“Londra është e hapur” – fushata reklamuese e kryebashkiakut të kryeqytetit anglez Sadik Kan, vazhdon të përhapë mesazhin se ky qytet është mikpritës për të jetuar, bashkon njerëzit dhe është i hapur për biznes dhe ide kreative të njerëzve nga kombësitë e ndryshme. Videoja e shkurtër tregon njerëz të ardhur nga shtete të tjera, të cilët zhvillojnë biznesin e vet të vogël në qytetin kozmopolit. Çdo një prej tyre ka hapur me krenari dhe në mënyrë mikpritëse derën e dyqanit të vet. Ne bullgarët po kështu jemi të prezantuar aty, dhe jo me çfarëdo qoftë por, me një librari të vogël në formë butiku, ku propozohet letërsi e larmishme në gjuhën bullgare. Elina Stojanova është si një ambasadore e vërtetë e shkrimit dhe e kulturës sonë në Londër, për të cilën libraria është një ëndërr e vjetër e realizuar. Elina jeton jashtë atdheut prej 7 vjetëve, por libraria ekziston prej 2 vjetëve.
Bullgarja ka marrë me qira një sallon të vjetër bukurie dhe me përpjekje personale dhe me hua nga bankat ka arritur ta kthejë në një kafene të specializuar me libra të shumtë. Ajo kujtohet për klientin e parë të cilin e ka pritur me një emocion të madh. Ai ka qenë një anglez i moshuar, mjaft inteligjent dhe tepër kureshtar, siç janë pjesa dërmuese e banuesve vendas, sipas përshtypjeve të Elinës. Që nga atëherë ajo çdo mëngjes shkon në librarinë e saj dhe thotë se, është e lumtur gjithmonë kur e hap derën e saj. E pranon librarinë si shtëpinë e vet dhe bile është e bindur se dhe bullgarët në Londër e ndajnë këtë ndjenjë. “Shëtisin këtu kudo, nganjëherë kalojnë dhe mbrapa banakut ku e bëj kafenë – kaq e lirë dhe e pangarkuar është atmosfera këtu tek ne, i përngjan me një vend pushimi, në të cilin njeriu shkon dhe vendoset si në shtëpinë e vet për të pushuar” – tregon Elina Stojanova:
“Gëzohem shumë se vijnë në librari kaq bullgarë interesantë dhe inteligjentë. Ata nuk kishte se ku t'i takoj në ndonjë vend tjetër, kurse tani ata vijnë tek unë dhe kemi kaq gjëra të përbashkëta t'i themi njëri-tjetrit. Unë u pasurova shumë dhe mbushem me krenari dhe gëzim, në sajë të takimeve me këta njerëz interesantë, të cilët lexojnë. Mendohem se, më përpara kemi komunikuar në sipërfaqe, kurse tani bisedimet e mia me bullgarët këtu janë një pasuri e madhe. Është e vërtetë se ka një onlajn-librari, por librari të tilla – me një vend të vet, librari dhe bibliotekë për libra bullgarë, këtu nuk ka. Në fushatën e kryebashkiakut Sadik Kan marr pjesë për shkak të një miku, i cili e pëlqen shumë nismën time dhe më ka rekomanduar. Gëzohem se, jam një pjesë nga kjo-një pjesë e vogël, por prapë së prapi unë ekzistoj. E pash sesa njerëz të tjerë u kanë besuar ëndrrave dhe forcave të veta dhe pavarësisht se gjenden në një shtet të huaj, kanë arritur atë, të cilën mbase nuk do të mundnin ta arrijnë në shtetet e veta.”
Sipas Elinës gjuha bullgare i mahnit anglezët. Shumë prej tyre në kohën e kaluar kanë mësuar rusisht dhe tani vijnë në librari me qëndrimin dhe mendimin se të paktën do të mund të lexojnë titujt, të shkruar bullgarisht. Rreth kësaj të huajt mësojnë dhe shumë shprehi bazë si “mirëdita”, “ju lutem” dhe “faleminderit” dhe kjo i bën klientë të pritur të rregullt. “Me shumë prej anglezëve tanimë e përshëndesin njëri-tjetrin bullgarisht. Anglezët janë shumë tolerantë dhe kureshtarë, por kjo është e vlefshme më shumë për londinezët në moshë mbi 50 vjeç, brezi më i ri është i ndryshëm. Ata më tepër kanë pretendime se çfarë kafe të pinë, sesa të mësojnë diçka për ndonjë shtet tjetër” – tregon Elina Stojanova.
“Libraria gjendet në lagjen Walthamstow dhe doli se këtu jetojnë më shumë bullgarë. Këtu afër gjendet një rrugë tregtare ku mund të ecet me këmbë. Në rrugë ka restorante bullgare, lokale, dyqane, bile dhe byrektore bullgare. Vazhdimisht tek unë vijnë bullgarë dhe dhurojnë libra për bibliotekën. Kështu që tanimë kam mbi 1000 botime, bile u nevojit të blej akoma rafte të tjera. Njerëzit këtu lexojnë çdo gjë, kërkojnë libra, të botuara në fillim të viteve 20, por shumë bullgarë interesohen për historinë e re bullgare, për romanet biografike dhe për të tilla me një tematikë historike. Një vend tjetër të ngjashëm në Londër nuk ka. Në librari zhvillojmë mbrëmje teatrale dhe letrare, kemi organizuar shfaqje dhe prezantime librash, kurse kohët e fundit bile kishte ekspozitë prej prodhimeve të qëndisura me qëndisje tradicionale bullgare. Si një vend për të jetuar Bullgaria nuk më mungon – shton Elina Stojanova. Nostalgjia më kap vetëm në momentet kur mendohem për malet tona, për qiellin blu, aromën e jargavanit në pranverë... dhe këtu më mungojnë prindërit e mi.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje, fillon edicioni i 38-të i “Kinomania”. Festivali i filmit hapet më 13 nëntor me premierën e filmit “Tufa”. Pas sukseseve të tij në mbarë botën dhe datave të premierës plotësisht të shitura në..
Si një galerie arti në mes të pyllit e përshkruajnë dëshmitarët shatërvanin me belvedere pranë fshatit Konçerajoni i qytetit Momçillgrad të Bullgarisë..