë hollësi Ana Anastasova, udhëheqëse e sektorit “Dituritë për krahinat e veçanta dhe trashëgimia letrare” në Bibliotekën e Kryeqytetit.
“Udhëheqësit e bibliotekës /pas krijimit të saj në vitin 1928/ kujdeseshin që te fondi të kenë sukses sa më shumë njerëz në Sofje, domethënë ai t’i kënaqë interesat e të gjitha grupeve sociale, moshave, si dhe të njerëzve, të cilët zotërojnë gjuhë të ndryshme. Karakteristik për këtë periudhë është fakti se formimi i fondit nuk ndikohet nga pasionet politike – thotë Ana Anastasova. Për shembull, në vitin 1941 Bashkia e Kryeqytetit livroi mjete suplementare që të blihet fondi i Librarisë Ruse në Sofje. Gjatë qershorit të vitit të njëjtë filloi lufta midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik, një luftë, në të cilën Bullgaria nuk donte të përfshihej dhe madje nuk i ndërpreu marrëdhëniet e saj diplomatike me Moskën. Për shkak të marrëdhënieve të afërta të Bullgarisë me Gjermaninë naziste libraria u mbyll. Mirëpo, librat e saj mbetën në Bibliotekën e Kryeqytetit. Në vitin 1942 biblioteka bleu edhe libra gjatë një prezence të madhe të kulturës gjermane në Bullgari.
Pas vitit 1944 biblioteka mori dhurata nga Arkivi i Drejtorisë së Policisë. Bëhet fjalë për libra, të konfiskuar gjatë kontrollit të personave të dyshimtë për veprimtari kundër shtetit. Në kopertinat e këtyre librave është shkruar numri i dosjes. Ka një fakt kureshtar: një prej tyre ka qenë i ndaluar në të gjitha regjimet deri në vitin 1989 – si në Mbretërinë e Bullgarisë, ashtu dhe gjatë qeverive prosovjetike pas vitit 1944. Ky është libri “Historia politike e bullgarëve bashkëkohorë” i Kosta Todorovit – revolucionar dhe politik me fat interesant, gjyshi i këngëtares së njohur bullgare Kamelia Todorova.
“Listat e para me letërsi të asgjësuar janë në periudhën 1944-1948 – thotë Ana Anastasova. – Atëherë kolegët tanë kanë arritur të fshehin shumë prej këtyre librave. Afishet nuk i ka pasur në katalogë, kështu qe të mos mund të kërkohen nga lexuesit, por librat janë shpëtuar.”
Libra të fshehur ka pasur edhe në kohën më të re, gjatë viteve 60 – 80 të shekullit XX. Ndër to ka vepra të disidentit bullgar Georgi Markov, i cili u bë viktimë e një vrasjeje në Londër në vitin 1978, për të cilën faktet ende nuk janë sqaruar krejtësisht. U fshehën libra të njohur, si për shembull romani “Fytyra” i Bllaga Dimitrovës – më vonë Nënpresidentja e parë e Bullgarisë e zgjedhur në mënyrë demokratike, si dhe novela “Një ditë e Ivan Denisoviçit” e shkrimtarit dhe disidentit të njohur rus Aleksandër Solzhenicin.
Gjatë bombardimit të madh të Sofjes në vitin 1944 u dogj edhe godina e atëhershme e Bibliotekës së Kryeqytetit, bashkë me 40 mijë vëllime librash. Në godinën e asgjësuar u gjetën ekzemplarë të ruajtur mirë të librave të vlershëm, të cilët ruhen edhe sot e kësaj dite.
Ndër librat unikalë, që ruhen në Bibliotekën e Kryeqytetit janë botimet e para të romanit të parë bullgar “Nën zgjedhën turke” të Ivan Vazovit. Vepra u shtyp në Bullgari në vitin 1894, ndërsa pak më herët (në fund të vitit 1893) ajo ishte publikuar në gjuhën angleze në Londër.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Biblioteka e Kryeqytetit
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii”..