Petër Vanev është bullgari i parë, i cili ka kaluar Shtegun e Kreshtave të Paqësorit përmes ShBA-së nga kufiri i Meksikës deri në kufirin e Kanadasë (Pacific Crest Trail) dhe Shegun Apallaçe. Pasioni i tij ndaj udhëtimeve fillon me librin “Wild: From Lost to Found on the Pacific Crest Trail” të përkthyer në bullgarisht me titullin “Aventura ime në botën e egër” të Cheryl Strayed. Në libër është rrëfyer historia e një gruaje që e ka kaluar Shtegun e Kreshtave të Paqësorit për ta gjetur përsëri vetveten. I frymëzuar nga përjetimet e heroinës pak nga pak ai grumbullon informacion dhe në vitin 2017 është gati për udhëtimin e gjatë – 4240 km, sepse siç vetë Petër Vanevi pohon “në se nuk e kisha bërë këtë hap, do të më vinte keq”. Dhe shton se përvoja e tij para nisjes “ka qenë shumë e vogël, kurse përgatitja – ajo më adekuatja”.
Pak pas kthimit të tij ai botoi dhe librin e vet – “Shtegu përmes zjarrit dhe akullit”, ku përshkruan përjetimet e tij gjatë udhëtimit. Sot ai është udhërrëfyes për të gjithë ëndërrimtarët e guximshëm që dëshirojnë të shkojnë pas hapave të tij. Itinerari i Shtegut të Kreshtave të Paqësorit kalon përmes maleve, pyjeve, shkretëtirave dhe lartësia mbi nivelin e detit arrin 4000 m. Rruga shkon përmes zonave me veçori të ndryshme të klimës. Për këtë arsye Petër Vanev këshillon se njeriu duhet të jetë i përgatitur për mot të ngrohtë dhe të ftohtë.
„Në Malet Apallaçe shiu ishte problemi më i madh. Atje duhet të dish se si t’i ruash gjërat e tua të thata. Ndryshimi i shpejtë i lartësisë mbi nivelin e detit me ngjitje dhe zbritje të vazhdueshme, shtigjet e përpjeta me gurë të lagur dhe rrëshqitës janë gjërat që vështirësojnë ecjen dhe e bëjnë të rrezikshme”
„Një detyrë e rëndë dhe e pamundshme” është planifikimi i tërë udhëtimit, sepse ka “element të paparashikueshmërisë”. Është mirë kur njeriu ka “një plan paraprak, por ai detyrimisht duhet të jetë fleksibil”. Petër Vanev nuk mund të thotë sa kilometra pikërisht ka kaluar në ditë. Shifra mesatare për itinerarin e parë është 25-30 km. për ditë, për të dytin – 30-32 kilometra. Me siguri udhëtimi i gjatë, aq shumë kilometra larg të afërmve, është lidhur me shqetësime jo të pakta:
“Për mua frikësimet ishin të shumta, sepse isha një udhëtar pa përvojë – kryesisht të lidhura me të panjohurën. Por nuk e lejova që kjo të më ndalonte. Pastaj çdo një hap më çonte përpara. Gjithçka fillon me hapin e parë. Dhe kështu deri në përfundimin e udhëtimit të parë”.
Gjatë udhëtimit Vanevi ka takuar shumë të rinj dhe të moshuar – “nga 18 deri më 70, bile 80 vjeç”. Ata ia kanë dhënë “besimin se ka njerëz të mirë, që janë gati të ndihmojnë, pa pritur asgjë”. Të ndryshme kanë qenë pengesat gjatë udhëtimit:
„Një udhëtim i tillë është sfidë e madhe për fizikën dhe psikikën. Dhe sa më shumë sfidojmë veten, kaq më të mirë bëhemi. Çdo një sfidë e re na jep përvojë, të cilën mund ta përdorim në të ardhmen” – shpjegon Petri dhe vazhdon – “Trupi përshtatet ndaj ngarkesës dhe atëherë sfida bëhet lojë e psikikës. Dhe njeriu duhet të jetë i fortë dhe i bindur në vetveten dhe në aftësitë e tij të motivohet në çastet e dëshpërimit dhe dyshimit. Vetëm atëherë ai do të përballojë rreziqet që mund ta pengojë realizimin e ëndrrës”.
Ai beson se përveç karakterit dhe motivimit të fortë udhëtari duhet të disponojë me “burime konkrete të frymëzimit dhe të besimit për të vazhduar më tej”. Këto mund të jenë “fotografi të njerëzve të afërm, të miqve, të familjes”. Për lidhjen, të cilën njeriu krijon me natyrën gjatë ecjes së gjatë, ai thotë se “ajo e mundëson trurin të mendojë për gjërat në mënyrë, në të cilën hallet e përditshme nuk na lejojnë të mendojmë, sepse nuk kemi mjaftë kohë. Udhëtimi na ndihmon t’i vlerësojmë gjërat që i kemi.”
Udhëtimin e parë përgjatë Shtegut të Kreshtave të Paqësorit ai e ka financuar vetë, kurse i dyti është kryer falë sponsorëve. Përvoja e tij tregon se “bindja e sponsorëve është më e vështirë sesa është ecja e itinerarit”. Çfarë do të ndodhë përveç shkrimit të librit për Shtegun Apallaçe?
„Mbetet hapi i fundit i Kurorës së trefishtë – pas Shtegut të Kreshtave të Paqësorit dhe Shtegut Apallaçe më mbetet Itinerari Kontinental. Gjatësia e përbashkët e tyre është 12 700 km. Hapi i fundit është ai më i gjatë, por a do të jetë ai më i rrezikshëm, do të kuptoj gjatë vitit 2019. Kurora e trefishtë nuk do të më sjellë asgjë materiale. Ajo do të më ndihmojë t’i njohë mundësitë e mia. Dhe në se unë mund të bëjë një gjë të tillë, atëherë edhe të tjerë mund ta bëjnë atë, mjafton vetëm dëshira. – mendon Petër Vanev.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Foto: arkiv personal
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..
Sofja raporton një rritje prej 7% të numrit të turistëve për gjysmën e parë të 2024. Rritja është 15% sipas bazës vjetore për vitin 2023, me trafik turistik madje mbi nivelet e para Covid-19. Këto të dhëna optimiste e kanë motivuar administratën e..