Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ulje prej 60% të rendimentit të mjaltës gjatë vitit 2018

Foto: arkiv

Rendimenti i mjaltës gjatë vitit 2018 në vend mesatarisht  është ulur me rreth 60%, njoftoi për Radion Kombëtare Bullgare Nikollaj Kumenov, kryetar i Federatës të bletërritësve bullgarë. Si shkak  për uljen ai vuri në dukje reshjet e vazhdueshme gjatë vitit. Një shkak tjetër është rritja drastike e vdekshmërisë së bletëve. Sipas fjalëve të tij kjo ka ndodhur për shkak të përdorimit të pesticideve nga fermerët, të ndaluar në Bashkimin Evropian. Në qoftë se gjatë viteve të kaluara Bullgaria ka eksportuar rreth 12-15 mijë tonë mjaltë, tani eksporti do të jetë rreth 7-8 mijë tonë, vuri në dukje Kumenov. Në një deklaratë bletërritësit  këmbëngulin  për ndihmë nga ana e shtetit me përmasë 60 euro në vit për një familje bletësh, për kriminalizimin e kulturave agrare të trajtuara në mënyrë të parregullt. Përveç kësaj shteti duhet të ndjekë për importin ilegal të pesticideve të ndaluara në Bullgari.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkalla e papunësisë në Bullgari mbetet e ulët

Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind, krahasuar me 5.2 për qind në gusht. Me ndërmjetësimin e zyrave të punës, 17 mijë persona filluan punë në..

botuar më 25-10-19 10.15.PD

Kopshti Zoologjik i Sofjes merr pjesë në Programin e Ruajtjes së Leopardit të Borës

Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti Zoologjik Nordens Ark, i vendosur në rajonin Bohus, Suedi, dhe quhet Araatan. Disa kohë më parë,..

botuar më 25-10-18 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje - 9. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re dhe në shumë vende do të ketë shi. Do të ketë ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet jugore të vendit. Gjatë natës nga..

botuar më 25-10-17 7.35.MD