Rendimenti i mjaltës gjatë vitit 2018 në vend mesatarisht është ulur me rreth 60%, njoftoi për Radion Kombëtare Bullgare Nikollaj Kumenov, kryetar i Federatës të bletërritësve bullgarë. Si shkak për uljen ai vuri në dukje reshjet e vazhdueshme gjatë vitit. Një shkak tjetër është rritja drastike e vdekshmërisë së bletëve. Sipas fjalëve të tij kjo ka ndodhur për shkak të përdorimit të pesticideve nga fermerët, të ndaluar në Bashkimin Evropian. Në qoftë se gjatë viteve të kaluara Bullgaria ka eksportuar rreth 12-15 mijë tonë mjaltë, tani eksporti do të jetë rreth 7-8 mijë tonë, vuri në dukje Kumenov. Në një deklaratë bletërritësit këmbëngulin për ndihmë nga ana e shtetit me përmasë 60 euro në vit për një familje bletësh, për kriminalizimin e kulturave agrare të trajtuara në mënyrë të parregullt. Përveç kësaj shteti duhet të ndjekë për importin ilegal të pesticideve të ndaluara në Bullgari.
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi qendra e shtypit e organizatës. Iniciativa është në kuadër të programit "Ndihmë Ushqimore dhe..
Të shtunën , një çrregullim atmosferik do të kalojë mbi vendin. Temperaturat minimale do të luhaten nga 8° deri në 13°, ndërsa në Sofje pritet të jenë rreth 10°. Pas reshjeve gjatë natës, në Bullgarinë Veriore era veriperëndimore do të..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të shërbejnë trena në itinerarin Sofje-Burgas, dhe një në linjën Sofje-Ruse. Makinat e reja janë më të..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..