Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Deri në fund të vitit së bashku të mbledhim 2019 libra të rinj për bibliotekat

БНР Новини

Një iniciativë e re e Shoqatës së Dhomave të Leximit në qytet fton njerëzit të dhurojnë libra për bibliotekat bullgare. Ajo filloi nën moton “Deri në fund të vitit së bashku të mbledhim 2019 libra të rinj për bibliotekat”. Megjithëqë starti iu dha para nja 10 ditësh, vetëm për këtë periudhë të shkurtër u grumbulluan 779 libra.

СнимкаAta përbëjnë afro 40 për qind nga të gjithë librat, që dëshirojmë të mbledhim. Deri në përfundimin e fushatës ka mjaftë kohë kështu që shpresojmë, se do të grumbullojmë edhe më – thekson Aleksandër Shpatov, kryetar i Shoqatës së Dhomave të Leximit në qytet. – Organizata jonë ekziston që prej tre vitesh. Arritëm të organizojmë një Dhomë të Leximit në Lulishten e Qytetit të Sofjes. Mirëpo, aty hapësira është mjaftë e vogël dhe mbledh vetëm 6 mijë copë librash. Për këtë arsye të gjithë librat që tejkalojnë këtë shifër ne u dhurojmë bibliotekave të ndryshme në vend, duke përfshirë edhe ato të shkollave, vatrave të kulturës etj. Brenda tre viteve të ekzistencës dhuruam afro 10 mijë libra të ndryshëm.

Tashmë u dërguan edhe dhuratat e para bibliotekave regjionale në qytetet Dobriç dhe Vraca, vatrave të kulturës në qytetin Krën, në fshatrat Trud dhe Durankullak, si dhe bibliotekës së Fakultetit të Gazetarisë dhe të Komunikacioneve.

Снимка

Nga krahina të ndryshme të Bullgarisë na shkruajnë me lutje që t’u ndihmojmë. Shteti nuk ndihmon bibliotekat me blerjen e librave të rinj. Kështu që ato iu shpresojnë kryesisht dhuratave. Prandaj ne vet duhet t’i ndihmojmë njeri-tjetrit – thekson bashkëbiseduesi. 

Në bibliotekat dhe vatrat e kulturës më e madhe është pamjaftueshmëria e librave të botuar vitet e fundit si dhe të librave për fëmijë.

Përvoja e grumbulluar brenda tre viteve të fundit më tregoi, se bibliotekat kërkojnë kryesisht libra të autorëve të sotëm. Edhe të na dhurojnë një bibliotekë plotë libra të vjetër të ruajtur mirë, ne nuk kemi çfarë të bëjmë me të – shpjegon Aleksandër Shpatov, kryetar i Shoqatës së Dhomave të Leximit në qytet. – Bibliotekat disponojnë mjaftë libra të vjetër. Problemi është me librat e botuar kohët e fundit, ata janë më atraktiv. Në se njeriu çuditet të marrë ndonjë libër për të lexuar, ai do të jetë më i prirë të marrë një libër të rinj. Ka libra të vjetër me përkthime të mrekullueshme të botuar shumë mirë, por mungojnë librat e rinj. Për arsye, se lexuesit më të rëndësishëm janë fëmijët me gëzim të madh do të pranojmë çdo libër për ta. Doemos librat duhet të jenë të ruajtur, kështu që të përdoren më gjatë.

Снимка

Dhoma e Leximit në Lulishtet e Kryeqytetit pret dhuratat e secilit çdo ditë nga ora 10 deri në 20. Nga raftet e bibliotekave mungojnë libra të botuar 10 vitet e fundit – botime të reja të përrallave, të enciklopedive, të romaneve për fëmijë dhe të rinj, të letërsisë së sotme bullgare. Nuk pranohen botime të vjetra në gjendje të keqe, letërsi teknike dhe libra në gjuhë të huaja. "Në se banorët e vendbanimeve të tjera dëshirojnë të përfshihen në fushatë, atëherë mund t’i dhurojnë librat bibliotekës vendore" – thekson Aleksandër Shpatov.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: chitalnyata.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Programet e shkëmbimit të studentëve lidhin Universitetin е Veliko Tërnovos me shkollat e së dielës jashtë vendit

Ndihma metodologjike, trajnimi i mësuesve, takime dhe programe edukative në gjuhën dhe kulturën bullgare për studentët - këto janë vetëm disa nga mënyrat se si komuniteti akademik i Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirill dhe Metodij" arrin tek..

botuar më 25-01-20 7.25.PD

Një libër paraqet historinë e oborrit mbretëror bullgar

Libri "Bullgaria mbretërore (1879–1946). Oborri mbretëror bullgar (personalitete, poste, biografi)" me autorë prof. Petër Stoyjanoviç dhe Doc. Ivajllo Shallafov. Botimi luksoz me mbi 650 fotografi, shumica e të cilave botohen për herë të parë, zbulon..

botuar më 25-01-17 6.51.MD
Foto: Facebook / Rrugët e Stara Zagorës

Ora e Teatrit të Kukullave në Stara Zagora është një nga emblemat e qytetit

Ora e Teatrit të Kukullave është prej 48 vitesh një nga emblemat e qytetit Stara Zagora . Ajo u vu në shfrytëzim në vitin 1977 dhe është e vetmja e këtij lloji në Gadishullin Ballkanik. Për këtë shkruan nga Teatri në faqen në Facebook, pasi..

botuar më 25-01-12 6.10.PD