Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Furra e pjekjeve aromatike shtëpiake të Marieta Milevës nga Dobriç

Historia e 25 vjeçares Marieta Mileva kujton një skenar të filmit. Kur ishte 19 vjeç nisi për në Amerikë për të realizuar ëndrrën – të bëhet artiste. Në vazhdim të 3 viteve bënte përpjekje të fitonte statusin special “vizë për punë”. Ditën kur e mori tekstualisht në rrugë takoi dashurinë. Kështu pasi në vazhdim të nja 5-6 vitesh jetonte në Los Angjelis, ishte pjesë e Akademisë së Filmave të Nju Jorkut dhe xhironte filma në Amerikë, ndërsa miku Conko vite me radhë jetonte në Angli, në një moment të dy vendosën të kthehen në qytetin e lindjes Dobriç.

Për këtë Marieta kujton: “Shumë ishin premisat, për të cilat vendosa të kthehem – dashuria, familja, dhe më në veçanti qetësia”. Sot Marieta dhe Conko janë pronarë të një furre të bukës dhe të pjekjeve shtëpiake në Dobriç.

Gjatë një udhëtimi në Milano pëlqyem një furre të vogël buke. Atëherë vendosëm se do të ishte shumë mirë në se  do të krijonim në Dobriç një furrë të tillë buke – tregon për lindjen e idesë Marieta. – Vendosëm të provojmë. Në fillim ishte më e vështirë se sa kishim menduar, por tani jemi të lumtur. Në qytet ka edhe furra të tjera të mira të bukës, por ne u përqendruam mbi pjekjet me brumë sfoliat. Natyrisht prodhojmë edhe bukët tipike për krahinën Dobruxha, ku ndodhet qyteti ynë, bukë fshati, bukë me miell të pasitur dhe bukë e zezë. Është shumë e vështirë që në treg të ofrohen pjekje jo tipike. Prandaj përveç bukës klasike ofrojmë edhe mrekulli prej brumi me disa shtesa jo tradicionale për shijen tonë si për shembull gërsheta me shurup panje.

Vallë, a është e lehtë të bëhet biznes në Bullgari?

Mendonim se realizimi i idesë do të ishte një punë e lehtë – shpresonim se pasi e krijomë vizionin dhe  e përhapim reklamën, do të promovojmë dhe do të fillojmë të shesim produktet – përgjigjet Marieta dhe shton. – Mirëpo, hasëm shumë vështirësi të lidhura me institucionet, financat dhe realizimin. Në fillim nuk ishte lehtë, por pak nga pak arritëm të imponohemi në treg. Një pjesë prej interierit dhe eksterierit të furrës sonë të bukës realizuam ne vetë. Logon me kërcejtë e grurit e bëri një miku ynë piktor. Deshëm që gjithçka të jetë si të përgatitur në shtëpi.

Përveç dy pronarëve Marieta dhe Conko, në furrën e tyre të bukës punojnë edhe dy vajza të reja – Elica dhe Vlladimira. Edhe më sot Marieta kujton një ndodhi qesharake nga dita e parë e hapjes së furrës së bukës, vjet më 26 shkurt: “Deshëm që në furrën tonë të bukës t’u ofrojmë klientëve kroasanë francezë me gjalpë, me çokolatë, me ullinj, desertë gjermanë, bukë të brumosur me miell të llojllojshëm. Mirëpo, klienti i parë, që hyri u habit se nuk ofrojmë byrekë dhe nuk e vuri re se kemi një kombinim interesant midis pjekjeve karakteristike për Perëndimin dhe për Lindjen. U bindëm, se duhet të marrim në konsideratë kërkesat e klientëve. Sot ofrojmë nja 15 pjekje me brumë për mëngjes, disa lloje bukësh, një llojshmëri të madhe të desertëve. Përpiqemi që gjithçka që ofrojmë t’i afrojë shijes shtëpiake.

Pyetjes, a i vjen keq se u kthye në Bullgari, Marieta i përgjigjet me buzëqeshje:

Jo. Unë vazhdoj të udhëtoj, por mendoj, se këtu gjeta një qetësi. Në jetën e njeriut vjen një moment, kur ai ka nevojë për familjen, për njerëzit e dashur. T’ju them sinqerisht jashtë mëmëdheut ambienti është më i ftohtë, edhe pak armiqësor. Kurrë nuk kam menduar se do të kthehem në Bullgari, të paktën në qytetin Dobriç. Tani, atë që bëjmë më sjell kënaqësi. Për mua kjo furrë për bukë shtëpie është një mundësi të shfaqim kreativitetin për të ofruar diçka të re. Është mirë që njeriu të jetë unik me atë që bën. Edhe më mirë është kur ai e gjen vendin e vet në botë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjimnazistë bullgarë në një betejë me dezinformimin

Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë në Bullgari - vendi me një nga indekset më të ulëta të shkrim-leximit mediatik në BE , njofton..

botuar më 24-12-01 8.25.PD

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD