Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po vazhdon vizita e Kryeministrit Dmitri Medvedev në Bullgari

Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva dhe Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev duke vendosur kurore para Monumentit të Mbretit Çlirimtar në sheshin “Narodno Sëbranie” (“Kuvendi Popullor”)
Foto: BGNES

Gjatë ditës së dytë të vizitës së vet në Bullgari Kryeministri i Federatës Ruse Dmitri Medvedev bisedoi me Kryetaren e Parlamentit Cveta Karajançeva në prani të deputetëve të grupit për miqësi Bullgaria – Rusia. Pas bisedimeve Medvedev dhe Karajaçeva vendosën lule para monumentit të Mbretit Çlirimtar në kryeqytet. (Ky është një prej monumenteve më madhështore në Sofje. Është ngritur për nder të Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedhja turke (1878) dhe është shprehje e mirënjohjes së popullit bullgar ndaj atij rus dhe më konkretisht ndaj Perandorit rus Aleksandër II. Është simbol i lirisë bullgare.) Më vonë Dmitri Medvedev dhe homologu i tij bullgar Bojko Borisov do të hapin një forum bullgaro-rus të biznesit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në ultësira, mjegulla do të kufizojë dukshmërinë. Para mesditës reshjet do të ndalen përkohësisht,..

botuar më 25-11-07 7.35.MD

Parlamenti miratoi ndryshimet për menaxherin special të Lukoil

Asambleja Kombëtare miratoi sot, 7 nëntor, në lexim të parë dhe të dytë, ndryshimet legjislative që zgjerojnë kompetencat e menaxherit special të rafinerisë Lukoil. Tekstet u miratuan me votat e formacioneve të shumicës parlamentare GERB-SDS,..

botuar më 25-11-07 5.46.MD