Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ambasadorja Muriel Berset Kohen: Bullgaria është një vend në të cilin bëjnë takim kulturat e ndryshme

Foto: ©FDFA

Më magjepsi dhe më pëlqeu së tepërmi shkrirja e kulturave, se ky është një vend, në të cilin botët e ndryshme gërshetohen. Në qendër të Sofjes  shikojmë kisha ortodokse, kishë katolike, xhami, sinagogë, krahas institucionevе politike. Përmes këtyre godinave ne fitojmë një përfytyrim real për të gjitha ndikimet kulturore gjatë viteve. Kjo është shumë interesante  dhe mendoj se përbën një nga pasuritë e mëdha të Bullgarisë.

Të tilla janë përshtypjet e para për Bullgarinë të Shkëlqesisë së Saj Muriel Berset Kohen, ambasadore e Konfederatës së Zvicrës tek ne. Me të bisedojmë për pikët e takimit midis të dyja vendeve dhe bashkëpunimin shumëvjeçar bullgaro-zviceran. Aktualisht Zvicra është investuesi i tetë për nga madhësia në Bullgari, kurse programi bullgaro-zviceran për bashkëpunim financon fusha me prioritet për vendin tonë si arsimi, ndihma sociale, përkrahja e shoqërisë civile, siguria publike, ekologjia e të tjera. Vlera e përgjithshme e projekteve del në 76 milionë franga zvicerane dhe në këtë mënyrë Zvicra kontribuon për pakësimin e dallimeve ekonomike dhe sociale midis  vendeve – anëtare të sapo pranuara të Bashkimit Evropian dhe shteteve të tjera të tij. Mes tyre është dhe projekti “Arsim dual për kërkesat dhe nevojat moderne të shoqërisë” (Dual Education for the Modern Neds and Requirements of the Society), i cili gërsheton përvojën zvicerane me traditat e mira të arsimit profesional bullgar. Sipas fjalëve të ambasadores Kohen arsimi është mes faktorëve kryesorë për rritjen ekonomike, kurse në Bullgari  gjithnjë e më shumë njerëz të rinj e të arsimuar ikin nga vendi:

Një nga problemet e mëdha është mungesa e krahut të kualifikuar të punës – thotë zonja Muriel Berset Kohen. Prandaj është shumë e rëndësishme që njerëzit, të cilët mbeten të jenë të arsimuar dhe të përgatitur nga ana profesionale, që të mund të marrin pjesë në zhvillimin ekonomik të vendit. Sepse, kriza demografike pengon zhvillimin e Bullgarisë.

Një nga zgjidhjet e këtij problemi është përfshirja sociale e pakicave përmes  arsimit cilësor parashkollor dhe fillor.

Një shtet nuk ka sesi të zhvillohet ekonomikisht, në qoftë se një pjesë nga popullsia e tij mbetet e paarsimuar, dhe numri i njerëzve pa kualifikim rritet me ritme të shpejta. Prandaj është në interes të të gjithëve që arsimi të fillojë akoma që në një moshë të herët fëmijërore. Ne kemi një situatë të ngjashme në Zvicër, ku një çerek nga popullsia është e huaj. Shumë fëmijë nuk flasin në shtëpi frëngjisht ose gjermanisht dhe në qoftë se nuk shkojnë në kopsht, ku mund të mësojnë shumë lehtë gjuhën e vendit, pas kësaj kanë probleme në shkollë. Prandaj gëzohem shumë se Zvicra e ndihmon Bullgarinë në këtë drejtim përmes programitShëndetësi dhe Arsim për të gjithë” (Healthcare and Education for All)

Thonë se Bullgaria i përngjan Zvicrës...

Kemi një pikë takimi të përafërt dhe kjo është natyra. Zvicra është një vend i vogël dhe tre të katërtat nga territori i saj është malor. Male të shumta dhe lugina dhe çdo një i ka veçoritë e veta dhe traditat e veta. Kjo vërehet dhe këtu. Zviceranët janë shumë të lidhur pas natyrës dhe pas ruajtjes së saj, sepse e kuptojnë  se vendi është i vogël dhe duhet ta ruajnë. Natyra e bukur është ajo e cila na lidh. Mes programeve tona për bashkëpunim ka dhe projekte për ruajtjen e mjedisit dhe kujdesin për të. Natyra duhet të mbrohet, prandaj është me rëndësi të mund të gjeni pikën e balancës midis rritjes ekonomike, zhvillimit të infrastrukturës dhe mbrojtjes së mjedisit. Kurse kjo është një sfidë e madhe  në kohën e sotme, sepse planeti është ngushtuar.

Zhvicra është mes vendeve me sporte më të zhvilluara dimërore, të cilën shumë shpesh e përdorim si shembull, kur bëhet fjalë për synimet e investitorëve në vendpushimet dimërore bullgare:

Para 40-50 vjetëve nuk qemë kaq të ndjeshëm sa i përket ruajtjes së natyrës. Ndërtuam gjëra, të cilat po t’i bënim tani do t’i bënim ndryshe, sqaron ambasadorja Muriel Berset Kohen. Tanimë nuk duam të ndërtojmë godina të mëdha në mal. Njerëzit, të cilët shkojnë për ski-pushim nuk kanë dëshirë të bien përsëri në një mjedis qytetar. Atë e kanë gjatë gjithë vitit dhe duan ta kalojnë pushimin e tyre në një vend të pastër me një ajër të mirë, në vila të vogla malore. Qëndrimet dhe kërkesat ndryshuan  dhe prandaj mendoj se, tani në Bullgari kjo është më e vlefshmja - natyra e ruajtur. Pikërisht natyra e virgjër, larmia e pasur biologjike, të cilët nuk takohen në ndonjë vend tjetër, i tërheqin turistët e huaj. Ky është përparësia juaj para destinacioneve  të tjera turistike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD